Bardhi shpjegon bashkimin duke huazuar sloganin e LGBT: "Jemi të bashkuar në diversitet"

12 Shkurt 2024, 15:38Politika TEMA
Bardhi shpjegon bashkimin duke huazuar sloganin e LGBT: "Jemi të

Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qendrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje.

Gazment Bardhi zhvilloi sot në orën 15:00 një mbledhje me deputetët e Rithemelimit në selinë qendrore të PD-së ku u rikthye për herë të parë pas përçarjes së demokratëve.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Rithemelimit, kryetari i të cilit është i shpallur 'non grata' nga SHBA dhe është në masë arresti për aferën e privatizimit të klubit Partizani, Bardhi tha se prej më shumë se një viti janë bërë përpjekje për bashkimin e partisë. 

Bardhi njoftoi kështu “rikthimin në shtëpi’, teksa tha se bashkimi është forcë dhe jo dobësi.

Deklarata e Bardhit:

Ne jemi sot shume më mirë se 1 vit më parë, por akoma nuk jemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve ndaj nesh. Ne vërtetë sot nuk luftojmë per ekzistencë si 1 apo 2 vite më parë, por sërish përballemi me një diversioni antidemokratik, i cili akoma është shumë i strukturuar dhe i shumëllojtë. Kam bindjen dhe besimin absolut se ne do t’ia dalim të kapërcejmë pengesat që na vendosin përpara, duke punuar së bashku ketu në seli, në grupin parlamentar dhe në çdo lagje e familje shqiptare.

Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëve. Me këtë motiv, ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë shpresë të rinjve, burrave dhe grave që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme për vete dhe për familjet e tyre.

Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e neserme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet cdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë.

Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qendrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje.

Një parti e fortë do duhet ti përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret.

Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike.

Lufta jonë e vërtetë është lufta pa kompromis dhe pa u lodhur për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Një model qeverisës i zhytur në korrupsion dhe krim. Në duhet ti japim vendit një qeveri dinjitoze, në shërbim të qytetarëve.

Sot demokratët po na shohin dhe po na japin kurajo. Nga sot, ne do jemi me ta dhe me çdo shqiptar që kërko ndryshim. Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratike të madhe sërish, një alternativë moderne qeverisëse.

4 Komente

  1. N
    Nga fshati titit

    Po ato qe keni thene per njeri tjetrin ku shkuan o kapedan Bardhi,kaq budadhenj i di Shqiptaret ti kujton se je vetem ti i mencur dil i vetem ne zgjedhje dhe do shohesh sa vota do maresh haron se ke vrare nje njeri ne ELBASAN,po kryetar ke ke o Bardhi Berishen apo Bashen qe je pederast kjo dihet po nuk paske bythe fare o kare me syze,nuk jemi DELEEEEE,.....DELEEE!!!! O KAPEDAN.

    1. p
      pilo Lala

      Eshte mire te jesh edhe divers, edhe pervers. Shumica qe jeni mbledhur i keni te dyja.

    2. Analist

      Mashtrues ordiner ky m.... bardhi .Nje here e shan sale krimineli njehere bashkohet shkon i nxjer mutin nga b....se tashme ai eshte i bllokiar nje here e ben kriminel sali bdrishen nje e here therret largohuni prej nongrates shume budall ky injorant kujton se i ha njeri.Ky dhe shoket e vet kane mbaru.

      1. L
        Lgbja

        Gazuqja aty ka qene perhere por i fshehur,e tani doli doli hapur,do fitojne me shumengjyrshit plus kanun,a qendrojne dot bashke

        Lini një Përgjigje