Italia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, me 44 milion euro, duke rrëzuar nga froni Turqinë, e cila regjistroi një rekord prej 50 milionë eurosh investime në tremujorin e parë.
Në total, rreth 759 milionë euro llogariten investimet nga jashtë në gjysmën e parë të këtij viti.
Pavarësisht se Italia, Turqia, Holanda, dhe Austria janë shtetet që historikisht kryesojnë për vlerën e investimeve në Shqipëri, ato rezultojnë me pak rënie, ndërsa shtetet që kanë pasur në fakt rritjen më të lartë të investimeve në Shqipëri janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.
Por në cilët sektorë investojnë ata më shumë?
Me 149 milionë euro, pasuritë e paluajtshme nuk ndalen së tërhequri investime nga jashtë. Ky sektor përthith 37% të të gjithë investimeve të huaja në vend, ndjekur nga aktivitete financiare dhe të sigurimit me 18% ose 72 milion euro, industria nxjerrëse me 11.8% ose 47 milion euro, tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave me 33 milion euro ose 8% të totalit dhe në vend të pestë energjia elektrike, gazi dhe uji me 31 milion euro ose e thënë ndryshe 7.8% të investimeve.
Në gjysmën e parë të këtij viti, arsimi, aktivitete të tjera shërbimi, bujqësia, pyjet dhe peshkimi, transporti dhe magazinimi, shëndeti dhe aktivitete të punës sociale, arte, argëtim dhe çlodhje rezultojnë me zero ose thuajse zero investime.
Së fundmi, në Konferencën “Horizonti i Ri” të mbajtur në Vjenë, Kryeministri Rama i bëri thirrje austriakëve që të investojnë në Shqipëri në sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe teknologjia.
Te shpresojme qe Italia ta risi interesin ekonomik per Shqiperine si ne nivelin e viteve 1925-1943
Nuk mund të ndodhë. Atëherë ishte shteti dhe privati, tashti është vetëm privati me investime të vogla.
O kryeminister , po sikur keta investitore te terhiqen , cbehet valle me kete vend qe quhet Shqiperi ? I bije qe ne nuk prodhojme dot pa hedhur pare keta te huaj ? Po s’ mbahet shtepia me mielle hua a derzi ? Ti ske inustri , fabrika , kombinate e te tjera vepra qe i shkateroj saliu me banden e vet qe njerzit te punonin dhe te prodhonin , Po Shqiperia dhe Shqipetaret qenkan per te qare me LLAHINGA o te paudhe ? Ju mbureni se sa milion hodhi njeri shtet apo tjetri ? E mortja qe sju ha ? Te parin saliun e ju te gjithe me radhe ? Po rruget qe ke hapur kush investon per to ? Po ku vene tere keto pare ore aman me siguri I ndani bashke me tehuajt , u mos i hengshi verem ju befshin vetem per pensionet nuk keni para ?