Lufta me Iranin: A i sollën telashet muxhahrdinët e Manzës?!

3 Gusht 2022, 17:46Politika TEMA

Lufta me Iranin: A i sollën telashet muxhahrdinët e Manzës?!

Nga Ylli Pata

Irani, është një shtet i madh i Lindjes së Mesme, që qeveriset nga një autokraci e “ajatollahëve” dhe një oligarkie financiare e politike e një grupi fanatic islamik shiit. Ai ka aktivizuar një nga potencialet më të mëdha të shërbimit të tij sekret, grupin e luftës kibernetike që asistohet e mbështetet nga Moska në një luftë kibernetike me shtetin shqiptar.

Një luftë që vijon edhe këto ditë, pas një tentative për të çarë databazen elektronike të shtetit shqiptar. Një faqe me domen rus, kërcënon çdo ditë se do të  publikojë dokumente zyrtare, që qëllimin e kanë dyfish. Të shantazhojnë qeverinë e të ndikojnë politikisht brenda për të trazuar ujrat në vend për të arritur një qëllim politik të tyre.

I cili është që të ndalohet Samiti i Opozitës së bashkuar iraniane, që ishte planifikuar në korrik. Po çfarë rreziku paralajmëronte ky samit për regjimin Iranian?

Teherani sot është në një krizë të stërgjatur nga sanksionet ndërkombëtare, dështimi i një sistemi politik oligarkit, e natyrisht nga dobësimi i aleatit kryesor të tij: Rusisë së Vladimir Putinit.

Në Tiranë, ishte parashikuar që të mbahej një takim i gjerë i opozitës iraniane, ku përveç muxhahidinëve Khalk, do të vinin edhe eksponentë e përfaqësues së grupimeve të moderuara fetare që janë për të ndryshuar regjimin në Iran.

Muxhahidinët janë një grupim politik që ka lindur në Iran, pikërisht në kohën e grushtit të shtetit të viteve 50, kur u rrëzua kryeministri i parë e i vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike Mohammad Mosaddegh.

Muxhahidinët, një parti politike e majtë radikale në fillimet e saj, kundërshtuan grushtin e shtetit që solli në pushtet Shahun  Mohammad Reza Pahlavi. Luftuan kundër tij dhe u persekutuan egërsisht. Ata mbështetën revolucionin e vitit 1979, por që më pas u kthyen në opozitarët e Ajatollah Kohmeinit, pasi nuk kërkuan zëvendësimin e një diktature me një tjetër, por një Iran liberal dhe parlamentar.

Kjo solli një persekutim të tyre dhe më pas ata u strehuan në Irak, duke marrë përkrahjen e Sadam Husseinit. Në vitet e luftës Iran-Irak, muxhahidinët u përdorën nga Sadami si mekanizëm politik. Megjithatë, pas rrëzimit të Sadam Husseinit, ata mbajtën një qëndrim neutral në Irak dhe banonin në një kamp të gjithë bashkë. Në Irakun postSadam erdhën në pushtet partitë shiite që vendosën marrëdhënie të afërta me Iranin. Pas kësaj nisi një persekutim i vazhdueshëm e sulme me raketa ndaj kampit të Ashraf në Irak prej Teheranit, kryesisht forcave Qouds të Gardës Revolucionare që drejtoheshin nga gjenerali Qazim Sulejmani, që u vra para dy vitesh nga një dron amerikan në Bagdad.

Muxhahidinët, të cilët në pjësën më të madhe të tyre janë njerëz të shkollur e të trajnuar, bashkëpunuan me SHBA kryesisht për të zbuluar përpjekjet e Teheranit në mënyrë sekrete për të ndërtuar armën bërthamore. Në këtë rast ishin superefektivë. SHBA vendos që t’I zhvendosë në një vend aleat e si i tillë zgjidhet Shqipëria. Të parët vijnë në Shqipëri në vitin 2013, kur kryeministër ishte Sali Berisha, i cili pranon të vijnë vetëm një pjesë. Një vit më pas, Edi Rama, tashmë kryeministër vendos që të pranojë të gjithë iranianët opozitarë që ndodheshin në Irak. Pas një jetese pranë një ish-universiteti privat afër City Park-ut, ata ndërtuan me paratë e tyre një kamp të mirëpajisur  në Manzë.

U bënë tashmë 8 vjet nga ajo marrëveshje e Edi Ramës me John Kerry-n, dhe iranianët e Manzës janë bërë si të shtëpisë. Megjithatë, muxhahidinët, përveçse jetojnë në Shqipëri, janë edhe aktiv në politikën e Iranit. Ata janë një opozitë në mërgim, e një një farë mënyre edhe një qeveri në ekzil. Mirjam Ashravi është shefja e kësaj opozite, ku ka edhe një portal në shumë gjuhë, mbi të gjitha në gjuhën shqipe.

