Nga Xhovani Shyti
Disa ditë pasi një gazetë greke anatemoi kreu e Aleancës Kuq e Zi, z. Kreshnik Spahiu, si: “… ekstremist të djathtë, që ngjashmëron me partinë fashiste greke “Agimi i Artë””, një tjetër e përditshme, e një tjetër shteti fqinj, lëshoi të njëjtin kushtrim. Sipas të përditshmes prestigjioze shqiptare “TemA”, të dt. 05 nëntor 2012, gazeta maqedonase “Dnevnik”, në një artikull të botuar, e etiketon Aleancën Kuq e Zi: “Agimi Kuq e Zi që do të ndriçojë në Manastir”. Nën këtë titull, ndër të tjera në artikullin e “Dnevnik” lexohet se: “Më 25 nëntor të këtij viti partia nacionaliste ekstremiste Aleanca Kuq e Zi, nga Shqipëria, do të festojë në Manastir ditën e flamurit shqiptar dhe njëqind vjetorin e Pavarësisë, për të theksuar rëndësinë e këtij qyteti për shqiptarizmin. e ndërlidhur me krijimin e alfabetit. Sipas burimeve të “Dnevnik”, Aleanca për një periudhë më të gjatë kohore e ka matur Manastirin për të promovuar veten, dhe biles ka propozuar që Shqipëria të hap aty konsullatë. Mirëpo këtë propozim nuk e ka realizuar asnjëherë ish- presidenti Bamir Topi, dhe për shkak të këtij konflikti ka refuzuar të jetë në krye të Aleancës. Shumë analistë, me të cilët biseduam, mendojnë se nuk duhet përjashtuar mundësia që Aleanca Kuqe Zi lehtësisht mund të bëhet kopje e Agimit të Artë grek, pasi kanë shumë ngjashmëri në programe, dhe një diçka që është e pamohueshme – ata përpiqen për shtete të pastra etnike. Edhe pse vlerësohej se do të ishin një meteor që do zhdukej shumë shpejt, duket se analizat fillestare për kuqezinjtë e Kreshnik Spahiut ranë në ujë, pasi ata po kalojnë çdo parashikim. Aleanca për momentin u përfshi shumë mirë në hapësirën që e krijuan demokratët dhe socialistët (Berisha dhe Rama) dhe solli diçka të re në sferën politike në Shqipëri – nacionalizmin ekstrem…”.
Këto janë rreshtat që shprehin esencën e artikullit të “Dnevnik” (që ka edhe ngatërresa faktologjike), ku, pasi nënvizohet se “forca e AK-së do të shihet në zgjedhjet e pritshme të vitit 2013”, paralelizohet se: “si edhe djathtistët e tjerë radikalë të Ballkanit, edhe Aleanca e ka folklorin e vet të njohur, me anë të grupeve të tifozëve, por kanë edhe zyra në gati çdo qytet më të madh ku jeton diaspora shqiptare”, çka vë në dukje se pikërisht kjo përmasë është edhe shkaku që i shqetëson si maqedonasit ashtu edhe grekët anti- Agimit të Artë. Shqetësim që del më në pah tek fraza që vjen më pas: “Së paku deri më tani ata nuk kanë për qëllim të formojnë partinë e tyre politike në Maqedoni, por bëjnë përpjekje që sa më shumë parti të futen në platformën e tyre shqiptaromadhe, – thotë burimi ynë”.
Duke dashur ta lëmë mënjanë konsekuencën thjesht polemizuese të këtij shkrimi, pasi nuk është ky qëllimi, po vazhdojmë me thelbin e çështjes. Me “frikën” që vjen nga AK-ja e Kreshnik Spahiut, me frikën, që edhe pse nuk lexohet drejtpërdrejt, qëndron si shpatë demokleu e fshehur, si nën rreshtat e artikullit të gazetës greke, ashtu edhe të asaj maqedonase. Është një frikë, madje që e ndesh edhe ne terrenin shqiptar të artikuluar po fshehtazi, me po të njëjtin argument. E çuditshme, apo vërtetë AK-ja është e tillë dhe prej saj duhet pasur vërtet “frikë”?
