Rrëfimi: Si Enver Hoxha i kërkoi të kushërirës së tij të martoheshin, por Musine Kokalari e refuzoi sepse…

18 Nëntor 2023, 09:17Dossier TEMA
Rrëfimi: Si Enver Hoxha i kërkoi të kushërirës së

Nga Meri Lalaj

Ato qenë dy motra Ganimeti dhe Fazileti. Babai i tyre, Avni Ganimeti, pat ardhur që fëmijë i vogël në Shqipëri nga Gjilani i Kosovës, për të shpëtuar nga përndjekjet serbe. Të dyja motrat së pari, ndoqën Institutin “Kyrias” të motrave Qiriazi në Kamëz dhe pastaj Institutin Femnor “Nana Mbretneshë”, duke qenë nën kujdesin dhe dashurinë e të gjitha shoqeve të shkollës, si vajza me prejardhje kosovare. Por edhe ato, nga ana e tyre, i deshën fort shoqet gjatë gjithë jetës.

Të dyja motrat, Ganimeti dhe Fazileti, rritur dhe edukuar në një familje të kamur dhe patriote, dalloheshin në shkollë për respektin që tregonin ndaj normave të shkollës, ndaj profesorëve dhe dëshirën e madhe për dije. Babai i tyre, Avni Gjilani, pas një aktiviteti të gjatë patriotik në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe veçanërisht të asaj kosovare, gjithashtu pati shërbyer për tetë vite si deputet i Kosovës, në Parlamentin Shqiptar.

Pra, të dyja motrat dhe vëllai i tyre Feti, rritur në këtë mjedis familjar shumë të lidhur me fatet e kombit, ishin të brumosur që në fëmijërinë e hershme me atdhedashuri dhe patriotizëm. Ndërkohë, nëna e tyre, Sadije Koka, rridhte nga familja më e madhe dhe e vjetër e Delvinës. Ajo ishte mbesë e Ismail Qemalit dhe kishte qëndisur flamurin kombëtar, së bashku me Marigonë dhe shumë vajza e gra të tjera shqiptare. Kjo nënë i rriti fëmijët me idenë se lumturia e vërtetë, gjendet vetëm në vendin tënd.

Kështu kur Ganimeti mbaroi shkëlqyer, ajo nuk donte që të kryente studimet e larta në Itali, nga frika se mos martohej me ndonjë italian. Ganimeti shquhej në të gjitha veprimtaritë artistike të shkollës, e shohim duke kënduar dhe sidomos në manifestimet e fundvitit. Ajo mbaroi shkëlqyer Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” (e shohim në foton duke marrë diplomën), dhe pas diplomimit, iu dha e drejta për të vazhduar studimet në njërin nga universitetet e Italisë, për Kimi dhe Biologji, bashkë me shoqen e saj Musine Kokalari, e cila do të studionte për Letërsi.

Por familja vendosi që Ganimeti, në vend të studimeve, të zgjidhte martesën. Në kujtimet e saj, ajo rrëfen për atë natë kur u vendos që ta fejonin, se e gdhiu natën duke qarë. Fati e deshi që ajo të mos ndiqte ëndrrën e saj dhe më vonë, të mos realizonte ëndrrat e tjera për jetën.

Kështu Ganimeti fejohet dhe martohet me Rauf Fratarin, birin e patriotit të mirënjohur të Pavarësisë, të krahinës së Mallakastrës, Hajredin Fratari, i vrarë nga forcat rebele të Haxhi Qamilit. Bashkëshorti i Ganimetit, Raufi, duke qenë ushtarak, pat shërbyer në Gardën Mbretërore të Mbretit Zog. Ky burrë simpatik ndonëse jetoi pak vite me Ganimetin qëndroi për gjithë jetën në zemrën e saj.

Kështu që gjatë periudhës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Rauf Fratari, e kuptoi që në fillim se çfarë përfaqësonte komunizmi dhe cilat do të ishin pasojat nën ndikimin e ideve komuniste, prandaj krijoi lidhje me Abaz Kupin, duke e shoqëruar në Konferencën e Pezës, në shtator 1942 dhe në Konferencën e Mukjes, në shtator 1943, së toku me patriotët Mit’hat Frashëri, Abaz Ermenji dhe Abaz Kupi, do të punonte dhe përpiqej shumë, edhe për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Edhe pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, Raufi qëndroi pranë Abaz Kupit dhe duke qëndruar në këtë krah të Luftës, ky ishte shkaku që më 27 nëntor të vitit 1944, ai largohet nga Shqipëria, për t’i shpëtuar hakmarrjes së komunistëve. Tani Ganimet Fratari mbetet fill e vetme, me dy fëmijë të vegjël për të rritur, vajzën, Sabire dhe djalin Hajredin, që mban emrin e gjyshit martir.

Për Ganimetin tani e tutje, filloi një jetë tjetër, ajo do të përballej me ferrin dhe vuajtjet, njësoj si të shumë familjeve të tjera shqiptare të persekutuara pas vitit 1944. Ajo u bë simboli i femrës fisnike dhe nënës dinjitoze, me shpirtin e sakrificës dhe moralit të lartë. Në vitet që do vinin, ajo vazhdimisht duhej të qëndronte nën hije, e padukshme, për të shpëtuar nga internimet, si bashkëshorte e njeriut që ishte shpallur “kriminel lufte”.

Në fakt është edhe një lloj detyrimi që në faqet e këtij libri të rrëfehet e vërteta për ato vajza të mrekullueshme, të cilat mbaruan Institutin Femnor “Nana Mbretneshë”, nga familjet më të mira shqiptare u shkolluan dhe u edukuan në atë shkollë model për atë kohë, përse jo model edhe për kohën në të cilën jetojmë, por për fatin e tyre të keq, shumë prej tyre u persekutuan nga një regjim i pashpirt, i ndërtuar dhe i ushqyer edhe nga një grup ish-shoqesh të këtij Instituti.

Ganimeti e mbetur pa triska ushqimi, pa shtëpi dhe pa të drejtën për të punuar, ajo gjeti mbrojtje të vërtetë, tek familja e babait të saj, Avni Gjilani, nëna e saj Sadija dhe vëllai Feti, që mori pjesë aktive në Luftën Nacionalçlirimtare. Ata do t’i gjendeshin pranë në çastet më të vështira të jetës. Ganimeti asnjëherë nuk punoi në arsim në profesionin për të cilin pat kryer shkollimin, po ashtu ajo dinte disa gjuhë të huaja, si anglisht, frëngjisht, italisht edhe gjuhët nuk mund t’i jepte si mësim.

Vetëm se falë edukimit në atë Institut, falë lëndës së ekonomisë shtëpiake, ajo u bë e zonja që të priste e të qepte rroba, e kështu, Ganimeti bleu një makinë qepëse “Singer” dhe me duart e saj, ushtroi në heshtje profesionin e rrobaqepëses për të ushqyer, rritur dhe shkolluar fëmijët, dy engjëjt e saj. Në vitet e vështirë dhe të gjatë të vuajtjeve të njëpasnjëshme, ajo u detyrua të shesë edhe stolitë e vetme që i kishin mbetur, kur i thonë fjalës për një copë bukë, sepse fëmijët e saj, vlenin më shumë se të gjithë xhevahirët e botës.

Kurrë më nuk e takoi bashkëshortin, Rauf Fratari, të cilin e vrau dora e Sigurimit të Shtetit, atje ku ndodhej i arratisur në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ganimeti jetonte me zemrën e copëtuar për të parë Kosovën, vend-lindjen e të atit, me brengën që po rriste dy fëmijë jetimë, me babën gjallë, (dramë që u përjetua nga sa e sa gra të tjera të Shqipërisë komuniste), por provoi edhe më të vështirën, kur birin e saj të vetëm, Hajredinin, ia futën në burg në vitin 1978.

Ganimeti, tanimë gjashtëdhjetëvjeçare, u detyrua që për dhjetë vite me radhë, të ndjekë të birin nga njëri burg në tjetrin, sërish duke qepur rroba për të tjerët, në mënyrë që të fitonte diçka që të mbante të birin. Ganimeti pat qenë shoqe klase dhe mike me Musine Kokalarin, ajo i pat treguar se si Enver Hoxha i kish kërkuar të martohej me atë, të cilin ajo e quante “mediokër” dhe “që përpos e kam edhe kushëri”.

Shpesh Ganimeti u tregonte fëmijëve të saj, për vargjet e mrekullueshme të shkruara nga Musineja, për bukurinë e saj në në pamje dhe në shpirt, por mbi të gjitha, për takimin e fundit me Musinenë, që i pat lënë një brengë të thellë në zemër. Të gjorën Musine, e patën shtruar në spital dhe Ganimeti vajti ta takojë pas shumë e shumë vitesh, atje mori vesh se Musineja, vuante nga sëmundja e pashërueshme.

Natyrisht që Musineja u gëzua shumë kur e pa, por kishte frikë se mos i ndodhte ndonjë e keqe, sepse ajo përgjohej vazhdimisht nga njerëzit e Sigurimit dhe fjalët e saj të vetme ishin: “Ik, pse erdhe moj Ganimet, ik se do të të shohin… ke dhe djalin në burg… boll halle ke”! Ishte koha e përgjimeve. Ky ishte takimi i fundit midis dy mikeshave me atë grua të rrallë, e më të rrallave. U ndanë për së gjalli, si e gjithë jeta e tyre kaluar nëpër ankthe, tortura, persekutime, ishte një takim që u mbyll dhe u mbyt mes lotëve. Ishte koha e përgjimeve.

Megjithëse e dënuar nga fati për të vuajtur nën regjimin shtypës komunist, Ganimeti e edukuar në Institutin “Nana Mbretneshë”, nuk e lëshoi kurrë librin nga dora, ajo lexonte pas punës së lodhshme të qepjes së rrobave, vazhdimisht lexonte edhe atëherë kur po i zbehej drita e syve. Ajo lexonte sepse e dinte se vetëm dituria të bën të fortë, për të përballuar vështirësitë e jetës, vetëm dituria të nxjerr në dritën e vërtetë. Ganimeti provoi edhe vuajtje të tjera, kur fëmijëve të saj nuk u jepej e drejta e studimit për në shkollën e lartë, po kjo gjë ndodhi edhe me mbesën e saj të madhe.

