Rama uron komunitetin hebre: Historia mes dy popujve tanë, respekt i ndërsjelltë

15 Shtator 2023, 17:20Politika TEMA

Rama uron komunitetin hebre: Historia mes dy popujve tanë, respekt i

Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre në mbarë botën për Vitin e Ri Hebre.

Në një postim në rrjetin social X, Rama ka sjellë në kujtesë lidhjen e veçantë që ekziston mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

Kreu i qeverisë shkruan se është i privilegjuar që ka kontribuuar gjatë këtyre viteve për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Teksa dielli ka perënduar dhe ka nisur Viti i Ri Hebre, i shpreh urimet e mia më të ngrohta komunitetit hebre në Shqipëri, Izrael dhe në mbarë botën. Rosh Hashanah është kohë reflektimi, ripërtëritje dhe shprese, e teka jemi në pragun e një viti të ri, le të vlerësojmë lidhjen e rrënjosur thellë mes popullit hebre dhe shqiptar.

Historja jonë e përbashkët është dëshmi e unitetit dhe respektit të ndërsjelltë. Gjatë kohërave më të errëta, Shqipëria ka qenë fener shprese dhe strehimi për komunitetin hebre. Angazhimi i kombit tonë për të mbrojtur jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit është një kujtesë prekëse e vlerave tona të përbashkëta dhe fuqisë së lidhjes tonë.

Vitet e fundit kam pasur privilegjin të kontribuoj në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Bashkëpunimi ynë në fusha të ndryshme, nga tregtia e deri te kultura ka pasuruar dy kombet tona dhe ka hapur rrugën për një të ardhme më të ndritur. Jam krenar për hapat që kemi bërë së bashku dhe jam i përkushtuar për të thelluar më tej partneritetin.

Teksa mblidhemi me njerëzit e dashur për të festuar Rosh Hashanah, qofshi të bekuar për një vit të mbarë. Le të vazhdojmë të forcojmë lidhjen e veçantë midis dy popujve tanë dhe të punojmë për një botë në paqe, prosperitet dhe mirëkuptim”, shkruan Kryeministri Edi Rama në urimin e tij.

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    hem cifut hem kuq hera e pare qe shof

    1. V
      Vranakonti

      Bravo Kryeminister.

      1. E
        Erdogan

        1913en dhe ky flet per "Historine e Arnauteve"! Kaq Idiote e consideroni ketecpopull o Rama? Qe nga koha e majmunit deri sa u hap Mesonjetorja e pare shqipe kishte vetem Skolio Greke dhe Kisha Greke Orthodhokse ne komunitetin jo turk,kurse nga Turkoallvanosat kishte vetem Skoliot Turke dhe Xhamija Arabe. Fakti i 1450 Skolio Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit te mohuar nga you o Rama te duket "E Ndershme"?

        Lini një Përgjigje