Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të! Nga fjalët duhet të shohim vepra premtuese

26 Shtator 2023, 09:25Politika TEMA

Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ministerialin euro-ballkanik të ministrave të Ekonomisë nga BE-ja që po mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se ndihet krenar për faktin se Shqipëria do të organizojë samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Rama theksoi gjithashtu se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa vendet e rajonit kanë nevojë për unionin. Sipas kryeministrit, ka ardhur koha që ta kalohet nga fjalët premtuese tek veprat.

“Së pari, jam i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj me gjithë zemër kancelarin Scholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vendi mikpritës.

Së dyti, dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre. Ashtu siç u shpreh Merkel, është rritur një pemë mjaft e fortë dhe e shëndetshme.

Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të marrë frytet. Në këtë moment përcaktues për Evropën dhe bashkësinë tona të vlerave që është komuniteti i përbashkët i vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe ajo se çfarë po ndjejmë nga të gjitha komunikimet dhe bisedat me miqtë tanë të mëdhenj të BE-së.

Ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më sy hapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka për BE. Besoj se nuk e teproj nëse them se BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE.

Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE që të diskutojmë rreth temave më thelbqësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona, duke përfshirë lidhjen me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE.

Do të duhet të diskutoj për diçka krejt të re, që edhe njëherë 5 vjet më parë, ishte e papërfytyrueshme. Planin e ardhshëm të BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE ndërkohë që për procesin e integrimit çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta të shtëpisë.

Nga fjalët premtuese, duhet të nisim të shohim vepra premtuese. Mund të mos biem dakord për shumë gjëra në rajon, mund të jemi ende çështje të rëndësishme të pambyllura në këtë rajon por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë për t’u marrë është të përpiqemi të biem sa më shumë dakord dhe të bëjmë sa më shumë së bashku, dhe së më shumë kemi bërë gjëra së bashku, aq më shumë kemi parë përfitime.“, theksoi Rama.

8 Komente

  1. F
    Filmi

    L'Europa ha bisogno della Sicilia e la Sicilia ha bisogno d'Europa.

    1. E
      Ema

      Te dyja palet kane nevoje per njeri tjetrin si BE ashtu dhe ballkani perendimor

      1. K
        Klea

        Boll kemi degjuar fjale nga BE eshte koha e veprave

        1. I
          I hipnotizuar nga Mashtruesi Brukselit

          BE-ja per Ballkanin Perednimore eshte nji Alibi nji Loje /Gracke ku bien brenda Naivet Shqiptare e Maqedone , dhe Realizihen Planet e Greqise e vendeve qe kan interesa Teritoret e Shqiperise e Maqedonise Veriut o ju dhjefte Kurva Plake ne ato Uturake (kafka boshe ) . Zgjatja e pafundeme ,bllokimi i cdo shanci Integrimi ne BE i popujve te Ballkanit Prendimore ,qe nenkupton ,bashkepunim - shkembime ekpserincash ne te gjitha fushat ,pra shqip _ qe popujt Shqiptare e Maqedones te punojne jetojne , mesojne , kultivohen me rregullat e Kulturen e vendeve BE ,te disiplinohen e ndergjegjesohen ne shume aspekte te jetes e prekim Realitein Europian , __________, tregon qarte Hipokrizine e BE-se ! Sepse nqs do vertete e i kerkon integrim ne BE popujve te Ballkanit Perendimore me Fjale - Medieve apo Takimeve , s'mundet ti Bllokosh integrimin ne Praktike . Pra , BE-ne eshte mire qe sot per sot ta harrojme nqs nuk duam te biem ne pozita vetshkaterruese . BE-ja di ne Detaje te gjithe Politikat Kriminele te Shoviniste te shtetit Grek, nderhyrjet e sulmet agresive Politike vs Shqiperise dhe Hesht .Heshte sepse pret qe me presione e bllokime te arrije qe t'i imponoje Shqiperise deshirat e Greqise . KM jone duhet te bej nj shparje trurit me uje te ftoht

          1. g
            gazi

            shume e vertete te dyja kane nevoj per njera tjetren per nje te ardhme me te mire

            1. A
              Armela

              shume te nderuar te presim samitin e berlinit ne vendin tone

              1. F
                Fredi

                Bashkimi ben fuqine ndaj mund te themi se te dyja palet i duhen njera tjetres

                1. A
                  Arber

                  E ardhmja eshte me e mire ku ka fryme bashkepunimi

                  Lini një Përgjigje