Në fakt, është plotësisht e vërtetë se në jetën e saj të shkurtër ekzistenciale Aleanca Kuq e Zi ka arritur të rigjallërojë shpirtin shqiptar të shqiptarëve, gjë që ka sjellë dhe grumbullimin rreth saj të njerëzve që interes të vetëm kanë lulëzimin e Shqipërisë. Dashurinë për ecjen përpara të atdheut të tyre,duke i dhënë atij “gjak e gjithçka”. Qenien e kësaj copë toke atdhe i vërtetë i shqiptarëve dhe për shqiptarët. Mision ky që nuk është arsye e mjaftueshme për ta barazuar AK-në me Agimin e Artë grek, që nacionalizmin e ka ideologji sunduese me sens sundimin me çdo çmim të racës greke, në kurriz të racave të tjera. Por është e vërtetë edhe që Aleanca e Kreshnik Spahisë u ka ofruar shqiptarëve një politikë ndryshe, të paparë deri më sot, as gjatë viteve të qeverimit të Shqipërisë nga Partia Demokratike dhe as gjatë viteve të qeverisjes nga Partia Socialiste. Nëse ndër vitet 1992-1997; 2005 – dhe sot, politika qeverisëse u orientua drejt bregut Apenin, duke përzgjedhur partner kryesor ekonomiko-financiar Italinë, tetë vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste begatuan grekët. Këtë e gjen të pasqyruar edhe në të dhënat zyrtare, ku konfirmohet se, gjatë kësaj periudhe kohore Italia ishte ndër partnerët e parë dhe më të rëndësishmit për Shqipërinë. Importet italiane zinin një vend të rëndësishëm në jetën shqiptare, kurse investimet llogariteshin të parat, me rreth 69% të volumit të përgjithshëm të investimeve të huaja. Në pothuajse të njëjtin raport, veç të përmbysura, pra në favor të investimeve dhe importeve greke,ndryshoi politika qeverisëse me ardhjen e socialistëve nanoistë në qeverisje. Përveç këtyre dy superpërfituesve jeta shqiptare pas ’92, ka patur si prioritet edhe importet nga Maqedonia, Serbia, Turqia, Kina, Egjipti etj., duke shfarosur ekonominë dhe prodhimet vendore. Çka do te thotë se në politikbërjen e derisotme, për nga përfitimi ekonomiko-financiar dhe rritja e mirëqenies, shqiptarët janë rreshtuar gjithmonë pas të huajve. D.m.th, pas italianëve, grekëve, serbëve, turqve, maqedonasve, kinezëve, etj., që hynë në Shqipëri me investime modeste dhe brenda pak viteve i shumëfishuan si në magji. Gjatë këtyre viteve të ikura nën qeverisjet PD-PS, pjesë kruçiale të ekonomisë shqiptare u janë dhënë për një copë bukë kompanive të këtyre shteteve, të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t’i rrjepin shqiptarët, si në tarifat e telefonisë, ashtu dhe në shfrytëzimin e burimeve minerale, të zonave naftëmbajtëse, të energjisë elektrike, të peshkimit etj. Por ekonomia dhe financat nuk janë e vetmja sferë ku shqiptarët kanë qenë të humbur. Inferiorë ata janë ndjerë dhe kur kanë provuar të kalojnë kufijtë shtetëror, nga tranazhet antiligjore, që janë detyruar të përballojnë prej policëve fqinjë, apo propaganda antishqiptare e ndeshur sistematikisht në terrenet e këtyre shteteve. Në raport me shqiptarët, qeveritë dhe popullsitë e këtyre shteteve fqinje janë ndjerë superiore, falë edhe politikës inferiore të shtetarëve tanë, me