Ganimeti asnjëherë nuk e hoqi shpresën nga Zoti, duke i dërguar lutje për të mirën e Shqipërisë dhe më së fundi erdhi viti i mbarë 1991. Së fundi ajo gjeti paqen në shpirt dhe buzëqeshjen e harruar. Një ditë ajo kish përgatitur një drekë për shoqet e saj të Institutit “Nana Mbretneshë”, mes tyresh ishte edhe Drita Kosturi, e cila u përpoq të shfajësohej: “E dashur Ganimet…, mua dhe shumë shoqe të shkollës, na e mori mendjen komunizmi…, por besomë para se të provoj këto gjellëra kaq të mira, që na ke shtruar, merre këtë shkopin tim dhe më jep një dru të mirë…!

Po, po më jep një dru, se e kam thënë edhe në një takim me të persekutuarit, pasi komunizmin…, që të shkatërroi ty e mijëra të tjera si ty, të la pa bashkëshort, të shkaktoi aq shumë vuajtje ty dhe familjes për pesëdhjetë vite me radhë.. këtë komunizëm ua solla unë e shumë të tjera si unë, edhe shumë nga shoqet tona të Institutit “Nana Mbretneshë”….! Megjithëse edhe unë vetë e vuajta skëterrën komuniste porsi ju,… tani gjej forcën për të kërkuar falje…” dhe u mbyt në lot.

Ganimeti iu afrua dhe e përqafoi fort dhe ashtu me zërin që i dridhej, por me forcën e shpirtit të saj i tha: “Moj e dashura Drita, ne ishim të reja,… ju ishit më të hedhura, menduat se komunizmi, do të sillte përparim…! Ju kishit ëndrra, ne të gjitha kishim ëndrra, që Shqipëria të bëhej vend i lulëzuar, i begatë. Ti nuk duhet të kërkosh falje. Falje duhet të kërkojnë ata që e përdhosën luftën e popullit tonë dhe na i shkatërruan jetët tona”!

Ky ishte fati i trishtë i njërës prej atyre vajzave, të cilat kryen Institutin Femnor “Nana Mbretneshë”, është historia e një bashkëshorteje dhe nëne, që vuajti nën ferrin komunist dhe nuk u përkul kurrë dhe nuk e harroi kurrë prejardhjen e saj fisnike. Komunistët i rrëmbyen çdo gjë: rininë, pasurinë, ëndrrën, familjen, por nuk i morën dot virtytet e larta të femrës së vërtetë shqiptare.

Ajo ishte njëra nga ato që patën aq shumë ëndrra për jetën, për të ardhmen dhe që e deshën aq shumë Shqipërinë. Ganimeti tani nuk jeton më, por ky është vetëm një nderim për një grua të mençur, të bukur, të ditur, të vuajtur e të thjeshtë shqiptare, për një nxënëse të shkëlqyer të Institutit Femnor “Nana Mbretneshë”. 

Memorie.al 

43 Komente

  1. g
    gazetari

    Ne fillim vitet 90-te nje histerik e loqe nga trute,nga fisi i Kokolareve deklaroi ne nje emision tek Adi Krasta se enveri ishte pederast dhe e torri per gjysem ore kete shpifje.Ne nje moment deklaroi qe Enveri ishte dhe kurvar,pasi vume bast si shoqeri nese do e kapte gocen e konsullit grek ne Gjirokaster dhe ai pa piken e turpit shkoi dhe e kapi.Krastra qe atehere ishte i nercem e paperpunuar i tha.Tani ndaj mendjen Enveri ishte pederast apo kurvar...Me keto mutesirat qe dalin pas 100 vjetesh ,nuke ulni dot figuren e tij o kokrrat e bythqireve

