Shqiptarët nuk i paguajnë në kohë faturat e energjisë

16 Gusht 2022, 12:03Ekonomia TEMA

Shqiptarët nuk i paguajnë në kohë faturat e energjisë

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë fatura të energjisë të shoqëruara me kamatëvonesa.

Kështu tregojnë të dhënat e publikuara të Entit Rregullator të Energjisë për katër mujorin e parë të vitit 2022.

Në të rezulton se numri i faturave të energjisë të lëshuara gjithsej nga OSHEE kalon 3,9 milionë por rreth 1.4 milionë ose 37% e totalit ishin me kamatëvonesa.

Kamatëvonesat përfshijnë marrëveshjet që burojnë që nga viti 2014 ndërmjet OSHE dhe debitorëve të energjisë për borxhet e prapambetura, por gjithashtu përfshijnë edhe fatura që nuk mund të paguhen në kohë nga klientët për shkak të vështirësive financiare në të cilat ndodhen.

Të dhënat zyrtare tregojnë se OSHEE arkëton rreth 6,5 miliardë lekë në muaj, prej të cilave rreh 30 për qind i takojnë faturimeve për periudhën 2007 deri me 2022.

Në bazë të kontratës së nënshkruar me kompaninë OSHEE, afati i fundit i pagesës është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatë- vonesë, ndërprerje të energjisë elektrike apo edhe procedim penal, bëjnë me dije burimet nga OSSHE.

Konsumatorët e energjisë kanë 30 ditë kohë nga dita e lëshimit, për të paguar faturën e energjisë elektrike. Nëse afati skadon dhe fatura nuk shlyhet në bazë të kontratës, kompania do të llogarisë kamatëvonese (0.1% të faturës totale për çdo ditë vonesë).

Nëse pagesa nuk kryhet edhe pas disa njoftimeve të Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike procedon me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike të klientit. Debia përfshin energjinë e konsumuar si edhe kamatëvonesat e mbledhura për çdo ditë vonesë.

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Meqe erdh puna te keta te energjise: perse hidrocentrali i ASHTES qe ishte nje investim sipas kontrates 100 % privat u mbulua me 70 milione euro nga shteti ? Di gje Sali Berisha, Ilir Meta, Arben Ahmetaj, Ridvan Bode, Genc Ruli ? Po kryeministri yne LEGEN perse hesht per kete supervjedhje por e promovon Ridvanin ne Keshillin Mbikqyres te Bankes se Shqiperise ? Po ja u them une: se keta kur behet fjale per te vjedhur behen ortake pa dallim ngjyre.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dritani

      Ne nuk marrim fatura fare,une qe jetoja 30 vite jashte,dhe tani kam nje vit ne Shqiperi habitem si nuk vjen fatura kurre,Po shkoj paguaj sa me thote ajo tek arka.eshte nje abuzim .vendos ajo nje vule allaturka dhe faturen qe me jep kur paguaj,me zorr e jep .nuk di as sa harxhoj as me sa e paguaj kw.nuk kam pare te tille gje askund.une vetem te marr leket me thote Po do te dish kw shko te posta te gjesh faturen.nuk gjen Drejtesi njeriu cfare eshte ky vend keshtu.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Kane qenë të gjithë jashtë shtetit me pushime,prandaj nuk i kanë paguar faturat.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje