I dashuri feston ditëlindjen, Bebe Rexha poston fotot romantike

20 Shtator 2022, 17:19Lifestyle TEMA

I dashuri feston ditëlindjen, Bebe Rexha poston fotot romantike

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon.


Prej disa kohësh, ylli i muzikës është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me pronarin e produksionit “Moving Images Entertainment”, Keyan Safyari.

Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij të 39 dhe nuk ka munguar një dedikim special nga ylli shqiptar. Bebe ka ndarë disa momente të lumtura pranë partnerit në rrjetin social Instagram duke treguar se sa e do dhe se sa e lumtur është pranë tij. Ajo ka shkruar:


"Urime ditëlindjen Keyan. Të dua!".

Rikujtojmë se lidhja e Bebe-s me Safyari u bë zyrtare në verën e vitit 2020. Bebe së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m Good”. Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të botës. Fansat vlen të theksojmë se janë të mahnitur me versionin e ri.

3 Komente

  1. D
    Dardan

    Jane nje cift i persosur, me behet qejfi per fatin e vajzes se mrekullueshme shqiptare Bebe Rexha!

    1. a
      arqile

      Ishalla u befte me e mira.Bashkim per jete jo per pak kohe.

      1. S
        Shtriga

        Bebe gocë artiste! Tekstshkruese e shkëlqyer!

        Lini një Përgjigje