Gazetarja Ilnisa Agolli është rikthyer në ekran me një projekt të ri i cili edhe këtë herë ka në bosht reportazhet që lidhin akoma më shumë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Pas suksesit në Top Channel me emisionet Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balkan Project”, Agolli vjen me një mision të ri i cili do të rrugëtojë në të gjithë shtetet e botës për të përcjellë prej aty madhështinë dhe thjeshtësinë e tyre.
Nën logon e gjigandit mediatik Euronews, gazetarja ka zgjedhur të sjellë ‘’Downtown’’, një program që flet ndryshe, pasqyron ndryshe dhe dokumenton ndryshe jo vetëm bukuritë por edhe kulturat që bashkjetojnë aty.
Duke qenë se shqiptarët përherë e kanë pasur të lidhur ngushtësisht jetën e tyre me emigracionin, autorja ka menduar të bashkojë zërat e tyre kudo ku janë në emisionin që do jetë nga ata dhe për ata.
Agolli ka përcjellë së fundmi promon në rrjetet sociale, teksa të gjithë presim se cila do të jetë surpriza e radhës.
View this post on Instagram
Emisionet e kesaj ishin si thashetheme fshati po asnje vlere kulturore, patriotike apo natyrore. Perseritje e vetes dhe kopjim i emisioneve te tjera te ngjashme.
Ilnisa Agolli vuan nga Deliri i Madheshtise, Top Channel dhe ne ndjekesit e ketij televizioni i urojme pune te mbare "neper bote"!
Emisjonet e zonjes /zonjueshes ishin shume interesante dhe per t'u vleresuar ,madje edhe thjeshtesia e saj , stili saj se si i afrohej intervistuesve mjaft thjeshte e miqesore ku familjarizohej menjiher ,mjaft natyrshem eshte per t'u vleresuar edhe pse ne pergjithsi mungon pak a shume takti e te folurit se si i drejtohej te tjerve ne interviste ,por ndoshta kjo ka te bej me stilin e saj ,karakteristike e saj te sheshuarit cdo distance , mjaft zemermire ,si me i pas te dashurit e saj ,pra miqte e vet . Pastaj finesa ,apo ajo elegance estetike ne komunikim (do thote dikush qe s'ka asnji gjurme ) nuk ja vlen me ja kujtu .S'ja vlen sepse kjo eshte shoqeria shqiptare sot . Kujt duhet ajo Kulture sot ne Shqipni bre hahahaha . Beje moj beje prap , se na knaqe
Kaq e pata ksq e thash....