Kush s’ka punuar mirë, fatin e tij e mëson në Asamblenë e 16 marsit?

12 Shkurt 2024, 17:22Politika TEMA
Kush s’ka punuar mirë, fatin e tij e mëson në

Nëse zgjedhjet e përgjithshme do të zhvilloheshin nesër, Edi Rama me një precizion të plotë, e di sot sa vota merr Partia Socialiste.

Në funksion të kësaj dhe zgjedhjeve të 2025, ishte skanimi situatës në bazë ku përfshinë 400 anëtarët e Asamblesë në kryqëzimin raportimeve ardhur nga baza.

Po ashtu u prezantuan edhe të dhënat e përftuara përmes raportimeve online në Platformën e Ri-energjizimit.

Më poshtë janë të dhënat e siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ku tregohet përqindja sa është numri Organizatave Socialiste të cilat kanë raportuar në këtë platformë.

Raportimet në Platformën e Rienergjizimit të PS:

Lezha 100%

Berati 100%

Gjirokastra 100%

Dibra 100%

Elbasani 97.8%

Durrësi 95%

Tirana 94%

Vlora 94%

Fieri 90%

Korça 90%

Shkodra 46.5%

Megjithëse ka fituar 3 mandate Edi Rama e bëri të qartë se ai asnjëherë nuk kënaqet me veten, punët e qeverisë dhe të partisë.

Kryesocialisti paralajmëroi një fitore shembullore në zgjedhjet e 2025 krahasuar me të gjithë proceset e shkuara zgjedhore.

E për ta arritur këtë, mesazhi që i përçoi Asamblesë përmes skanimit të çdo qelize të PS në bazë ishte i qartë.

Organizatat Socialiste duhet të vetë-korrigjohen sa më shpejt në aspektet që lidhen me antarësinë fiktive, mospërputhjet mes partisë dhe elektoratit, shtimi grave dhe vajzave në parti, të hequrit dorë nga një parti e mbyllur dhe me një prezencë të shtuar të organizatave në komunitet.

Kritikat e artikuluara ndaj të tijve ishin një paralajmërim se Partia Socialiste nuk mund të flejë e qetë mbi dafina si pasojë e asaj çfarë po ndodh në kampin Berisha-Basha-Bardhi.

Të dielën Edi Rama pranoi autokritikën sa teknike dhe politike të disa prej anëtarëve të Asamblesë që nuk kishin punuar sa duhet.

Të tjerët jo aktivë dhe larg pritshmërie të skuadrës Rama, do ta mësojnë fatin e tyre mbase në asamblenë e ardhshme me 16 Marsit, ose në kongresin e Qershorit ku nuk përjashtohen ndryshime jo vetëm në nivel drejtuesish politik në qarqe.

3 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Hahaha. Ka shku për lesh ky dhe PS-ja që ja vodhi socialistëve. Rienergjiza dhe Rienerdjathi. Krimi më i madh që është bërë idealeve të socialistëve duke ju shplarë trurin dhe duke i shitur iluzionet si realitet. A i thërrasin PS-istat se si do hanë njeri tjetrin kur ky shalgjati të mos jetë më?

    1. M
      Me emër

      Ore pi ça jan kto. Nai msoni edhe ne të PD.

      1. N
        Nje i Moshuar

        Zoti Kryeminister dhe Kryetar I Partise Socialist : Ne qofte se zgjedhjet. do beheshin neser ju si Parti Socialist do dilnit I HUMBUR ,per te vetmen ARSYE , se ju ka dale LOJA ne shesh e bere nga KrimineliSali dhe dhe te paret e PS-Se deri sa kaardhur tek ju Partia ,dmthene mbroni njeri tjetrin.Kete e vertetoi shkrimi i Hipokritit Mejdani dhe i biri Servet Pellumbit qe ka pas rol kryesor ne PS .Keta te dy kane thene te verteten e nje loje te piste ne kuris te ketij populli te gjore kesaj si do ja vini emrin ? Prandaj nuk e denoni dot Berishen sepse jeni te gjithe per tu denuar i keni bere bashke tegjitha te keqijat ketij populli , FLAMURIN e mban BERISHA .

        Lini një Përgjigje