“Nga ndërtimet pa leje, te krimet mjedisore e siguria ushqimore”, Hita firmos marrëveshje me Sulën

21 Prill 2026, 14:35Kronika TEMA
“Nga ndërtimet pa leje, te krimet mjedisore e siguria

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm “Për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të koordinuar për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme dhe shkeljeve në tregun e punës, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore, barnave dhe pajisjeve mjekësore”.

Me qëllim vendosjen dhe zhvillimin e një bashkërendimi të qëndrueshëm, efektiv dhe të strukturuar mes palëve, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, si dhe parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në fushat e përgjegjësisë së secilit institucion, paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita dhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula vlerësuan se kjo marrëveshje përfaqëson një angazhim të përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për rritjen e besimit të publikut, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm.

Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të mbështetur Inspektoratin, në nivel qendror dhe lokal, si dhe çdo institucion tjetër, me qëllim zbatimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë së jetës për qytetarët.

Ndërkaq, Sula vuri theksin te rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në funksion të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi, forcimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së interesit publik, si dhe parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit në fushat me interes të përbashkët.

Fokusi i kësaj marrëveshjeje do të jetë veçanërisht mbështetja e inspektimeve të strukturave të Inspektoratit të Përgjithshëm, inspektorateve qendrore dhe vendore, si dhe strukturave të tjera inspektuese, në sektorë me risk të lartë, si: ndërtimet pa leje, krimet mjedisore, siguria ushqimore, barnat dhe pajisjet mjekësore, puna e paligjshme dhe shkeljet në tregun e punës, duke garantuar ndërhyrje të koordinuar dhe efektive gjatë ushtrimit të detyrës, në rastet e rezistencës fizike, pengimit në kryerjen e detyrave apo për mbrojtjen e personelit, nga subjektet e proceduar të inspektimit apo individë të ndryshëm.

Gjithashtu, marrëveshja synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertizës dhe unifikimit të praktikave të punës, si dhe informimin e publikut, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe respektimin e konfidencialitetit.

4 Komente

  1. E
    Elsa

    Amon mre Dash sa te shko pushteti

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrespekt

      Rrespekt Dash Sula . PS eshte parti e kultures , parti qe i jep hapesire çdo kujt qe punone .....

      Përgjigjjuni
      1. ,
        ,,,,,,,,,,,,

        Sa shpejt i harruat komentet kur hyri me revole ne fushen e futbollit apo tani eshte ne zgjedhen tuaj u rehabilitua? Perse duhet marreveshje per zbatimin e ligjit? Fenomene Albanistani dhe lajm per delet e Dashit.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Z

        Mjere Shqiperia ne cfare duarsh ka rene nga skilipeci qerosi Dashi pa brire tek Hitaj me bordero pagese tek trafikantet e droges. Palloshi Ed eshte ne udhetim me tajare qe ja paguan populli kar, ai vjen ne Shqiperi si turist ku takon motren sydacin Meloni, moten tjeter Aleksia Soros e bisedon me vllaub Vucic site futen ne BE pa te drejte vote etj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje