
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se në zgjedhjet e Kukësit do të shihet influenca e bashkimit Berisha-Bardhi.
Ndërkaq, sipas tij ne çdo skandal të Partisë Socialiste ka më shumë shanse për fitoren e kësaj të fundit.
“Shqipëria ka një absurditet, që pas çdo skandali të socialistëve, socialistët e thellojnë fitoren.
Të shikojmë, mbase Berishën e shpëton Gaz Bardhi.
Është koha për të treguar se sa peshë kanë këto dy grupe parlamentare që janë bashkuar në 1,” – u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.
Sa te kete krricin e faros ne kompani foltorja e vicidolit dhe Bardh gazi e kane te sigurte fitoren spektakolare ne Kukes.
Po, po do ta shpëtojë gaztorja Bardha, aq sa e shpëtoj në Vaun e Dejës, ku edhe pse u përfshi direkt në fushatë në mbështetje të Zef Hilës, kandidatit të Salehut humbi. Gjithsesi ky plot dinjitet i dha dorën dhe uroj fituesin kundërshtar të tij. Të shohim a do ndodhë kjo në Kukës, gjithmonë, nëse me 'kontributin' e Bardhës, do përsëritet Vau Dejës.