mentalitet provincial, që të pizmosur nga politika ndryshe e AK-së rreken ta anatemojnë. Të mësuar me mentalitetin e qenies së shqiptarëve “raja”, qoftë grekëve, qoftë maqedonasve, apo serbëve e italianëve, të mësuar me pekule pushtetarësh shqiptarë, u duket çudi që Aleanca Kuq e Zi, del në skenën politike pa asnjë ndjenjë inferioriteti nacional. Por edhe pa manifestuar kurrfarë tipari të Agimit të Artë grek. Pa agresivitetin vulgar, pa dhunën,pa manifestuar kurrfarë ndjenje raciste apo ksenofobie, pa sharjet e fyerjet ndaj të huajve, që banojnë në Shqipëri etj. Dhe kjo sepse Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahisë, në qendër të misionit të saj ka përzgjedhur të ketë Shqipërinë e pakompleksuar. Ndërtimin e Shqipërisë evropiane, jetesa në të cilën të moskonsiderohet barrë turpi(si deri më sot), por nder. Për t’ia arritur kësaj, më së pari duhet vënë në vend autoriteti i kombit të gjymtuar, rikthimi i dinjitetit kombëtarë, gjë që fillon me mosqenien inferior përpara të huajve. Duke vënë në qendër të simbolikës së vet dy ngjyrat e flamurit kombëtar, të kuqen dhe të zezën, Aleanca ka mbështjellë dhe rreket të mbulojë me këtë flamur gjithkënd shqiptar, që nuk dëshiron të jetojë si deri më sot, pra duke qenë qytetar inferior në vendin e tij. Gjë që duhet të jetë mëse normale dhe e pranueshme si për grekët anti-Agimit të Artë, ashtu dhe për maqedonasit, që frikësohen se mos “Agimi kuq e Zi, do të ndriçojë në Manastir”.
Forca AKZ!
Shqiperia nuk eshte e Saliut!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html
Xhovani shyti paska bere nje analixe te shkelqyer. Mendoj se keta te Aleances Kuq e Zi do jene fituesit e zgjedhjeve te 2013
Aleanca Kuq e Zi ka si mison te ndezi nacionalizmin dhe ndoshta patriotizmin e shqiptarve.
Po si eshte realiteti??
Shqiperia ka gati 60% te papune,ne Greqi jetojn gati 1 milion shqiptar,ekonomia shqiptare eshte totalisht e shkatrruar,ushtria jone eshte e shpartalluar,kemi krijimin e shtetit te ri te Kosoves.
Pra sa eshte e justifikume krijimi i Aleances Kuq e Zi???
Un mendoj se ajo eshte e rrezikshme dhe e demshme per te ardhmen ton europiane.Politika me ose pa dashje nacionaliste e AKZ e paraqet Sali Berishen ne arenen nderkombetare si personi qe mban te ndrydhur nacionalizmin shqiptar.
Mendimi im eshte se AKZ po gabon shum,ajo kerkon te imponohet ne Greqi dhe Maqedoni,dhe kjo e ben ate nje Parti Nacionaliste.
AKZ duhet te perqendrohet ne hallet dhe problemet e shqiptarve te Shqiperise dhe jo te bej nje poltik mbar shqiptare.Eshte akoma heret per kete parti te re,perndryshe rrezikon ti vihet emri Parti Fashiste.
Aleanca kuq e zi ka marr jeremi me duket,Ne Shqipni osht varfni e modhe,vrasje dhe gjakmarrje e frikshem ene kto dalin ene hapen bythesh neper Greqi,Zvicer ene Maqedoni.
Or dallgauka,ksaj i thon Shqipnija po digjet ene shkatarrohet ene ju fudulloseni si prostituta rrugve te Athines e Zyrihut..
rregulloni njiher shpin tuj qi po ju pikon ne kater anet,masandaj shifni ene mendoni per veranda e ballkone..
