FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Edhe Kavaja ka derdhur detyrimet për impjantin

15 Shtator 2023, 18:01Politika TEMA

FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Edhe Kavaja ka derdhur detyrimet

Bashkia e Kavajës, e drejtuar nga Fisnik Qosja, kryetar i koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka derdhur plot 122 milion lekë në arkat e inceneratorit të Tiranës, duke kryer kështu të gjitha pagesat për shërbimin e trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Faturat që mbajnë firmën e kryetarit të zgjedhur nga Berisha dhe Meta, u publikuan sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe janë të datës 22 gusht, disa muaj pasi Fisnik Qosja u betua si kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Një fakt i tillë provohet jo vetëm nga pagesa e kryer nga Thesari, por edhe nga banka, që tregojnë kalimin e kësaj shume nga Bashkia e Kavajës, direkt në llogarinë e kompanisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak faturat e pagesave që Bashkia e Kavajës ka bërë për inceneratorin e Tiranës, duke paguar për shërbimin e mbetjeve. Veliaj tha se Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga opozita, ka paguar 122 milionë lekë në 22 gusht.

“Bashkia e Kavajës, në 22 gusht, e ka paguar inceneratorin 122 milionë lekë. Bashkia e Kavajës që e drejtojnë këta. Këta thonë: Në Kavajë do ta bëjmë pastrimin. Janë ca hipokritë që flasin gjithë ditën dhe kanë vajtur të parët të paguajnë lekët atje, sepse Kavajën nuk duan ta lënë pis, kurse Tiranën duan ta lënë pis, ngaqë e kuptojnë se pis e lanë. Këta janë ca hipokritë dhe është turp që çuna të rinj i japin fytyrën Saliut, që goca të reja i japin fytyrën Ilir Metës, sepse në të vetmen bashki të vogël që drejtojnë, në 22 gusht, në mes të pushimeve, vajtën e i paguan ‘xhixhat’. Këta e kuptojnë që nuk ka gjë pa lekë dhe vajtën në mes të verës, paguan 122 milionë lekë. Sepse edhe kur e menaxhon shteti, ka kosto”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se sot Tirana është qyteti më i pastër, ndërsa i cilësoi akuzat e këshilltarëve të djathtë hipokrizi. “Bashkia e Tiranës është sot më e pastër se zhuli që latë ju, është pa atë renë veshtullore që prodhuat ju, është pa ata njerëzit që turreshin për të marrë plehra. Është sot qyteti më i pastër në Ballkan. Vajtët latë pushimet dhe paguat inceneratorin e landfillin për Kavajën, që e drejtoni vetë dhe ndërkohë thoni: “Bëni si them unë, por jo si bëj unë”! Tirana do të vazhdojë të jetë qyteti më i pastër në Ballkan dhe pikërisht se ju e bëni pis, s’keni për të fituar kurrë! E kuptoj që ju ra si bombë kjo e Kavajës, por na tregoni shembullin që t’ju ndjekim. Shembulli që bëtë është që vajtët me rroba banjo të paguani. Siç vajtët me tanga, me reçipeta, me rroba banjo, më 22 gusht ta paguani, tani ne që jemi të veshur me kostum do shkojmë ta paguajmë, sepse nuk mund ta lëmë dot Tiranën në dorë të zhulsave”, theksoi më tej Veliaj.

 

FOTOT/ Zbulohen faturat, Berisha del bllof! Edhe Kavaja ka derdhur detyrimet

8 Komente

  1. R
    Reci

    Me tanga recipeta dhe paruke e ka zakon te vishet veliaj ne kohen e lire, prandaj i duket e zakonshme te permendet

    1. n
      nje banor i Tiranes

      Shiko punen Erion , mos u merr me nje te lojtur nga mendja si Sala . Ndersa ty Reci , po te rekomandoj : ha m.t , ha , derisa te ngopesh .

      1. M
        Mino

        Cilen pune te shikoje??? Veliaj vec vjedh mashtron dhe abuzon

    2. R
      Real

      Po pse po i reklamon keto pagesa more hajdut apo e don Berishen per noter.

      1. S
        Specialisti

        Z.Veliaj Ne tabele del qe jane paguar 12,247.235 leke. Ti thua 122 milion leke. Flet me te vjetra ? Ti je i ri e nuk kishe lindur , kur paraja u ndryshua ne vitin 1964. FOL ME TE REJA.

        1. E
          Editori

          Sot u mbajt mbledhja e keshillit bashkiak te Tiranes ku ne rendin e dites ishte çeshtja e shumeperfolur e furrave per mbeturinat. Keshilltaret e djathte kerkuan qe te ndalohen pagesat ndaj shoqerise qe operon me konçesion furren e Tiranes per sa kohe qe nuk jane hetuar akuzat e ngritura ndaj saj per korrupsion e tarifa abuzive. Kryetari i Bashkise e hodhi poshte kerkesen e keshilltareve te opozites dhe u kujtoi atyre se para disa javesh Bashkia e Kavajes, qe kontrollohet nga te djathtet, ka bere nje pagese te ngjashme ndaj te njejtes kompani. Gjate fjalimit te tij kryebashkiaku perdori gjuhe mjaft te ashper dhe ne disa raste fyerese ndaj keshilltareve te krahut tjeter. Per respekt ndaj lexuesve, keto fyerje kemi zgjedhur te mos i riprodhojme ne gazete.

          1. P
            Patronazhisti i Ajola Xoxes

            Dy kurva rrence ka Shqipnia, nje Rama e dy Velia/

            1. S
              Shuki

              Shkurt dhe sakte

            Lini një Përgjigje