"Deutsche Welle": A ka korruptuar qeveria Rama një ish-zyrtar të FBI?

3 Shkurt 2023, 10:50Politika TEMA

"Deutsche Welle": A ka korruptuar qeveria Rama një ish-zyrtar

A është përfshirë kryeministri Rama në një aferë korruptive me nëpunësin e lartë të FBI Charles McGonigal? Opozia kërkon ngritjen e Komisiont parlamentar hetues, Rama mohon akuzat.

Deputetët e opozitës në Shqipëri kërkuan të enjten ngritjen e një komisioni parlamentar që të hetojë pretendimet e tyre lidhur me korruptimin nga qeveria e kryeministrit Rama të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, me qëllim që ky i fundit të nxiste hetime nga FBI per financim me para ruse të përpjekjeve lobuese në SHBA të opozitës shqiptare.

Kërkesa e tyre përkon në kohë me fillimin e hetimit nga Kongresi amerikan të McGonigal ”për përfshirje në afera korruptive dhe veprime që vënë në rrezik sigurinë kombëtare”.

McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij Deripaska. 

Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit. 

Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë.

Rama hedh poshtë pretendimet e opozitës

Në një postim në twitter kryeministri Rama hodhi poshtë të enjten (02.02) pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me natyrën korruptive të marrdhënies së tij me ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal.

"Ky është abuzim i plotë me lirinë e fjalës dhe me të vërtetën. Me shpifjet ekstreme synohet manipulimi i opinionit publik me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane, që ka shkuar në gjykatë dhe pa asnjë lloj lidhjeje me ne, në Shqipëri”, shkroi ai në Twitter.

Rama iu referua drejtësisë amerikane kur në postimin e tij theksoi se "drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë apo pretendim se është Rama ai që korruptoi ish-zyrtarin e FBI.” 

Kërkesa e deputetëve opozitarë për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar vjen pas refuzimit të kryeministritt Rama për t'iu përgjigjur pyetjeve të saj, të enjten, në interpelancë.

"Mungova në Parlament sepse deputetët e opozitës nuk meritojnë asnjë përgjigje”, tha Rama në kanalin televiziv ”Top Channel” të enjten në mbrëmje.

Ajo që opozita i kërkon tani komisionit parlamentar hetimor është të zbardhë të vërtetën nëse qeveria Rama "nxiti, ndikoi, përdori pasuri publike, ryshfet apo favore të tjera për ish-agjentin e FBI-së, në kurriz të opozitës dhe nëse favorizoi lidhjet e biznesit të McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.”

McGonigal dhe Shqipëria

Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë. 

Në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Law office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve.

Opozita shqiptare pretendon që McGonigal erdhi disa herë në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama në Tiranë dhe në Washington.

Që komisioni hetimor parlamentar të ngrihet dhe të hetojë nëse Rama e korruptoi ose jo McGonigal duhet edhe vota pro e maxhorancës socialiste gjë që vë në pikëpyetje hetimin sipas kerkesave të opozitës ndaj kryeministrit Rama.

DW

17 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi ,por ne vijen e zjarrit ,me fanta

    O Doce te Weliut,Edi Rama Ka vene nen controllo FBi,CIA,dhe kongresin amerikan.Senatin Jo,se nuk pati kohe.U Ka lidhur rroge mujore.Ndaj dhe eshte zemeruar Saliu,sepse e Nisi por nuk ia pranuan parate .Ishin para korrupsioni dhe kishin frike nga akuzat per pastrim parash.Keto te dhena te Sigurtà Vine nga agjensia investigative "Babà Wanga intelegenc"

    1. K
      Kalec Dega

      Nuk ka mundesi, jo bre, Lideri Global! - Si te thuash, Mero vetem vjeth shkrimet e gazetave dhe jo ti prodhoje vete….lol

      1. b
        ben

        Salih maskarait i erdhi dita qe te tallim trapin me te. Sakrazma juaj eshte me se e drejte. Nuk e dime nese Rama eshte ai qe ka korruptuar agjentin amerikan, por me duket nje maskarallek me e akuzuar ate pa mbaruar investigimet nga pala amerikane. Keta te mender opozites, jane mesuar me hedh bomba tymuese, por edhe ne ja kemi marrendoren mos i degjojme lloqet e tyre bajate.

