Kreshnik Spahiu: Berisha do bojkotojë zgjedhjet, ja arsyeja

29 Janar 2023, 10:46Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: Berisha do bojkotojë zgjedhjet, ja arsyeja

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se është duke përgatitur bojkotin e  zgjedhjeve për të shmangur humbjen.

Sipas Spahiut, nëse Basha hyn në zgjedhje me vulën dhe logon e PD, do të garojë me një koalicion me 6 parti, çka sipas  tij do ta nxjerrë PD e Berishës pa asnjë bashki nga zgjedhjet e 14 majit.

“Sali Berisha është duke përgatitur bojkotin e zgjedhjeve. Sepse do shikoni në vijim që KQZ do refuzojë listën e komisionerëve të Berishës për zgjedhjet e 14 majit dhe Berisha është duke parë variantin e 2019, që të mos hyjë në zgjedhjet lokale për të shmangur humbjen.

Berisha është njeriu më pa shtyllë kurrizore në qëndrimet politike. Njeri më të pabesë se Berisha në politikë nuk ka”, tha Spahiu.

Sipas tij, Basha do të hyjë në zgjedhje me logon dhe vulën e PD në një koalicion me parti që kanë qenë aleate të Berishës, duke çuar në asgjësimin politike të Sali Berishës.

7 Komente

  1. T
    Trotski

    Po kujt i plasi qe Sali Kerma nuk po hyka ne Zgjedhje. ????

    1. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      krimineli berisha eshte misherimi i se keqes dhe fatkeqesi e kombit

      1. E
        Eni

        Sa lek te jep Rama o Niku?

        1. k
          kacaku

          O Nikuuuuuuu , kujdes ore babush se te ka ngjitur semundjen e shikimeve te enderave me sy hapur Taku torollaku .....kujdes se keshtu sic e ke nisur njerezit do vene ne diskutim dhe aftesite e tua te avukatit ose te njeriut te drejtesise ne pergjithesi .....do thone : Niku tere jeten e tij ka lexuar dhe i di permendesh perallat e vellezerve gjerman Wilhelm dhe Jakob Grimm .....jo per gje , se dhe Taku jo sot e neser jo neser por pasneser kaloj 3-4 vjet me imagjinata .....mblidhe mendjen Niku , nuk i fut njeri brenda ata , as njerin dhe as tjetrin ....e di arsyen ???? Ne krimin e korupsionit pak a shume jane te gjith ne kolpo ...keshtu qe ke te zesh dhe ke te lesh ...po filloj te shthuret pulovra sdo kete fund ....pothuajse gjithe politikanet , gjykatesit , prokuroret dhe perfaqesuesit e larte shteteror jane me vila ne Gjirin e Lalzit ....ti si thua ?? Me cfare u ben ?? Me kacidhet qe u jep shteti ??? Zgjohu Nikuuuuuuu , din ata te mbulojne njeri tjetrin ....te kujtohen akuzat e derguara ndaj njeri tjetrit midis hajdutit Metaj dhe kancerit digital ??? E di se ku jan sot ?? Ne nje llogore dhe kane nxjere kamikazet dhe taboret me dybeker dhe hajvaner , me kriminele ordiner qe u shkojn pas ne luft te hapur ndaj ligjit ....s'eshte e komplikuar Niku , nena ime thosh : koraku nuk ja nxjer kurre syte korakut .....

          1. F
            FK

            Ky robi cohet ne mengjes ne Gjermani, lahet e rruhet dhe vishet me kostum per te dale e thene gjera qe ne Shqiperi i di dhe femija e vogel, hajde e merre vesh. Tmerr kur mendon se ky manaxhon biznese ne Gjermani me parate e marra nga gjykates te korruptuar ne Shqiperi per emerime ne ato palo sistem drejtesie. Hajde se c'vete! Jo or shok jo, nuk i ka te gjitha fajet Berisha, jeni ju qe zhgerryheni ne pellgacet qe Berisha ka kontribuar t'i formoje po qe ju i keni bere keneta te qelbura.

            1. d
              demo

              Hajde re aman hyr ne zgjedhje,se edhe Rama do beje fushate per ty! U mesove me Ramiz Aline ti,,po s`ka me Ramiz Alia.Njehere ra Daci ne kos.

              1. D
                Demokrati

                Medemek Berisha shkon ne te semes?

                Lini një Përgjigje