Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak një pagesë prej 122 mln lekësh që Bashkia e Kavajës kishte bërë në datën 22 gusht për inceneratorin e Tiranës. Kjo i hutoi jo pak këshilltarët e opozitës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Por, teksa Veliaj po debatonte me këshilltarët e opozitës, mësohet se Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga Fisnik Qosja i PD dhe i zgjedhuri i Sali Berishës, ka kryer edhe një pagesë tjetër për inceneratorin. Kryebashkiaku i Kavajës ka miratuar sot edhe 159 milionë lekë të tjera për inceneratorin e Tiranës. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.
Nxjerrja e fakteve të reja që tregojnë pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratortin eTiranës njëherë në gusht 122 mln dhe ditën e sotme 159 mln, sollën konfuzion në radhët e këshilltarëve të djathtë, të cilëve panë se si u ra alibia për të sulmuar Veliajn.
Pagesat do vazhdojnë deri kur te mbaroje koncesioni,qe tani drejtohet nga drejtesia.Jeta vazhdon plehra do te kete se eshte normale si te majte si te djathte.Sigurisht do te vazhdoje edhe SPAK u punen e vet per korrupsionin qe ka ndodhur,por do te vazhdojme edhe rrenat e politikaneve dhe gazetareve,sidomos portaleve qe nuk kane frena fare
Erionin nuk e shpeton kjo se bashkia kavaje e gjeti konc dhe eshte e detyruar te paguaje...