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Ky është nje shkrim prej idioti, pa pike profesionalizmi, dhe nje mungesë totale gazetarie. I shkruar si thashetheme, "kjo i tha asaj", "ajo i rrefeu nje sekret", "atë e vrau dira e Sigurimit", ""ajo wait gjithë natën se do martohej, nuk e donte burrin por pastaj e deshi", "pastaj lexoni Romanian e Haki Stermillit - Sikur të Isha Djalë". Sa vjeç është ky budalli i Memories, per zotin, se shkruan si 14 vjeç. ******** Nga qejfi i madh per të shkruar kunder Enverit dhe diktatures, Memorie.al po i bën sherbimin me të madh dhe reklame falas edhe Enverit edhe diktatures. Memorie.al po zhvlereson të gjitha krimet reale qe kreu komunizmi dhe po ngre lart figuren e Enverit, sepse kur lexon shkrimet e Memories, e para gjë qe të vjen nder mend është "Ore, po paska patur të drejtë Enveri, dhe paska qene goxha burrë!" Enver Hoxha është nje figure shumë komplekse, qe rrethanat e Luftes se dyte Boterore e vune ne krye të Levizjes Antifashiste dhe ai u be lider i Shqipërisë per 40 vjet, deri ne vitin 1985. Ne vitin 2025 do behen 40 vjet qe ka vdekur, por politika shqipetare e pas vitit 1991, bashkë me budallenjte e Memorie.al kane punuar shumë që njerezit mos t'a harrojne Enverin. Ne vend që ta ulin, e kane ngritur lart figuren e tij. Krimet e diktatures (çdo diktature shtyp dhe dënon) nuk vleresohen nga disa sharlatanë qe kalojne ne orgazëm duke sharë Enverin. Analiza e viteve 1945 - 1985 duhet të marrë parasysh shumë faktore, shumë zhvillime, ideologjira, ndikime, kultura, konjuktura, rrethana e të tjera. Kerkon nje mjeshteri, aftesi, dhe kulture prej historiani, Jo nje diletant "elif matrak" qe u zhyt ne arkivat e Komitetit Qendror dhe humbi brenda tyre. Sepse nuk tregohet historia e Enver Hoxhes nga njerez qe thone "Enver Hoxha me vrau gjyshin mua." Pastaj dalin gjera qe ne fakt Enver Hoxha nuk e njihte fare gjyshin e ketij kokelopes, por kusheshiri i gjyshit ra ne dashurinë gjyshen, e spiunoi tek Sigurimi si antikomunist, e reasën brenda deri sa vdiq ne burg, dhe ky i mori gjyshen. Me historira të tilla zhvleresohet komplet analiza e diktatures Enveriane, dhe degradon ne banalitete qe tallen njerezit me to. Diktatura nuk ishte e keqe sepse vrau gjyshin e dikujt. Nuk e vrau gjyshin tim, por unë u rrita si antikomunist me pikepamje të djathta. Por as nuk me shkon mendja të kem urrejtje per ata komuniste të ndershem të varfer qe punuan dhe derdhen djerse e gjak per 45 vjet, dhe jane akoma të varfer me një cope pensioni. Ata njerez meritojne respekt. Urrejtje mund të kesh vetem per Enveristet të flaktë si Sali Qen Berisha që shfrytezoi diktaturen, pastaj kaloi ne krahun tjeter per të vjedhur sa të mundte, edhe permes krimesh monstruoze. Ndersa per ata rrumpalla qe i shkojnë mbrapa duke bertitur Rama-ik, mund të kesh vetem gjynah, kur i sheh qe keqperdoren nga nje ish-Enverist i kthyer ne Makiavelist.

      1. G
        Gjirokostriti

        Ai ka qene Mexhit Kokalari, dhe pse ka te njejtin mbiemer me Musine Kokalari, nuk eshte i njejti fis

      2. V
        Vjosa

        Mjafte me keto histori të sajuara nga njeres që per dy leke s'din çfare të sajojne. Genjeni sot per njeres që nuk mbrohen dot. Na vjen per të vjell me keta njerez ,flisni per bemat saliut dhe Like FLORIT po të jeni kaq trima keta JANE SHKATERRIMTARET E SHQIPERISE.

        1. V
          Vjola

          A do të keni ndonjë lajm tjetër ???!!!!!!???? 30vjet Musine Kokalari ………….Enveri kë dashuronte kë kapte me zor , kë përqafonte burrat apo gratë . Mblidhni mendje Enveri ka qenë burrë shteti . Historia do ta ri vendosë atje ku i takon . Legjend e këtij shteti që e deshi dhe punoj për këtë vend dhe popullin e tij .

          1. D
            DmJ

            Po aman o burr bathe me bathe po me nje kokerr thote populli.Nje here ne 2 muaj po ky lajm paska qene Musineja ma e zgjuta ma seksi me e bukra.Amon me na leni rehat se e kena mor vesh ket lajm.

            1. x
              xha Kasemi nga Çepani

              Shkruani sa te doni,shpifni sa te lodheni, por kurre nuk kini per t'ia ulur figuren Enver Hoxhes. Ishte ai qe e industrializoi Shqiperine, qe arsimoi kete popull, qe bujqesine e xhvilloi ,duke flakur parmenden dhe modernizimin me te gjitha makinerite bujqesore. Ishte ai , Enveri , qe e pershkoi te gjithe vendin me hekuruadha, qe flaku kandilin e llamben e coi driten elktrike ne cdo cep te Shqiperise, ishte ai suistemi socialist qe xhvilloi arsimin e kulturen, shendetasine .. Me thoni ju qe mereni me shpifjet ndaj tije, kush i ngrioti kombinatet tekstile ne Tirane , Berat, Korce,Shkoder.... Kur u ngriten uzinate prodhimit te plehut ne Fier e Lac, ato te pasurimit te kromit e bakrrit? Ku jane sot , o vulhumbur ? Çfare jane ndertuar keto 30 vjet vecse hotele neper rruge per tu kthyer ne shtepi publike ? Ku e kini fshatin sot? Perse e kerkojne ata kohen e Enverit ? Ju qe kini 30 vjet qe mereni me hallatet e Enverit, c/kini bere keto 30 vjet ? Ku jane shkollat neper fsahtra ? Po ambulancat e sëpitalet ? Ju mereni me jeten e popullit ,apo me koqet e Enverit ?

