Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas dhunimit brutal të gazetarit të shou bizz, Elton Tozaj, ngjarje kjo e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në prani të dhjetëra dëshmitarëve.
“Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj, akt kriminal që duhet zbardhur dhe autorët të ndëshkohen!
UGSH ndan me shqetësim dhe tronditje lajmin e publikuar nga shumë media dhe familjarë të gazetarit Elton Tozaj, për dhunimin barbar që persona të identifikuar kanë kryer mbi kolegun.
Ngjarja e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, e vërejtur nga dhjetra kalimtarë, përbën një akt kriminal dhe dhunues. Gazetari Tozaj për këtë arsye, sipas familjarëve, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në luftë për ruajtjen e shikimit.
UGSH kërkon sqarimin zyrtar të këtij episodi dhe ndëshkimin e dhunuesve, sikundër i urojmë kolegut shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në reagim.
Kush e dhunoj pra? Kur nuk i botoni ju emrat si gazetare ca prisni te behet? Le ti nxjerri me emer mbiemer si dhe kush ua kerkoj.
Keqardhje per kete akt por desha te di cila ishte arsyja?
Gazetare kelysha nuk guxojne te permendin emrat e dhunuesve, sic duket aresyja e drurit eshte e drejte dhe e justifikuar.
aresyja e drurit eshte e drejte dhe e justifikuar vetem per nje kafshi si ty!
denoj dhunen por kjo "keshtu flitet verdalle" ska kuptim pervecse nese je amator ne profesion...cdo gazetar qe respektohet duhet te flase ate cka eshte ne gjendje te provoje ,ndryshe cenon dinjitetin e personit (edhe pse personi ne fjale mbase nuk ka)...
Si ti publikojne emrat, sepse kete e kane rrahur per veprime te turpshme dhe nuk duan ta turperojne me shume
Se pari i uroj sherim te shpejte sidomos per ruajtjen e shikimit Por eshte e nevojshme te percaktohet qe u dhunua ne krye te detyres si dhe per shkak te detyres se gazetarit ??? Se duhet kuptuar edhe reagimi i unionit te gazetareve.!!
Dikur edhe une personalisht kam qene viktime e nje shkrimi gazetaresk per aresye thjesht e vetem personale qe ai kishte me mua. Ai kishte kalemin kishte hapesiren ne media dhe kishte mundesine te cpifte . Tashti me thoni ju unioni gazetareve si mund te mbrohesha une ? Ne media sme qaste njeri te pergenjeshtroja sepse ishin pale me te . Natyrisht i zoti nuk isha ta beja me grushta se nuk e kam ate edukate . Gjithsesi po te kisha mundesi ta beja me force do ishte zgjidhja ime e vetme . Ju te nderuar unioni gazetarve duhet edhe ta mendoni se nese ju keni cpifjen si arme per te vene gjobae shantazhe ai tjetri qe nuk e ka ate mundesi per tu mbrojtur ka dhunen . Jemi barabar ketu . Koke ne koke .