Çështja McGonigal, Spartak Ngjela: Ka thënë gjë SHBA për Ramën? Akuzat e opozitës, novela të dobëta

3 Shkurt 2023, 12:06Politika TEMA

Çështja McGonigal, Spartak Ngjela: Ka thënë gjë SHBA

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar akuzat e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen e ish- zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. 

Ai tha se nuk ka asnjë provë që implikon kryeministrin Edi Rama në këtë çështje ndërsa i quajti akuzat e opozitës si novelë e dobët.

Sipas Ngjelës, këtë çështje e ka në dorë vetëm drejtësia amerikane dhe për aq kohë sa nga ana e saj nuk ka asnjë akuzë ndaj kreut të qeverisë, opozita duhet të heshtë.

“Këta nuk janë profesionistë por novelistë. Janë stisje. Çështja është në Amerikë. Deri tani nuk ka thënë ndonjë gjë për Ramën por për shefin e lartë të FBI. 

Pyetja është: Një shef i lartë i FBI do të pyesë Ramën për takimet? Nuk janë takime nëpër bodrume por të një përfaqësuesi të lartë të FBI.

Mbase ka ardhur për problemet e Shqipërisë. Fakti që ka dalë me penale në Amerikë, nuk ka të bëjë me Shqipërinë. Të tjerat janë fantazi. 

Janë politikë e nivelit të ulët. Nuk bëhen në asnjë vend të botës. Nuk e kupton dot opozita se ku fillon pushteti gjyqësor, mbaron gjuha jote.

Atje është arrestuar dhe mbahet me arrest shtëpie një shef i FBI që ka ardhur në Tiranë. Deri tani nuk ka asgjë. Ka thënë gjë Amerika? 

Duhet të flasë pushteti gjyqësor amerikan dhe jo ne. Nuk e di se kë duan të bindin por janë njerëz pa vlerë. Nuk mund të bashkëpunohet me ta", tha Ngjela në Abc News.

Ngjela komentoi gjithashtu edhe protestën e paralajmëruar nga opozita me 11 Shkurt. Sipas tij, kjo protestë nuk do të sjellë asgjë duke shtuar më tej se Berisha nuk ka më përkrahës edhe për faktin se PD është ndarë në dysh.

“Politika e ka bërë gjithmonë kudo. Krijon një artificë dhe mendon të bëjë protestë. Protesta nuk do të sjellë asgjë. Me kë do ta bëjë revolucionin. Nuk rrëzohen pushtetet me revolucion por me vota. Foltorja kur filloi pasi Saliu doli non grata. Logjika e dobët mbrojtjeje. Non grata për korrupsion.

Ti e ngacmon më tepër po të nxori provat. Ky kërkon të thotë se kam popullin me vete. Sa e ke numrin e popullit 40 mijë veta. 8 mijë veta si herën e fundit. Lëre ca ka thënë Berisha, kam qenë atje tek protesta e fundit. Berisha nuk ka përkrahës. Ata janë çarë në dysh, ata janë non grata“, tha Ngjela.

16 Komente

  1. D
    Dde

    Ec plako...rrofte Amerika..

    1. V
      Vranakonti

      Te lumt avokat. Pergigje e saket. Rama nuk ka faj,eshte takuar me njeriun e larte te FBI dhe kjo eshte normale.Ai eshte i FBI amerikane dhe shkon e takon cilindo ne shqiperi apo ne vend te tjera. Edhe takimet e Rames jane te ligjshme. Por Salin me shpuren e tij te foltores i ka zene paniku nga hetimi i gerdecit dhe 21 Janarit. Ne 14 Maj ata do ta shikojn verin e semes se populli nuk i do dhe nuk i voton.

      1. i
        il Vecchio Somario e Via Destinazione ________ ...

        Pordha e Gamorit Plak ´O´-oo-oooo ))) brenda ne Shpelle , ka motivuar edhe njiher gamort e Stanit , me eren e qelbur qe frymezon Pellitjet . Kori i Gamoreve ne Stanin Opozitare ne Histeri te papare nga kenaqsia e Pordhes se Gamrot Plake . kjo tregon se Gamori Plak merr frym ala bre shokeni ! haahahahahahahaahah Urraaaaaaaaaaaaa Liri DemoniEqi

        1. S
          SPAK

          Spartak Ngjela je i vetmi politikan profesionist!

          1. B
            Berti

            Ka folur shume drejt Spartaku

            1. D
              Drita

              Shume e vertet ato mund te takohen por sdomethene qe Rama ka gisht ne kete ceshtje

              1. L
                Lori

                Si gjithmone ka folur drejte Spartak Ngjela,opozita akuzon kot dhe kete e dime e ndaj sduhet ti veme vesh mjeraneve

                1. t
                  tosi

                  e ka then tamam amerika nuk ka bere asnje lloj akuze

                  1. t
                    tosi

                    shume mire ka then

                    1. t
                      tik lami

                      jan trillime nga mendja e pd

                      1. B
                        Beni

                        Po h pra ku ngriti akuza amerika ca flet kot ky berisha

                        1. A
                          Adi

                          Mezi pres te futet pas hekurave berisha me ate karrallojin meten se na lodhen

                          1. a
                            andi

                            po si mund te hedhesh akuza kur vete amerika nuk ka bere nje te tille? vetem opozita jone e mbaruar mund ta beje kete gje

                            1. k
                              kelment

                              Po ja pra qe rama nuk ka asnje gisht ne kete ceshtje te thurrur nga vet berishe ropshi

                              1. g
                                genci

                                Po ca jeni tu thon ore shpifsa ...e shef qe te gjithe jane pro rames pro se drejtes

                                1. O
                                  O lleshi

                                  O spurdhiak ĺepires spiun =0 vler cna can veshet

                                  Lini një Përgjigje