
Policia ka publikuar masat e marra për ndeshjen miqësore të mbrëmjes së sotme Shqipëri-Itali, e cila do të luhet në stadiumin Air Albania, i cili pritet të jetë me kapacitet të plotë në këtë takim.
“Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 16.11.2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë jo vetëm ambientet e stadiumit, por edhe perimetrin jashtë tij.
Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht do të bllokohen:
– rruga “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit; rruga “Dervish Hima”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Sheshi “Nënë Tereza” nuk do të ketë bllokime të lëvizjes.
Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete, në segmentet rrugore të lartpërmendura, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.
Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium, persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, të pashoqëruar nga prindi apo kujdestari.
Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët, që në aktivitete të mëparshme sportive, janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.
Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për tifozëritë e të dyja skuadrave, që të zbatojnë rregullat dhe ligjin”, njofton policia.
Kjo Miqesore ne dukje nji Takim Futbolli eshte shume me shume se kaq . Eshte nji Rrespekt i vendit me Mike te Shqiperise -Italise _ITALIA _ e cila ka vec Vleresimit e Rrespektit qe Italia tregon para ksaj Bote te ndyre ,qe i shikon shqiptaret me syte e Djallit , edhe nji Mbeshtetje qe i behet Shqiperise dhe shqiptareve kudo jane jovetem atyre ne Itali _______eshte ajo qe pikerishte i duhet jovetem Futbollit Shqiptare ,nji Vleresim se po e rrespekton nji Kampion Bote si Italia , por edhe Opinionit mbare Europian e me gjere edhe atij Politike ,kur gjithe pjellat e Djallit bejne te Kunderten . Nqs do isha ne Shqiperi ,sinqerishte do Shkruaja nji Banderole Gjigande te mbajtur nga Tifozat " Mirsevini Kampionet e Botes - Benvenuto Itala ´ - aspak si nji xhest Servilizmi apo ndonji mendimi naive -(qe mundet ti shkoje ndermend ndonji kaqoli ) por Thjeshte sepse i bejme edhe ne nji Nder vehtes tone si Shqiptare -duke i shprehur Mirenjohjen Italianeve qe na Nderojne si asnji tjeter duke na Rrespektuar dhe begenisur -ndryshe nga gjithe te tjeret . -------- E Viva ITALIA ... Grazia Azzuri - grazia Grande Ale.Mancini