Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’? Balla: Po ndryshojmë ligjin! Firma e ‘non grata-s’ nuk merret parasysh

30 Janar 2023, 11:29Politika TEMA

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’? Balla:

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka thënë sot edhe një herë se firma e Sali Berishës nuk do të merret parasysh në asnjë rast.

I pyetur nëse do të ketë një komision hetimor për çështjen e dosjes së agjentit të FBI, Balla tha se mazhoranca po merret me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore.

“Lidhur me komisionet hetimore ne kemi ngritur një komision të posaçëm për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Janë plot 6 të tilla dhe që duhet të adresohen edhe nga Kuvendi i Shqipëri. Që nga viti 2004 deri më sot në vitin 2022 nuk janë future në legjislacion vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket kësaj çështjeje mund të them që kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që çdo parlament do të zgjidhte të njëjtin parim.

Kemi një person ‘non grata’ nga SHBA që është turpi këtij Kuvendit dhe ne me vendimmarrjen tonë politike nuk do ta marrim në konsideratë firmën e tij”, tha ai.

 

1 Komente

  1. K
    Kartela, barona, biznese amazona

    Por clidhje ka vendimmarrja politike e balles? Sado i keq Saliu, ai eshte anetar parlamenti te cilit firma i vlen barazisht me kedo tjeter sipas Kushtetutes dhe KPr. Keto qe thote Balla, mund te keqperdoren shume! Sot sepse je non-grata, neser sepse fole kunder pushtetit, mund te te hiqet firma per te ngritur hetime? Per mua duket se politikanet duan te garantojne qe do jene gjithmone jashte hetimi per te fshehur punet e pista. Sepse ne fund te dites kur paguhen me rrogen tone dhe punojne me voten tone per te miren tone, ne qytetaret kemi te drejten te kerkojme qartesi dhe drejtesi.

    Lini një Përgjigje