Muli zbulon pse anglezët e kanë shpallur Doktorin “non grata” 

6 Nëntor 2022, 20:23Antena TEMA

 Pas polemikave të shumta në shtypin anglez reth shqiptarëve, Muli pati një dialog interesant me Lelon, pse Doktori u shpall “non grata” dhe nga anglezët. 
-Është e vërtetë që të kan futur dhe ty në listë,- i tha lelo. 
-Ça rëndësie ka, tha Muli. Ata e kanë me Doktorin. Ne të tjerët jemi kot, mbushje topi. 
-Po pse ta kenë bërë me ju, tha Lelo. 
-E kanë inatin me qarkun e Kukësit, tha Muli. Nga studimet që janë bërë në Angli, rezulton se kuksianët, hasianët dhe tropojanët pas 20 vitesh do jenë shumicë në Londër dhe ata mund të zgjedhin kryetarin e Bashkisë e pse jo dhe kryeministrin. Kjo i ka trembur dhe kanë goditur familjet më të njohura të qarkut; Doktorin, mua, dhe 14 të tjerë. Jemi të gjithë nga Kukësi dhe Tropoja. 
-Ah tani jam i qartë tha Lelo. D.m.th. këta u dogjën nga indianët dhe tani e kanë me kuksianët. 
-Është e sigurt tha Muli. Nuk ka mundësi që nga 14 vetë, të jemi të gjithë nga Kukësi, Hasi e Tropoja. Asnjë nga Vlora, asnjë nga Gjirokastra asnjë nga Korça. Të gjithë nga një Qark. 
-E qartë, tha Lelo. Ndaj nuk ju lë Ed Rama të ngrini monumentin e Mbretëreshës, pasi ka hall se i fitoni zemrën këtyre të qeverisë. 
-Edi Rama do të na mbajë larg nga qeveria angleze, siç bën me këtë ambasadoren amerikane, që sa herë vijnë amerikanë të rëndësishëm këtu, nuk i takon me Doktorin. Se Doktori po i takoi 5 minuta, ua kthen mendjen. Po ajo i mban larg. Dhe Ed Rama nuk lë të bëhet përmendorja, se ka hall se vijnë ata të qeverisë angleze, i njohin kuksianët dhe tropojanët nga afër dhe do vijnë të më kërkojnë falje mua dhe Doktorit. 
-Duket skemë e menduar tha Lelo. Ke të drejtë.  
-Por kemi menduar dhe ne skemën tonë, tha Muli. DO tu themi o hiqni Edi Ramën nga pushteti këtu, o na keni të gjithë në Londër. Ne o këtu, o në Londër do qeverisim, nuk mund të rrimë tërë jetën në opozitë. Kam shpresë do funksionojë dhe do tremben. Dhe do rrëzojnë Edi Ramën. 
-Mirë e paske menduar tha Lelo. Të na bëhet dhe ambasadori anglez kryetar partie pastaj. 

Lini një Përgjigje