Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi nuk ndihmon në qetësimin e tensioneve

21 Nëntor 2023, 10:57Rajoni TEMA

Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi nuk

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të martën në Beograd, ka thënë se ngritja e gatishmërisë ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit të Kosovës nuk i shërben përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe zbutjen e tensioneve.

Stoltenberg ka thënë se mirëpresin “koordinimin e ngushtë” midis Ushtrisë së Serbisë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), por edhe propozimin e fundit të Bashkimit Evropian (BE) për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke e konsideruar njëkohësisht hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

“Grumbullimi i Ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit të Kosovës nuk ndihmon. Unë mirëpres koordinimin e ngushtë midis Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it. Unë llogaris në të gjitha palët për të ulur tensionet dhe unë e mbështes themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ky do të ishte çelësi drejt normalizimit”, ka deklaruar Stoltenberg.

Shefi i NATO-s ka komentuar edhe sulmin e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFORit në fund të muajit maj në Zveçan dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjë në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, derisa ka bërë thirrje që përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Ai ka mirëpritur gatishmërinë e Serbisë për bashkëpunim.

“Në muajin maj, trupat e KFOR-it janë sulmuar, duke plagosur 93 prej tyre. Ata kanë marrë lëndime që ua kanë ndryshuar jetën. Në shtator, ne kemi parë një shpërthim të dhunshëm në Kosovë. Kjo është e papranueshme. Faktet duhet vërtetuar. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. E mirëpres që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë”, ka thënë Stoltenberg.

 

1 Komente

  1. s
    shum mir i thot pederit serb

    vec mo te jet joshur nga bute e vic-it thuj ,e i ka kerku me ja hy me llap Kodrinave seksi mbi Stol ,se cfar s'bo vak mer putanash ne Politike

    Lini një Përgjigje