              1. E
                Emigranti

                O mero boll shkruat budallalleqe dhe ja hidhni ne enverit Ore shkruani cfar te doni por enveri ishte patrioti me i madh i vendit Ai nuk dha asnje cop shqiperie me koncesion te huajve dhe miqve te vete dhe femijve te vete Ashtu si po bejne ke ta politikanet tane gjoja demokrater Enveri beri shtet jo republik bananesh si ky i sotmi ku komandojn ambasadoret e huaj

                1. R
                  RAIFI

                  Akoma ky merret me Enverin? apo nuk ka mese të merret,kur greku po kërcnon Shqipërinë çdo ditë një Shqipëri të lodhur nga skamja e të pa ushtri.Nuk paska me çka të merret kur luftërat kanë plas në të gjitha anët e do përfshin dhe shqiptare apo do e akuzon Enverin pse na i bëre këto fortifikime e ate Udhtri që ne i shkatrruam se kështu na kërkonte serbi e greku.Harron ku far gazetaruci se nuk i plas kujt për Enverin për dashnoret apo kushëririt e tij.Ndoshta po mendon se akoma e lavdërojnë serbët e greket për luftën kunder udhëheqësve shqiptar.Lenj l njerzë luftërat me mullinjtë e erës shifne realitetin në dy,të bëhët ndonjë ndryshim nder shqiptarë se u bëmë gazi i botës,mbush burgjet e europës me djem shqiptarë,me drogaxhi me hajna me dhunues me kërkues azili me futje ilegale nëpër Europë .Ku.vat shqiptare kanë vërshuar Europën e del Edi Rama e bënë "politikë të madhe"!e del Salihu e e mbron një antishqiptar që arriti të merr vota për kryebashkiak.A ka gjë më të tmerrshme.Po a ka ky vend intelektual,politikan,Sherbim informativ,a ka së paku shqiptarë apo vetëm pro serb e pro grek,e ca arumun.Fatkeqësia po na afrohet e ju gjuani shtriga!

                  1. G
                    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                    Shkaktar per te gjitha keto te keqija qe ti i permend eshte Enver Mugosha me partinë e tij.

                  2. D
                    Daullxhiu

                    Edhjeri nuk ka qene pederast, por bisexual .shifeni foton me miladinin dhe ju jep nje pamje me te qsrte.

                    1. h
                      hajdari

                      e kush po flet, ti qe ta kan cpu daullen edhe jevgjit e brakes ...

                    2. G
                      Gazetaruc

                      Enveri ishte nje bastard, nje burracak qe denoi gjithe ata qe e njihnin, jo se i kishin bere ndonje gje, po se e njihnin qe ishte injorant dhe shpirtzi. Denoi gra, vrau burra dhe genjeu shqiptaret. Donte te zhdukte deshmitaret. Iku nga kjo jete si legen, i perbuzur, duke lene ne sherr dhe femijte e vet.

                      1. A
                        ALI AGA

                        Qenke vertet gazetaruc

                      2. R
                        Reshit Lala

                        Tradhltarë të kombit Shqiotar! Mjaft më me Abaz Kupin e të tjerë! Shqiptarët e dinë historinë e tradhëtarëve, që e filluan veprimtarin e tyre që në luftën mc-çlirimtare, gjatë ndërtimint të Shqipërisë dne mbas viteve 90. Tashmë shqiptarët i njohën tradhëtarët shqiptarë, që e shitën shqipërinë mbas 90-tës.

                        1. S
                          Shkërdheni

                          O çun, kjo i mori lekët për këtë përrallën që tregoi, sepse ky Hajredini ka qenë në burg për sabotim në ndërtim. Por në 1990 ky i varri i nënës u bë pasanik brenda natës dhe i jep lekë kësaj të bëjë ndonjë përrallë. Ky ka dhe atë gocën që desh me u bo deputete me pidh.

                          1. B
                            Bureto

                            Titulli intrigues qe sipas tij, gjasme do i kushtohej Musine Kokalarit dhe Enver Hoxhes dhe keshtu do lexohej, flet per Ganimetin, nenen e ndertuesit Dine (Hajredin) Fratari, qe jo siç thote autorja e shkrimit, sigurisht me "proxy", i a lane femijte pa te drejte studimi. Perkundrazi Dineja u diplomua inxhinier ndertimi. Regjimi komunist, kur ia donin interesat, dhe kur djali apo vajza nga shtresa e perndjekur ishin nxenes te shkelqyer, ua refuzoni, u vononin etj,por gjendej menyra per te mbyllur njerin sy dhe keshtu per keto raste bente leshime. Shqiperia ishte e vogel ndaj pothuajse çdo familje kishte dike me influence te pushteti, miqesi apo krushqi qe ta ndihmonte në fatkeqesi. Edhe në kete rast dhe Dineja e pati ate fat se kishte partizan dajko Fetin. Gjithsesi në kohe krizash, siç qe viti 1978, në vigjilje te prishjes me Kinen, nga kjo shtrese beheshin edhe arrestime kryesisht per "agjitacion e propagande", dhe kete fat te keq e pati edhe Dineja.

