Muli propozon marrëveshje strategjike me Top Channel për shkëmbim deputetesh. 

8 Nëntor 2022, 18:08Antena TEMA

Pas vendimit të Gridës për t’u larguar nga Parlamenti dhe për të drejtuar emisionin politik në Top Channel, Mulit i dolën disa probleme njëherësh.

E para, ishte ikja e Gridës dhe mos shkuarja tek grupi i Doktorit, siç kishte premtuar.

E dyta, ishte se zëvendësuesja e saj Ori, nuk është me Doktorin, por me Lulin.

Pas Orit vjen e treta Lediana, që është me Doktorin.

Tani gjithë problemi është se si t’i mbushnin mendjen Topit që ti bënte presion Orit, të mos linte emisionin për Kuvendin dhe kështu futej e treta.

-Këta të Topit formalisht janë në rregull me ne, tha Lelo.

Sipas një proverbi të lashtë lab, kur shkonin rrëmbenin ndonjë dash e vritej dikush, ata thoshin “kokë lash, kokë mora”.

Dhe këta të Topit, “kokë lanë, kokë morën”, lanë Orin, morën Gridën.

-E di, por duhet t’u mbushim mendjen mos ta lënë Orin të iki, tha Muli.

Se dhe ajo Lediana ka bë një emision në TV më duket.

Le të japin atë.

-Nuk e di, tha Lelo. Për këtë çështje duhet të flasim me përfaqësuesen tonë në Top Chanel, Karminën.

Ajo duhet t’i zgjidhë raportet e PD, me Top Chanelin.

Dikur raportet e PD me Topin ishin sa gjoba u vumë e kush shiste drogë, tani i kemi sa deputetë na kanë marrë e sa zëdhënëse u kemi dhënë.

Pra ka një ndryshim rrënjësor.

Na duhet patjetër një pakt me Topin, që ata të na ofrojnë deputetë, ne t’u ofrojmë gazetarë, dhe kështu të ecim në paqe me njëri- tjetrin.

-Nuk besoj se Karmina e mban mend gjithë këtë paragraf, tha Muli.

Bëje pak më shkurt e t'ia jap të flasë me to.

Dhe këtë se kishim parashikuar, që më 2022, gjithë gratë e PD do t’i mbante Topi me lekë.

-Kjo duhet paraqitur si rinim i Doktorit, tha Lelo.

Dikur gratë e PD na i jepte Shijak TV, tani na i jep e i japim Top Channel-it. 

2 Komente

  1. H
    Hatixheja

    Shume e sakte: "Dhe këtë se kishim parashikuar, që më 2022, se te gjitha grave të Foltores do t’ua pastronte vrimen dhe parate e kafes e te droges ekipi i dhendurreve dhe vajzave ne programin "Goca

    1. J
      Jorgo

      sh e vertete kur kujton atop te Shijakut ... eshte rrit sh niveli i dhepit ne PD vitet e fundit, ndaj i ka ik truni Piktorit

      Lini një Përgjigje