      2. a
        accidentally_genius

        o mero ,, se shpeton dot ti edi ramovicin ,, ha mut kot o meroo ,, ke dhe ti ca gjynofe per te lare ,, por ngadale,,,, do te vije koha dhe ty...

        1. s
          shqip

          accidentally_idjoti (se vetem xheniusit nuk e ulin veten me i shkuar pas nje psikopati si Salih Berisha); Sipas asaj fjales se vjeter qe thote: "te rrime shtrember, por te flasim drejt", deri me sot mutin e keni ngrene e vazhdoni ta hani juve te nevojtores se Salihit. Keni me shume se 8 vjet qe thoni se do rrezoni Ramen sot, por kjo "sot-i" nuk po vjen dhe me gjasa nuk ka per te ardhur kurre, per sa kohe vazhdoni ti shkoni nga pas Salih halese dhe te hani mutin e tij.

        2. R
          Reptili

          Ja futen edhe ketij me duket,,,

          1. M
            Muzaka i Ri

            O gomer me brir , u iku erzi fare u mbeti kosherja bosh, po kerkoni more psikopate llogaridhenje nga qeveria ku harxhohen parate tona, te vijne me laps e leter te japin llogari. E ka zbatuar X projekt dhe sa ka paguar me teper. Lereni Ameriken ta denoje po ka bere faji. Pastaj beni ju gjykaten e Gjin Gjonit, ketu e keni. Ngelet me sapllak ne dore duke u rene tavolinave deputet efendiunj. Po cfar do presesh nga ju.

            1. G
              Gjykim nderkombetar

              Ka korruptuar sec ke mete, sapo kaloi vetingun n kpk gjyqtar Altin shkurti, ku kishte bilance negative pa fund dhe mijera euro ne shtepi dhe kallzime pa fund. Gruaja e tij punonte si avokate te ministria Ballukut. Brenda 3 dite u thirr ky dhe u vendos ne ridetyre, pra motra ballukut KPK e konfirmon ne detyre. Rama koha per te gjykuar ti, Shqiperia e ke shkaterruar nuk ka drejtesi se ke krijuar mafie bashkepunimi drejtesi e politike duke u fshehur e opozite me ju. Tani rradha te gjykoj Amerika se shteti shqiptar ka mbaruar nga ju.

              1. D
                Demokrati me mend ne koke

                E thjeshte fare. Rama Berisha Meta komplotuan me ja fut Bashes. Se keta te tre jane bashke. Basha eshte Kim Filbi shqiptar. Meta e ka thene.

                1. A
                  Amarilda

                  Mjer ne per mediat tona,vec mos dalte nje lajm se e zmadhojne edhe mashtrim prape ska rendesi

                  1. N
                    Nazmie

                    Ja se e tregon vete koha qe Rama eshte i pafajshem

                    1. H
                      Himarioti

                      Ku është lajmi këtu? Çfarë ka sqaruar më shumë DW nga mediat shqiptare? Apo, vetëm se e ka thënë DW? Bravo Rama! Je gjenial!

                      1. V
                        Vera

                        Po avash m ca paska qen rama kshu

                        1. I
                          Ira

                          Kto kan pjerdh

                          1. v
                            voni

                            akoma ju me kete muhabet shyqyr ju dha berisha me ca me u marr me trillimet e tij

                            1. l
                              luljeta

                              korrupsionin e ka ne gjak vetem saliu dhe rama eshte mese i paster nga kjo gjre

                              1. d
                                doni

                                Asnje prove dhe asnje fakt nuk ka per kete ceshtje keshtu qe rama eshte mese i paster

                                Lini një Përgjigje