FOTOT/ Kancelari gjerman ndan pamje nga samiti në Tiranë: Shenjë shprese për zgjerimin e BE

7 Dhjetor 2022, 09:20Politika TEMA

FOTOT/ Kancelari gjerman ndan pamje nga samiti në Tiranë: Shenjë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram pamje nga Tirana, nga avioni mbi kryeqytet, gjatë rrugës së Rinasit dhe të tjera nga brenda Samitit. Scholz thotë se ky takim i liderëve europianë në kryeqytetin e Shqipërisë, është një shenjë shprese për zgjerimin e BE.

“Pothuajse 20 vjet më parë, BE i tregoi Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit. Por ne nuk kemi arritur aq larg sa mendonim në atë kohë. Prandaj është e rëndësishme që ky proces i anëtarësimit të fitojë tani një shtysë të re”, shkruan kancelari gjerman ndër të tjera.

"Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e familjes evropiane. Ky sinjal buron nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, ku mora pjesë sot së bashku me homologët e mi nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Është mirë që ky takim i rëndësishëm u organizua për herë të parë në vetë rajonin – në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Pothuajse 20 vjet më parë, BE i tregoi Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit. Por ne nuk kemi arritur aq larg sa mendonim në atë kohë. Prandaj është e rëndësishme që ky proces i anëtarësimit të fitojë tani një shtysë të re.

Sigurisht, si BE, ne kemi pritshmëri të qarta edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për shembull, ne presim që vendet e anëtarësimit të përafrohen me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. E kam thënë shumë qartë në Tiranë.

Samiti i sotëm ishte një angazhim për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Një hap i rëndësishëm i ndërmjetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor – dhe një shenjë shprese", shkroi Scholz. 

Lini një Përgjigje