Hakimi, njeriu i finales së Champions për PSG, ku rigjen Inter: Diçka e veçantë

8 Maj 2025, 09:39Sport TEMA
Hakimi, njeriu i finales së Champions për PSG, ku rigjen Inter:

Achraf Hakimi ishte “lojtari i ndeshjes” në Parc des Princes në gjysmëfinalen e kthimit të PSG kundër Arsenal: një gol për fitoren e dytë pas asaj të ndeshjes së parë në “Emirates”, por mbi të gjitha një ndeshje shpërthyese në aspektin taktik dhe fizik, ku shpesh ka bërë diferencën në krah. Në prag të 31 majit, ditës së finales së Champions League, për anësorin maroken do të ketë një përballje brenda përballjes, kundër Inter, klubit që e hodhi në orbitën e të mëdhenjve të Europës: “Për mua do të jetë një finale e veçantë”.

Finalja e Mynihut do të jetë e veçantë për tifozerinë interiste, dhe jo vetëm sepse do të luhet finalja e dytë në tre vite, pas kualifikimit heroik kundër Barcelonës. Sepse në fushë, si kundërshtar, do të jetë edhe Achraf Hakimi, i cili veshur fanellën zikaltër vetëm një sezon, në 2020-2021, por aq sa për të fituar një titull kampion dhe për të mbetur në zemrën e Curva-s. Katër vite më vonë (dhe tetë trofe me PSG-në), marokeni dhe Interi kryqëzojnë sërish rrugët e tyre.

Me trofeun e MVP-së në duar dhe me kënaqësinë që ka kontribuar konkretisht në arritjen e finales së dytë të PSG-së në Champions, mendimi pas ndeshjes i Hakimit nuk mund të mos ndalej te përballja e veçantë që e pret: “Interi është një skuadër e madhe, i njohim karakteristikat e tyre dhe i pamë edhe dje. Për mua do të jetë padyshim një finale e veçantë dhe do ta përballojmë me motivim të madh. Por ne duam të fitojmë Champions-in tonë të parë,” – tha për mikrofonat e Sky. “Tani e shijojmë momentin, por do të jetë e veçantë të ritakoj ish-shokët dhe ish-skuadrën time,” – vazhdoi më tej për kamerat e Prime. “Ka qenë një etapë e rëndësishme në karrierën time… Sommer? E pashë ndeshjen dje. Ai dhe Donnarumma janë dy portierë shumë të mëdhenj.”

Në kthimin në Parc des Princes, Hakimi ishte ndër më të mirët e Luis Enrique-s në një PSG që më në fund konfirmoi se ka gjetur formën taktike dhe mendore perfekte, aq sa arriti ëndrrën e finales së Champions-it. Anësori 27-vjeçar i lindur (dhe i rritur futbollistikisht) në Madrid ishte i papërmbajtshëm, dhe jo vetëm për golin që i dha epërsinë 2-1 parizienëve në minutën e 72-të. Pak më herët kishte qenë edhe autori i goditjes që u ndal me dorë nga Lewis-Kelly, e cila më pas u ndëshkua me penallti nga VAR-i, në minuta aq të tensionuara sa i çuan në kaos lojtarët dhe tifozët.

2 Komente

  1. s
    spata

    Do jet finalja me skandaloze e kupes se Kampjoneve te Evropes .Kjo per shkak te prishjes se basteve qe jane hedhur ne fillim e gjate Kupes se Kampjoneve .Te dy skuadrat nuk e meritonin kete trofe por ja qe bastet duheshin prishur qe te fitoje UEFA .Kjo u realizua nepermjet gjyqtarve te kompromentuar.U duk qysh ne ndeshjet e gjysem finaleve .Si Interi dhe PSG u favorizuan ,duke u lejuar te bejne lojen e tyre ,pa u marr parasysh faullat e renda,pozicjonet jashte loje e penalltit idjoteske . Nuk diskutohet qe Barcelona dhe Arsenali dhane nje futboll klasi.Barcelona ishte shume prane finales ,por gaboj stafi drejtues .Nuk mori parasysh se Interi ndoqi nje taktike te njohur. Presjon qysh ne minutat e para ,gje qe nuk u muar parasysh se mund te hanin gol . Bene gol po me te njejten taktik .Kur pane se Barcelona luante e terhequr e me qarkullime te panevojshme, Interi u hodh ne sulm dhe shenoje golin e barazimit e te fitores ,pa marr parasysh se edhe mund te ndeshkohej perseri . Barcelona kishte si pike te dobet portjerin dhe mbrojtjen.Qe te arrije ate futboll, te kohes se lojtarve te Mesit, duhet te korigjoje porten dhe mbrojtjen . Mesfusha dhe sulmi jane nga me te miret deri tani .Arsenali qe ne shume ndeshje te ndeshkonte ,nuk e kuptoje pse ra ne grackat qe i ngriten.Ndoshta stafi drejtues edhe ketu nuk ka eksperience per ndeshje te kesaj rendesije .Si ekip funksjonon i harmonizuar .

    Përgjigjjuni
    1. p
      pirro

      ja fut kot per PSG. PSG ka nje trainer te madh Luis Herique. Nuk ben pislleqe PSG dhe traineri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje