Like & Share “të fut” në burg. Drafti i Alibeajt: Administratës t’i ndalohen komentet politike!

29 Janar 2023, 20:20Politika TEMA

 

Like & Share “të fut” në burg. Drafti i  Alibeajt:

 

Paralelisht me betejën elektorale në terren, politika po bëhet gati të përveshë mëngët edhe për një tjetër fushëbeteje, atë që zhvillohet pas ekranit të një kompjuteri.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit demokrati Enkelejd Alibeaj kërkon të ndalojë peshkimin e elektoratit ne rrjetet sociale duke i dhënë fund pëlqimeve dhe komentet e punonjësve të administratës në postimet me karakter politik në platformat online. Për këtë qëllim para se fushata elektorale të nisë zyrtarisht  deputeti  demokrat kërkon  ndryshimin e ligjit  për nëpunësin civil.

Nëpunësit civil ose punonjësi që  kryen një funksion jo politik në administratën publike i ndalohet të publikojë, të reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike të bëra në rrjetet sociale. Gjithashtu i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike”, sipas projektligjit.

Drafti i protokolluar në Kuvend, krahas neneve ndaluese, ka parashikuar edhe ndëshkime me burg për punonjësit e shtetit te cilët pëlqejnë apo shpërndajnë në rrjetet sociale të komunikimit veprimtari të politikanëve apo subjekteve të caktuara politike.

Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik, në administratën publike që vepron në kundërshtim me pikat, 4,5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal”, sipas projektligjit.

Ky nen i Kodit Penal parashikon  gjobë apo dënim deri në  6 muaj burg   për punonjësit e administratës, të cilët detyrohen të bëjnë fushatë zgjedhore kundra vullnetit të tyre për një subjekt të caktuar politik, por ligjvënësi demokrat synon që  i njëjti ndëshkim të  zbatohet edhe për punonjësit e shtetit që  i bëjnë  “Like apo Share”  aktiviteteve  me përmbajtje politike.

3 Komente

  1. J
    Jimi

    Ky antikomunist i teerbuar, kerkon ta trajtoj shtypin dhe masmedian njelloj sic trajtohej dikur ne sistemin qe lame pas ! Ky sot kerkon te vendose ligjin per denimin e agjitacion propogandes !? Hajde nipcja i Isa Toskes hajde !

    1. A
      Adriatik

      Po ky trap buke egjri ka ngren qe derdellis te tilla gjera .Si nuk i vjen zor se maban veten dhe per te mencur. Jazek i qofte.

      1. D
        Doktori

        Nip safi i kryekriminelit Isa Toska . Edhe mimikën e surratit e ka të shtirur. Është komplet i klonuar , dhe nuk mund të dalë nga linja .

        Lini një Përgjigje