                            1. p
                              per tru shperlaret

                              Ja shikoni si revoltohen ish sigurimsat e ish funksionaret e koleres komuniste , skane faj te verberit u ka mbetur ne gjak semundja e vjeter alla Enverjane . Kundershtime pa baze , ai narcisisti homoseksual i Gjirokastres donte te martohej me kusheriren , normale per nje djale hoxhe , a nuk eshte keshtu per mjekerr gjatet ....???!!!

                              1. V
                                Vjosa

                                Abaz Kupi eshte nje nga ata që tradhetuan vendin e tyre dhe çeshtjen e çlirimit të atdheut dhe per 5 kacidhde u vune në sherbim të pushtusit duke spiunuar ata që luftuan kunder pushtusit. E pas çlirimit iken nga syte kembet se e dinin mirë ate që kishin bere. Iken dhe formuan MERGATEN E QYQEVE që punonin kundra vendit të tyre ashtu siç ka bere dhe vazhdon të bej SALI KARAXHIÇI dhe Like Floriri.

                                1. E
                                  ENTSOE

                                  Si nje hartim i dobet, per stimul, merr nje 6 .

                                  1. k
                                    km

                                    O Moorri i Lales,cdo denim eshte bere me vendim Gjyqi,Jo me vendim Enveri.Bejini publike vendimet e gjyqeve.Per Abaz Kupin,nuk po' i referohemi Enveri ,por Julian Amery,ish keshilltar englez prane Abaz kupit ne librin e tij Bijt e Shqipes-i rekrutuar nga zbulimit englez ne 1940 ne Stamboll,i derguar prej tyre ne shqiperi."patriotet"e medhej ,baskepunuesit e pushtuesve italiane e gjermanet.Me rrofsh...o Moorri i Lales.

                                    1. v
                                      vilman

                                      Shikoni perpara o derra te ndhre qe ju ka mbetur ora se sot nuk e njef ky brez Enver Hoxhen.

                                      1. t
                                        turrja

                                        Kalosh,Enveri nuk ishte nga veriu qe te bente te tillma gjerash ose qe te flinte me kushuriren!Nje nfajet e tij ishte sepse nuk ju dridfhi per koqesh jo koqet e ketij kombi qe doni te mbuloni djellin me shosh!Sa ishte gjalle Enveri thyenit duart duke i perplasur per te ju lapanjozet qe kete vend e keni shitur sa here ju eshte dhene rasti.Shkruaj e stershkruaj ai Shqiperine as nuk e vodhi ndonjehere,as e privatizoi dhe as e vrau paçka se ne fakt la in jorante si ju qe sot jeni bere gazetaruc apo keni mbrojtur doktorata nga universitete e plepave.Ndaj te shkruash sot per broçkulla te tilla ose jeni te paguar nga ndokush ose keni qene analfabete dhe me ardhjen e kryekrimit Berishe jeni bere ajka e ketij populli qe ka mbetur ne kete vend pasi Saliu deboi qytetarine jashte kufinjve dhe ju emigruat ne kryeqytet !

                                        1. P
                                          PJ

                                          Hahahahaha te gjithe ata qe mbrojne enverin mbeshtesin me se miri teorine se fale enverit barktharet dhe zemerligjte shqiptare dolen ne drite, per te vjedhur, sakatuar e trasheguar Shqiperine ne kurriz te njerezve te ndershem e te ditur qe gjithsesi kurre nuk I kane munguar Shqiperise. Pjella te denja te enverit e gezofshi shqiperine po kujdes se nga dhjami i tepert qe keni vene mund te mos mjaftojne unazat qe vini ne zemer.

                                          1. P
                                            PJ

                                            Hahahahaha te gjithe ata qe mbrojne enverin mbeshtesin me se miri teorine se fale enverit barktharet dhe zemerligjte shqiptare dolen ne drite, per te vjedhur, sakatuar e trasheguar Shqiperine ne kurriz te njerezve te ndershem e te ditur qe gjithsesi kurre nuk I kane munguar Shqiperise. Pjella te denja te enverit e gezofshi shqiperine po kujdes se nga dhjami i tepert qe keni vene mund te mos mjaftojne unazat qe vini ne zemer.

                                            1. I
                                              I drejti

                                              Nje gje me cudit ,si ka mundesi qe Hajredin Fratari ,nga shtresa e te perndjekurve politike mori te drejte studimi ne diktaturen me te eger .Te cudit fakti qe ata qe qane me shume kur vdiq Enver Hoxha ata e shane me shume me vone .

                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                "Shkrimtaria" Lalaj, nuk ka patur asnjë mundësi të takonte këto vajza,shkruan me imagjinatën e saj të sëmurë.

