“Durrës Yacht & Marina”, Belinda Balluku: Projekti më i madh ekonomik i vendit! Durrësi do të bëhet me 2 porte

30 Janar 2023, 10:55Politika TEMA

“Durrës Yacht & Marina”, Belinda Balluku: Projekti më

Zv.kryeminisrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Durrësi tashmë do të bëhet me dy porte ndërsa foli pak para nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”. Balluku shtoi se ky është projekti më i madh ekonomik në Republikën e Shqipërisë. 

Në fjalën e saj ajo theksoi se njëri do të jetë porti turistik dhe tjetri do të jetë tregtar. Balluku nënvizoi se ky port do të shtrihet në hapësirën 450 hektarë ndërsa shtoi se do të ketë lidhje me portin e thatë të Prishtinës e të Strugës.

“Shteti ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura dhe në fitim. Porti i Durrësit do të kthehet në një zonë rekreative dhe qytetarët do të kenë akses në vijën bregdetare që deri më sot ka qenë në funksion të mallrave. Do bëjmë një reformë shumë të thellë përsa i përket këtij autoriteti.  Durrsi tashmë do të bëhet me dy porte, porti turistik i marinës e jahteve dhe nga ana tjetër porti tregtar i “Porto Romanos”.

Kemi pasur mbi 40 aplikime nga kompani ndërkombëtare që do të marrin pjesë në tryezën e 1 shkurtit. Duket se ka një interes të lartë për këtë port. Ky do të jetë një port i lidhur me portin në Prishtinë e në Strugë. Kemi nënshkruar marrëveshjes. Do të jetë një port që do të shtrihet në 450 hektarë krahasuar më atë aktual. Është një port që do të jetë i aksesueshëm. Porti do të jetë me thellësi 16 metra”- tha ajo.

 

1 Komente

  1. L
    Liliana

    Populli shqiptar ka nevoje ne radhe te pare per zhvillimin e industrise perpunuese te pasurive te tokes dhe nentokes, pastaj te jahteve dhe hoteleve per te huajt dhe oligarket. Kjo "biba" po mban shume ne kurriz: edhe kryeministrine, edhe ministrine e transporteve, edhe ministine e ndertimit, edhe ministrine e hidrocentraleve ... edhe ministrin privte te financave te Rames!

    Lini një Përgjigje