Nacionalizmi osht streh e horrave dhe ket gjo ju po e tregoni,
Veprimtarija juej po i bon sherbin Salushit,ore Kreshoo,mre kry lesho
Asahtu pro rrofte AKZ,JA Poshte Vllehu edvin ramos edhe Salihi, keshtu do keni edhe perkrahjen e Shqiptarve jasht Shqiperis e jo duke na ven neve para nje akti qe se kaperdijme dote ose pranone Vllehun Edvin Kristaqe Ramen ose nuk behet ndryshe, ka shqiperia mjafte burra te medhenje nuk ka mbete ne ket skizofrenin vellehe,
Ik o bole me emrin dardan! Qelbesh qe larg ne cdo koment qe shkruan.
Dardan mos te mbetet qejfi por duhet ta pranosh qe je pak i trashe. Dukesh qe je Tropojan. Ju dhe ne Tirane doni perkthyes.
Skela,, Do ishe kranare te isha nga Tropoja me rendesi embrionale per mua esht se nuk jam Vllehe , A rumun e Greke dhe sidomos jo ne nje fe me shka e Greke, Ortodoksia esht fatkeqsia e te gjitha fatkeqsive qe i kane ndodhe e po i ndodhin keti kombi, Ndersa sa i perket asaj se ti nuk e kuptone dialektin Tropijane ky nuk esht problem i Tropojanve por i yte? nuk te kane faje ty? Tropojanet pse ti nuk ke aftesi dhe Inteligjence te mjaftushme per ti kuptuar edhe dijalektet tjra Shqiptare, dhe kjo tregon nivelin tende Intelektuale ne qofte se mund ta quajm te tille,,, shnet,,, skele
Shqiperia nuk eshte e Saliut vertet. Por eshte AKZ.ja e Saliut. Ha ha.
Do hash buke edhe ti Xhovan,ndaj i ben reklame AKZ-se!!
Ke harruar nje gje:
Kreshnik Spahiu ka qene BENIAMIN I FLAKTE I BERISHES,si ne vjedhjet e zgjedhjeve te kaluara,por sidomos ne SHKATERRIMIN E DREJTESISE SHQIPTARE KU KY ISHTE ZV.KRYETAR I KLD-se!!
Me nje drejtesi MAFIOZE,I GRABITEN VOTAT,PASURITE KOMBETARE E ATO PRIVATE,U DENUAN VIKTIMAT DHE U LIRUAN KRIMINELET etj!!!
Nga ana tjeter AKZ-ja ben nje politike AVENTUROZE,ku propagandon BASHKIMIN E TOKAVE SHQIPTARE,kur e di fort mire se i duhet te HAPE LUFTE ME TE GJITHE BOTEN!!!
Ai eshte nje POPULIST AVENTURIER,NJELLOJ SI Berisha,sepse e di mire,qe shqiptaret u besojne me shume MASHTRIMEVE SE SA TE VERTETES!!!
AKZ-ja ASNJEHERE NUK KA BERE TRANSPARENTE SHPENZIMET KOLOSALE,gje qe le te dyshosh se FINANCOHET NFA BURIME KRIMINALE!!!
Pretendojne te BASHKOJNE TE GJITHE SHQIPTARET KUDO NE BOTE,por nuk duan te BASHKEPUNOJNE me mbi 5-% te shqiptareve,qe mbeshtesin OPOZITEN!!!
Pretendojne per CAMERINE,por partine e CAMEVE e kane kunder!!!
Pretendojne te rrezojne Berishen,por nuk BASHKEPUNOIJNE ME OPOZITEN SOCIALISTE!!!
