Papunësia në Shqipëri po vjen në rritje, veçanërisht tek moshat e reja

17 Qershor 2023, 21:50Ekonomia TEMA

Papunësia në Shqipëri po vjen në rritje,

Sipas raportit të  Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të vitit 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë është 10,9 %, duke regjistruar rritje me  0,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,6 % dhe për gratë 11,1 %.

Numri më të lartë të të papunëve e shohim tek grupmosha 15-29 vjeç, ku sipas INSTAT, 22,5 % e tyre janë të papunë, shifër kjo 1,8% më e lartë se 3 muajt e fundit të vitit 2022.

Sa i takon grup-moshës 30-64 vjeç shkalla e papunësisë është 7,8 % dhe ka një rritje me 0,2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm .

Në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,7 %.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 69,5 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,2 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.

Sipas ekpertëve në këtë periudhë të vitit është ulur me 2,7 % punësimi  në sektorin e industrisë, dhe është rritur me 11 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 0,4 % në sektorin e bujqësisë.

5 Komente

  1. Q
    Qytetari tironc

    Varferi ka tek ne shume dhe njerezit kane te drejte qe ankohen per paga te ulta ku jetesa eshte shtrenjtuar shume; prandaj edhe tregu privat duhet te jape pagat reale jo me pak se paga minimale dhe te joshe njerezit me paga me te larta; Shteti duhet ta vendose me ligj te detyrueshem qe pagat nuk do jipen cash por vetem me banke dhe cdo punedhenes qe merr ne pune dike duhet bere me kontrate pune, prandaj te hartoje kontrata pune tip 1 javore disa javore mujore vjetore, etj; dhe shteti te krijoje nje data base ku cdo kontrate pune te futet aty ose e plote ose me disa te dhena kryesore, dhe ky data base te kete kontrata tip punesimi per tu shkarkuar e shume info te dobishme dhe ligjore per marredheniet e punes; vetem keshtu mund te formalizohet marredhenia e punes me shume dhe qe ndihmon si ate qe punesohet si edhe punedhenesin;

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ne nuk kërkojmë punë,ne kërkojmë pare,për punë kemi dërguar refugjatët. Ne na takon kafja,sherri,pordha dhe droga.

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Je i modh. Me kete koment ke thene cdo gje te vertete me dy rreshta. Fakt eshte se shumica e te rinjve sot e kalojne kohen ne per kafenera duke jetuar ne kurriz te prinderve. Jane me mijera vende pune ne sektorin e turizmit qe nuk jane te plotesuara, por te rinjte tane duan pune zyre, packa se kane zero aftesi dhe pregatitje akademike. Nga ana tjeter cfare mundet me prit nga nje sistem shkollor e universitar qe ka marre fund?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vari Carin kane shkuar per leshe..

          I forte ky komentuesi K.... ja qellon gjithmone... Dembelat aqe me keqe qe nuk kane keqeardhje per Prinderit e tyre ! Qe ne mbremje tju afrojne ndonje Dhurate apo Ushqime Perime te fesketa.. Turp por dhe skane faje pake se ju ka pjerdhur Truiri .. E kane mendjen te dalin ne Demostrata tju shkojne nga mbrapa Miliardeve Politikane Kriminele qe i kane theset plote ..dhe keto these keta Dembelat nuk e dine qe keta jua kane mare ketyre ..

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vari Carin kane shkuar per leshe..

            I forte ky komentuesi K.... ja qellon gjithmone... Dembelat aqe me keqe qe nuk kane keqeardhje per Prinderit e tyre ! Qe ne mbremje tju afrojne ndonje Dhurate apo Ushqime Perime te fesketa.. Turp por dhe skane faje pake se ju ka pjerdhur Truiri .. E kane mendjen te dalin ne Demostrata tju shkojne nga mbrapa Miliardeve Politikane Kriminele qe i kane theset plote ..dhe keto these keta Dembelat nuk e dine qe keta jua kane mare ketyre ..

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje