Rama: Po bashkëpunojmë me Azerbajxhanin, shumë shpejt realizojmë projektin e sistemit të furnizimit me gaz

1 Maj 2023, 21:40Ekonomia TEMA

Rama: Po bashkëpunojmë me Azerbajxhanin, shumë shpejt

Në një takim elektoral me qytetarët e Korçës, kryeministri Edi Rama zbuloi bashkëpunimin me qeverinë e Azerbajxhanit për projektin e sistemit të furnizimit me gaz në këtë qytet. Sipas kreut të qeverisë, projekti pritet të nisë shumë shpejt dhe pritet t’i japë fund njëherë e mirë problematikës së ngrohjes.

“Ne jemi duke punuar me qeverinë e Azerbajxhanit dhe projektin e parë i cili po finalizohet dhe për të cilin është gati edhe financimi është projekti i ndërtimit të sistemit të furnizimit me gaz për ngrohje të të gjitha shtëpive të Korçës dhe besoj që ky është një lajm i mirë për gratë që nuk do të kenë më nevojë të luftojnë me burrat që t’ju gjejnë dru për zjarr.

Ky është një lajm i mirë për familjet e Korçës që nuk do të kenë më një dhomë të nxehtë dhe të tjerat të ftohta. Një dhomë e ftohtë mbase do të duhej që të futeshin burrat aty kur nuk sillen mirë por atë mund ta zgjidhim me celësin e gazit. Ky është një lajm i mirë për pyjet, shëndetin, ju e dini se aroma e këndshme e tymit në dimër nuk është edhe aq e shëndetshme dhe patjetër që ky është një lajm i mirë edhe për të gjithë biznesin dhe hotelerinë dhe sistemin e mikëpritjes në Korçë.

Ky nuk është një projekt që do të nisë pas shumë vitesh por shumë shpejt bashkë me të tjera projekte që i kemi përgatitur sepse ju e dini që Korça është i vetmi vend në Shqipëri që ka dy kryetar bashkie, një këtu dhe një në qeveri në Tiranë”, tha Rama.

2 Komente

  1. b
    bir rajai i nenes ...

    Nuk le pa takuar dhe lidhur mareveshje,mor rajai jone,gjithe diktatoret dhe sulltanet e shteteve islamiste dhe terroriste turko arabe.Dhe ne cdo dhurate dhe mareveshje ata fusin dhe helmin ne keto ane europiane. Valle a nuk e di ky pallosh,se si sillen ata me popujt e tyre dhe boten perreth? E di si dreqi,por bota e tij vertitet vec rreth postiqes se kryevezirit dhe Shqiperia rreth bythes se tij,te likes dhe saliut. Dhe ke bere disa gjera,por ne historine qe po vjen pas,do te mbetesh si nje figure e erret,qe e vidhiset kete shoqeri dhe kete vend perseri ne shekujt e denatyurimit te etnise se saj.

    1. a
      albiii44

      po sikur ky azerbajxhani te bashkohet me Putinin? Do vije amerikani dhe do e shpertheje linjen e gazit Korca stream 2. Ha ha ha . E mbani mend historine me Nord stream 2 ne Gjermani.

      Lini një Përgjigje