KY ESHTE AVENTURIZEM E JO POLITIKE ATDHETARE!!!
ore sorge qe gjermanisht i thone merakut, nuk e kuptoj se c,fare meraku ke megjithese nga stili i teshkruarit duket qe perdor shume nickname. Po perse more merakli ben diversion po pser more salist apo ciu ciu ist akoma nuk u ngope me keta dy ordinere, njeri i serbit dhe tjetri i grekut. Ore perse nuk thua shyqyr qe doli nje force politike ne shqiperi qe te mbroje interesaat tona qe jane neperkembur dhe vazhdojne te neperkemben nga serbo-greket ne pushtet. Nese jeton ne gjermani si do te reagonin gjermanet nese merkel do te shiste territore nga shteti gjerman, si do te reagonin gjermanet nese merkel do te hynte ne hallashversihe te ndyra korruptive kunder interesave te vendit. Ku e di ti more merakli se c’fare koalicionesh mund te krijohen pas zgjedhjeve.
nje pytje kisha une, leket ku i gjen ky per te bere gjithe keto levizje neper bote gjithe keto mitingje??
se mir njeri i serbit tjetri i grekut, po mos na del i turkut ky ore
cdo parti ne bot ka kontribut nga antaret apo mbeshtetesit e kesaj apo e asaj partie.+ ti duhesh te jesh krenar qe doli kreshniku me flamur ne dore,dhe po mendon per interesat e vendit te tij dhe shqiptareve,ndryshimi po vjen ak
Pirdhni pirdhni se liroheni si ti “i” qe ta kane vene pulat si ai me siper sorge.AKZ do votohet nga shqiptaret e ndershem qe jane shumica ,ju vazhdoni te zvarriteni pas “babes” apo baces.
Bravo gallata!!
I ke rene ne…bythe problemit!!!
AKZ-ja eshte nje parti,qe financohet nga shteti i Berishes me paret e KRIMIT!!!
Per ta MBULUAR MUTIN ME SHURRE AI DEKLARON SE NUK DO BASHKEPUNOJE AS ME PD-ne e as me PS-ne,por ne fakt hallin e ka tek PS-ja!!!!
LESH,LESH PA ZENE DIELLI!!!
KA PERVOJEN E RAMIZIT BERISHA,ndaj e krijoi AKZ-ne ,qe eshte mbushur vetem me PD-ista!!!
AKZ do votohet vetem nga shqiptaret e trashe si puna jote.
O Skela ti dhe gjithe kto kokeboshet e ktij forumi qe llapin kundra AK po nuk te pelqeu AK mos e voto nuk i ha palla njeriut se nuk po voton ti dhe kto kastravecat e tjere si puna jote AK votoni Saliun qe fali detin grekut paret e jone ja fali grekeve ose Edin qe rri duke kakarisur e nuk qit pule prej kopshti dhe pasi te keni votuar keto te dy shkoni dhe vazhdoni punen tuaj larjen e haleve greke per 20eu se kaq ju a pret me shume jo
I KE RENE KOKES ,,,,LEKET NGA TURKU VINE
O faku!
Ku e verteton zotrote se Kreshniku eshte parti e re dhe me e mire se te tjerat??
Kreshniku ka dale nga BYTHA e Berishes,per te krijuar idene se PO DEL NJE FORCE E RE,qe ne fakt eshte PD-ja si dikur PARTITE E REJA TE KRIJUARA NGA RAMIZ ALIA!!!
Po gjithe ato PARE kui gjen ky Niku,qe shpenzon miliona dollare dhe euro neper bote???
Ne se e ka seriozisht,qe do ta RREZOJE Berishen,PSE NUK BASHKEPUNON ME OPOZITEN,qe ka mbi 60% te elektoratit shqiptar???
Po per vete PSE NUK KA KERKUAR FALJE PUBLIKE PER SHKATERRIMIN E DREJTESISE DHE SHERBIMET E BERA BERISHES NGA KJO DREJTESI NE VJEDHJEN E VOTAVE,TE PASURIVE DHE MBROJTJES SE HAJDUTEVE BASHA,MEDIU ETJ????
Shko ha ndonje pjate fasule dhe merr sherbimin e rojes,o SHPELLAR!!!
Shitjen e DETIT apo GRABITJEN KOLOSALE,qe i ka bere Shqiperise KRIMINELI Berisha shqiptareve ,KERKOJA ATIJ E JO MUA,O KELYSH I BERISHES!!!