                                                1. Q
                                                  Qafa e Llogarase

                                                  Po ikni o plehra se na keni care me nder ate qe s thuhet,po Enveri solli dijen,kulturen,artin,filmat deri ne fshtrat me te largeta, rugen,mjekun, hoqi gjakmarjen,ferexhen,priftin, hoxhen..jam me biznes e shtepi ,po ku I kam miqte ,kusherinjte ,femijet ? Ngelen neper bote pas punes e lekut,qejfi ishte atehere me miq e shoke

                                                  1. M
                                                    Me prokurë të posaçme

                                                    Feti Gjilani, (vëllai i Ganimetes dhe daja i Dine Fratarit) ishte gjyqtar në kohën e diktaturës dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pas vitit 1992, kur kryetar ishte Rustem Gjata. Fetiu, ishte vota e pestë kundër (5-4), që rrëzoi kërkesën e pronarëve të truallit, për bashkëpronësi me bizneset (dyqanet e kateve të para), që ishin mbi atë truall, por që ndërkohë u ishin falur (!) atyre që në atë kohë kryen aty veprimtari të ndryshme shërbimesh. Kërkesa e pronarëve që ishte kthyer në ligj nga parlamenti, ishte kundërshtuar në Gj.K nga PSD (kryetar Skënder Gjinushi) si palë e interesuar. Dhe në këtë rast, Feti Gjilani votoi kundër ligjit që mbronte interesin e pronarëve të ligjshëm, për të mbrojtur interesin e dhëndërit të vet, dmth vajzës së tij. Vendim i Gj.K, dhe arsyetimi i votës kundër të Feti Gjilanit, mund të verifikohet lehtë duke shfletuar Gazetën Zyrtare të asaj kohe.

                                                    1. T
                                                      Tahir Gashi

                                                      Me prokure te posaçme! Me fal qe te pyes diçka, vetem ne pamje te pare dukesh i pasakte çfare shkruan! 1. Rustem Gjata ka qene pjese e regjimit diktatorial dhe i ngarkohen shume krime te diktatures. Ka mundesi qe Doktor Berisha qe na solli demokracine te kete vene Kryetar te Gjykates Kushteruese pikerisht kete Rustem Gjata?! E dyta, kemi Çlirim Gjata, i cili eshte juristi i PD, flitet qe eshte i biri i Rustemit! Nuk ka mundesi, Doktori nuk do i kishte lejuar qe kriminelet e diktatures dhe bijte e tyre, te drejtojne PD! 2. Ligjin 7501 e miratoi Azem Hajdari dhe Petrit Kalakula. Doktori si perfaqesues i ish pronareve nuk mund te lejonte nje ligj bolshevik te pengonte zhvillimin e vendit. Di qe Doktori ka kthy te gjitha pronat te i zoti. Me duket pa kuptim gjithe çfare shkruan!

                                                      1. f
                                                        fshesaxhiu

                                                        1.Z.Tahir Eshte ofeze per nje popull qi nje krimineli si Berisha e etiketoni edhe "doktor" qe na paska sjellur demokracine dhe jo shkerdhztokracine.Me kete ke dashtum ne tregue qe te te gjithe anetaret e pd kane qene koqe,por jo te gjithe koqet kane qene anetar te pd. 2.Ligjin 7501 nuk e miratoi Azem hajdari por Hajdari Azem! 3.Me paragrafin e fundit po na tregon qe qenke bo edhe pronar i ligjeshem ,me siguri ne Tiran,ne bregdet padyshim dhe ne mal o hej o hej o hej,ose do jesh nga ata qe ke hoger torten me legen!

                                                        1. T
                                                          Tahir Gashi

                                                          Fshesaxhiu. Pershendetje. Nuk doja te te sjell ne keqkuptim, thjesht te theksoja me shume e te nxirrja me shume ne pah , Doktor Mortjen. Di nje fakt, qe i ndjeri z.Petrit Kalakula , ish minister i Bujqesise, drejtohet ne Tropoje me nje grup specialistesh te Ministrise se Bujqesise, për zbatimin e ligjit 7501. Pas atij takimi dhe pasi kuptojne fare qarte qe populli ne Tropoje eshte kunder ligjit 7501, kthehet ne Tirane i vendosur, qe te beje gjithçka qe ligji te anullohet. Te nesermen shkarkohet nga puna nga Doktor Mortja( flasim për qeverine 1992-1996).

                                                        2. M
                                                          Me prokure te posaçme

                                                          @Tahir Gashi, uroj që ironinē tēnde ta kuptojnē dhe të tjerē komentues nëse do ta lexojnë ate. Sa per mua je OK! Per sa shkruaja nē komentin tim, te cilit i jeni referuar, m'i ka treguar vetë Rustem Gjata nē zyren e tij atëbotë (ish zyra e Enver Hoxhes), më pas deri tani, zyrë e kryetareve te Kuvendit. Kur iu ankova se pse e kishin rrezuar ligjin që mbeshteste pronaret, per t'u justifikuar (nje shoku im shume i ngushte e kishte kunat, ndaj si duket ndjente njefare detyrimi) ai me tregoi vendimin ku vete kishte qenë nē minorance, por dhe arsyetimin e votes kunder te Fetiut, ndaj te cilit dukej (mu duk mua), si i pakenaqur. Flm. per mirekuptimin me nentekst dhe tē pershendes!

                                                          1. T
                                                            Tahir Gashi

                                                            Me prokurore te posaçme. Faleminderit për pergjigjen, respekt! Doja te theksoja me pergjigjen time te “paditur”, realitetin e hidhur shqiptar. Te pershendes.

                                                      2. e
                                                        emigranti

                                                        Kur lexon keto komente te mbushura me urrejtje dhe sharje per viktimat e regjimit diktatorial kupton fajet e politikes shqiptare per mospastrimin e politikes nga ajo fare e keqe qe I ka shtrire metastazat e saj ne mbare jeten shqiptare filluar nga kreret qe drejtojne vendin ne te gjithe sektoret e jetes dhe nevojen per pastrimin e historise nga shtremberimet e 45 viteve diktature.

                                                        1. S
                                                          Sali trego per ke ke punuar

                                                          Ne vitin 1978 u thellua shume lufta e klases ata qe kishin ndonje cen si puna e Hajredin Fratarit e kishin kollaj per nje gabim dhe e fusnin ne burg te birin e Ganimetes . Edhe kjo eshte bere me plan do i duheshin Ramizit te pa kenaqur ku do mbeshtetej Sali Krimineli kur ti vinte koha dhe njerzit e shkrete e hanin sapunin per djath.E gjithe kjo eshte bere me plan qe te permbysnin regjimin. Ja kane punuar Enver Hoxhes nen rogoz deri sa vdiq qe te gezonte pushtetin Ramizi rehat pastaj erdhi 90-ta dhe gjerat moren ruge tjeter . Po pse mbas 90-tespopulli gjeti rehat ? Prandaj duhet ti paguaj Saliu te tregoi per ke ka punuar .se te gjithe keta qe ben burg edhe demshpernlyen moren tere ato para . Edhe ja hedhin fajin Enver Hoxhes kur fajtoret i kemi ne parlament me ne krye Sali kermen

                                                          1. T
                                                            Ten Siao Ping

                                                            Ne kete artikull shkruhet se jane patriot ata qe bashkpunuan me pushtuesin .EH ishte udheheqes I madh I nje populli te vogel

                                                            1. P
                                                              Populli

                                                              Bastard artikullshkruesi, bastard gazeta qe e pranon nje shkrim te tille, vetem e vetem per sensacion: i tha ajo atij, ai i tha asaj, ajo u kujtua t'ia thote asaj tjetres dhe kjo e fundit, Meri Lalaj ia tha gazetes! Kjo quhet maskarade, jo gazetari!

                                                              1. O
                                                                Oketo

                                                                Meri Lalaj eshte historiane dhe ka shkruar per Konferencën e Tiranës 1956 nje shkrim te cilin e vlerësoj ! Kjo per Ganimetin duket sikur nuk është shkruar nga një historiane! " Raufi e te tjerët ishin te zgjuar dhe kuptuan se cfare ishte komunizmi " Por nuk kuptuan se çfarë ishte nazi-fashizmi duke u pozicionuar ne anen e gabuar ! Kjo beri qe Shqipëria te vendosej nen sferën e BRSS dhe te vuante per 45 vjet nen regjimin me te ashpër te kampit socialist !

                                                                1. P
                                                                  Pensionisti

                                                                  Nuk ka vlerë vazhdimi i shkrimeve rë tilla.Ajo kohë është e LAVDISHME mjerë kush merret me mbathje.Dashuria është eleluar në atë dhe këtë kohë.Lumë kush pasqyron të vërtetën.Ai sa ishte bëri Shqipërinë fitimtare dhe rruajti identitetin dhe pa varësinë,zhvilloj ekonominë,arsimin,kulturën etj.

                                                                  1. P
                                                                    Pinicilina

                                                                    Pffff...!

                                                                    1. l
                                                                      labi

                                                                      Beni ato qe beri enver hoxha pastaj flisni.akoma merrni korent nga enver hoxha dhe ato qe ndertoi i prishet ,fabrika kombinate ,hidrocentrale.Shendetsi falas dhe jo te korruptuar ,ushtri moderne jo gazerma qe nuk shihen me sy,arme moderne etj Enveri ishte ai qe ishte por vendin nuk e katandisi si ju per skrap dhe te copetuar nga bishat kriminale te sali berishes dhe bandes se tij dhe ilir metes me karaputanen dibrane monika kryemadhin

                                                                      1. Y
                                                                        Ymeri nga Yzberishi

                                                                        ENVER HOXHA ,ISHTE DHE DO TE MBETET FIGURA ME LEGJENDARE E HISTORISE SHQIPTARE. BENI KRAHASIMIN E TIJ, ME KETA POLITIKANET E SOTEM, DHE PASTAJ BENI DIFERENCEN.

                                                                        Lini një Përgjigje