Muxhahidinët janë kujdesur shumë që në Shqipëri të mbajën një marrëdhënie politike të qetë, që të mos i sulmojnë, sidomos me PD-në dhe politikanët e saj. Sali Berishën dhe Ilir Metën e kanë thirrur shpesh në Manzë, e zëdhënësit e muxhahidinëve u bëjnë shpesh like në rrjete sociale postimeve e lajmeve të mediave të familjes Berisha, edhe pse shqip nuk kuptojnë fare.

Por realisht, ata që i kanë sulmuar kanë qenë pikërisht qarqet pranë Berishës dhe Ilir Metës, të cilët janë bërë pjesë e propagandës fake të shërbimit sekret Iranian. Shërbimi sekret shqiptar ka kapur planin e plotë të njerëzve të rekrutuar nga spiunazhi iranin me njerëz të mediave pranë opozitës që edhe janë paguar për lajmet për të sulmuar muxhahidinët. Pas kësaj kanë ndodhur edhe largimet demonstrative të ambasadorëve dhe disa diplomatëve nga qeveria shqiptare si “të padëshirueshëm”. 

Siç dihet tashmë ka pasur edhe një tentativë për akt terrorist në kampin e vjetër muxhahidinëve. Po sërish këtë të fundit, nuk reshtin të mbajën një marrëdhënie të mirë me opozitën dhe njerëzit e saj. Mjaft jurist pranë PD janë punësuar në grupin për të drejtat e njeriut të opozitës iraniane, apo edhe analistë anti qeverisë janë pjesë e enturazhit mediatik të muxhahidinëve në gjuhën shqipe.

Po a ishin muxhahidinët që i sollën telash Tiranës? Angazhimi i Shqipërisë në strehim dhe mbrojtje të tyre ishte pjesë e një marrëveshje me SHBA, si garantuese e sigurisë së tyre. Ky është një angazhim politik i Tiranës si aleate e SHBA, e si i tillë ka edhe risqet e veta, por politikisht ky është një akt politik mjaft i rëndësishëm.  SHBA ja kërkoi Shqipërisë që në fillim këtë angazhim dhe Tirana i tha PO, e ky është një zhvillim që tregon seriozitet politik. Në aspektin moral, vendimi i Tiranës është id rejtë se ka përkrahur viktimat e një regjimi tiranik. 

I cili natyrisht ka edhe reperkusionet e veta, siç është edhe sulmi i fundit, por që natyrisht ka edhe mbështetjen e SHBA në përballimin e tij. Veçse muxhahidinët, si banorë tashmë jo të rinj të Shqipërisë, do të duhet të jenë më të hapur në krijimin e një komunikimi të drejtë me publikun shqiptar. Që ta informojnë për këto fakte që ata i njohin mirë. Zëdhënësit e tyre, sa bëjnë tentativa për të bërë për vete “intelektualët opozitarë”, do të duhet të sqarojnë më mirë situatën. Sidomos atë të ditëve të fundit.

Unë kam qenë ndër gazetarët e parë që i kam takuar muxhahidinët dhe i kam ndihmuar për kontaktet me media e grupe të shoqërisë. Po sa herë që kërkoj informacion mbi zhvillimet që ndodhin, ata hezitojnë edhe nga natyra konspirative e tyre. Megjithatë, shoqëria shqiptare në mikpritjen që u ka dhënë, do që të dijë më shumë se ç’po ndodh, e ata dijnë shumë për këto zhvillime.

TemA

6 Komente

  1. S
    Semi

    A paguajne o Pat? Nese paguajne ok...hallall ta kesh....une di qe paguajne mire...kaq...

    1. M
      Martin

      QENDRIMI I METEJSHEM I muxhahidinëve NE SHQIPERI ESHTE KATASTROFIK PER QEVERINE RAMA DHE DEMOKRACINE E BRISHTE NE SHQIPERI.

      1. k
        kthhh

        Nqs do favore nga Amerika atehere duhet ti besh favore. Strehimin e muxhahardineve e kerkoi fillimisht Bush dhe me pas Obama.Edhe qeveria e Berishes dhe ajo e Rames kane dhene aprovimin. Eshte nje rrezik qe duhet marre per te pasur perkrahjen e Amerikes.

        1. 3
          300 evro

          Dakort,ishte nje problem qe duhej ndihmuar Nato ose amerika,tani kaloj ajo emergjenc .Perse duhet te mbante ne shtepin tone fiton e dinamitit qe eshte gati te shperthej?Populli la nje metafor te bukur,pula nuk ke dhe ja ben ish .Ti shoqerojn ne amerik ose vend tjeter,shqiperia nuk e ka ate luks te perballet me ruset,iranianet,greket,server e ku ta di une,te largohen ,nuk jemi ne gjendje ti kontrolloj.

          Lini një Përgjigje