Do ti apo nuk do ti,KRYEMINISTER I ARDHSHEM I SHQIPERISE DO JETE EDI RAMA DHE BERISHA ME KLIKEN E TIJ TRADHETARE DO PERFUNDOJE NE BURG TE PERJETSHEM!!!
PASURIA,QE KANE VJEDHUR FEMIJET E TIJ DO T’U MERREN ME LIGJ!!
Shiko, pyetja eshte fare e thjeshte: Ku i gjen parate Kreshniku qe ben tere ato shpenzime elektorale. Kujt do ti sherbeje neser ky nese mer nje cope pushtet? Sidoqofte e rendesishme per Kreshnikun eshte qe te mos lere turbullire por the beje transparence te paster qe te behet i besueshem. Pra Kreshnik o deklaro ku i gjen tere ato shpenzime ose do katandisesh si Xhuveli.Me sa duket ske zemer te spjegohesh dhe ketu bie era pisllek. Pak cudi me kete partine e AKZ. Flet vetem per flamur dhe bashkim trojesh. Gjera me zarar dhe qe mund ti hane njerez pa mend. Bashkimi i trojeve kosove shqiperi nuk varet nga shqiperia e aq me pak nga aleanca KZ. Vini re Kreshniku nuk flet as per mjerimin ekonomik e as per krimet qeveritare. Une them se ky eshte skalion ne rezerve i Saliut. Ne e hengrem me nje malok ta hame prape me kete trapin e korruptuar qe bene kerdine ne zgjedhjet e kaluara.
o skela ,financimet vijne nga turqia ,,,kupton apo jo ,e kam shkruajtur me siper ,por asnjeri nuk i ka vene vemendje ,ashtu sic benin sulltanet per 500 vjet qe ndersenin ” SHQIPTARET “ndaj fqinjeve ashtu eshte edhe sot ,akz ka nje tesere qe kushton 10 dollare duke ofruar shqiptareve ,tip tifozat kuq e zi apo te tjere ,udhetime ,spostime etj ,,me pak fjale dollaret vijne nga turqia
Hidhi nje sy o skela ,,,,http://www.mapo.al/2012/05/09/projekti-neo-otoman-aleanca-kuq-e-zi-parti-turke/
Kjo eshte e verteta, siç e ka thene Xhovani Shyti. Prej nje shkerdhate si Nano dhe nje maloku si viçidolasi jemi bere gazi i botes. Jemi inferiore dhe te turperuar para te huajve jo vetem ne Perendim, por edhe ne vendin tone. Me vjen per te vjelle kur shoh kete palo kryeminister se si zgerlaqet dhe ngazellehet sa here qe takohet me te huaj si ne Shqiperi ashtu edhe jashte vendit. Kompleks i tmerrshem inferioriteti nga i cili maloket kane vuajtur prej shekujsh, siç e ka vene ne dukje edhe Edith Durham. Ne Perendim na tregojne me gisht si kriminele, trafikante femrash, droge dhe njemije te zeza te tjera. Por edhe ne Shqiperi jane te huajt qe sundojne dhe bejne ligjin duke filluar nga ambasadoret. I keq sa s’ka me ishte Enver Hoxha por kur Shtrausi apo Gensheri vinin ne Shqiperi ai as nuk luante bythen t’i takonte, por u dergonte ndonje ndihmes te tij. Sot nuk ka ngelur kush pa na tundur kembet. Edhe nje italian, gjerman, anglez i rendomte pa shtepi dhe pa dhembe ne goje sapo ta marri vesh qe je shqiptar do te ngrefoset menjehere dhe do i duket vetja superior!!!! Ja si na katandisen keta plehrat qe kane qeverisur vendin keto 20 vjetet e fundit. Prandaj e quaj te mireardhur dhe te domosdoshem forcimin e AK-se. Per te ringritur dinjitetin kombetar dhe bashke me te edhe ate individual. Duhet kuptuar nje here e mire se shqiptaret sa ne vend aq edhe ne emigracion vlejne aq sa vlen vendi i tyre. As me shume, as me pak.
Shkrim komode dhe i sakte. Po a ka shume te tille ne Shqiperi? Kjo me shqeteson se me duket se jane kthyer ne hajdute, saliniane e interesaxhij.Edhe une ngela gjithmone i trembur! Po çfare te besh kur shkoj ndonjehere atje me duket vetja si i huaj dhe ambjenti dhe ajri me duket ndryshe, ndoshta nga sjelljet dhe vepriemet e disave. Do ta enderroja nje qeverisje shqiptare me te vertete.
permbledhje e shkelqyer dhe shume e vertete…!!!!ke mbeshtetjen e te gjithe shqipetaret e ndershem.ju lumte akz.
Alenca KZ eshte ashtu si shkruan Zoti Shyti dhe per kte na vjen shume mire dhe do ta perktahim.
Por sot eshte imediate te shporet kjo moster qe e ka sjelle Shqiperine ne kete derexhe dhe kjo nuk mund te arihet pa u bere nje front i madh opozitar.
Torten e pushtetit le ta ndajne sipas kontributeve dhe votave perkatese qe do te marrin. Por kjo vjen e dyta dhe mbasi te sigurohet qe mafia e saliserbit dhe cubave te tij te qerohet nje here e pergjthmone.
Por AK duhet te jape sinjale bashkepunimi: Shqiperia dhe kombi te pare. Partite te dytat.
Spahiu dhe mbeshtetesit jane djem aktive, dine se cfare kerkojne por duhet te trtegohen me te mencur per bashkepunim para zgjedhor
Frika nga Kuq e Zi??? : SHqeteson hajdutet, e njerezit qe nuk duan te humbasin kolltukun qe se meritojne me partit e tyre hipokrite.Ose jan armiq te SHqiptareve.. FORCA AK…
Oooo Faku! Te siguroj se do behem me kreshnikun dhe me ty,Vecse do te pyes: -Ka a s’ka faj z.Spahija per te djeshmen!?- Nese ka,kur do e beje ate te shkreten aotokritike? Apo,nevej na duhet vetem c’eshte,jo c’ka qene… Ne vartesi te pergjigjes tuaj,varet dhe fati i antarsimit tim atje neser!…Ah,c’me ke zhgenjyer me kete vajtjen ne Morine me 28. o Kreshniku i Spahajve! Kam qene ne Kukes mesues,Shishtavec,borje zapot,buzmadhe,caj… 11 vjet,i njoh spahajt per mire doemos.
Pelivan more shejtan, ashtu si edhe sorge dmth i shqetesuari per ciu ciu-n dmth ai qe behet merak per ciu-n dhe per salen megjithese mua me konsideron si salist duket ideologjia e sales dhe edushit. Po ku e di ti more pelivan mejgithe soregn (dmth merakun) se cdo te beje kreshniku me 28. Ju jeni tradhetare ashtu si sala shkoni mblidhuni ne vlore te dy shtrongojini duart njeri tjetrit sic beri ciu ciu per gerdecin apo sic i shiti 4 te vraret nga sala kur hengri ngjalen nga mrapa dhe para nga iliri monit> krshniku nuk do te shkoje ne vlore kur te jene kriminelet si berisha dhe te deshtuarit si ciu ciu. Ai do te shkoje krenar se bashku me njerez qe i perkasin gjysmes tjeter te vatanit dhe qe jane shitur tek serbi nga sala dhe greki nga edi rrushi ciu ciu
reporteruc ke ngelur Gjovani,te gjithe te paaftit qe nuk bejne kariere,behen me Kreshno turkoshakun me shprese per te mare me vone ndonje kocke ta lepijne.
Po mire kush I garanton Shqiptaret qe Kreshnik Spahiu eshte I denje per Kryeminister. Fundja as Edi Rama nuk ka qene ndonjehere Kryeminister. Fakti qe ka 7 vjet qe e shan Sali Berisha nuk do te thote qe eshte I keq. Une shoh shume simpatizante te AKZ ketu, por fatkeqesisht do te zhgenjehen ne 2013, nje cike prej kodit elektoral dhe nje cike prej votueseve qe kur te vije puna tek vota do votojne perseri per PD ose PS se cuni I halles apo goca e tezes jane militante dhe duan te mbajne vendin e punes.
Aleanca nuk eshte drejt nacionalizmit!! eshte shume e thjesht ta kuptosh ..po te jesh Shqipetar dhe ta duash Shqiptarine . Persa i perket programit economic… Aleanca e shpjegon thjesht fare ( treg i lire midis shqipetareve kudo qe jan do sjelli prosperitet. Dikush foli per problemin ushtarak.. Po te bashkohemi naturale do jemi me te fort sidomos me NATO +USA ect…! Jan miliona Shqipetar ne emigrim qe sot shtetasi Sali berisha nuk i jep mundesin e votimit.. Mua me duket nje parti moderne qe kerkon nje ndryshim rrenjesor ne mentalitetin e shqipetareve .. Do ti keshilloja bashkatedhetaret te perpiqen ta degjojne Kreshnik Spahiun me nje mendje me te hapur, pa paramendime, dhe te mundohen te artikulojn me shume.
…Te Nderuar Komentues, i lexova komentet e mesiperme, dhe Shikoj se po filloni krahas Komenteve edhe te “Thumboni” njeri-tjetrin…
1-AK-ja eshte pikerisht ne Kohen e duhur dhe ne Vendin e Duhur Formuar, ne Shqiperine e copetuar nga Klanet mafjoze Serbe-Greke
-po si mo zoterinje Shqipetare, mos valle duhet ti kthejme “Prapanicen” grekut qe na e ka Prure Kufirin deri ne Gjirokaster dhe kerkon te Shkoj deri ne Durres??Apo Serbit qe na e ka sjelle sali Berisha po deri ne Durres??Apo duhet te perkulemi edhe perball nje Mini-Shteti si Maqedonia, perberja e te cilit eshte 50% Shqipetare 30%-Turq…Magjyp..si dhe Sllavo-Bullgare..
Po der ku do te Shkojme me Politiken e Berishes dhe Nanoisteve apo edhe Ilir Metes??Nuk po na thoni deri ku do shkojme??
Mos valle duhet te Trembemi se po na cileson Greku Parti Ekstremiste??Apo edhe keta Sllavo-Evgjito-Maqedonet??
A-Greqia eshte nje Shtet Klerikalo-Fashiste…Mos te Harrojme Organizaten 17-te Nentori, ne Greqi qe gjoja pas 20-te vitesh Aktivitet u Arrestuan…
B_Agimi i Arte ne Greqi qe gjysma e Pjestareve te tije jane Njerez qe Punojne ne Organet e Policise ushtrise dhe jane ne Pushtet, eshte Ekstrmiste dhe Fashiste…sepse ne Programin e saje ka Pushtimin e Shqiperise se Jugut..te te quajtur Vorio-Epir.
C_Ak-ja, eshte nje Parti qe kerkon tu Dale “Zot” Shqipetareve, sepse me Shqipetaret po Tallen Shtetasit relativisht Greket..Serbet..aakoma edhe Sllavet….Dinjiteti i Shqipetarit eshte ne Piken me te Ulet..Nenvlersohet dhe percmohet…Athere c´na Mbetet:???vetem Mbeshtetja per AK-ne….
D_Nuk kemi te Drejte qe te Qortojme Kreshnikun se na Paska qene me Saliun…aspak:Kreshnik Spahiu si nen-Kryetari i Gjykates se Larte ishte i Pari qe Alarmoj Shqipetaret per rrezikun qe i vjen Shqiperise nga Asimilimi i Shqipetareve duke ndryshuar Kombesin me Baze -vete Deklarimi..duhet te shohim anen pozitive te Gjerave…nuk eshte Bashkpuntore i Saliut qe vret njerez ne mese te Tiranes..eshte Denancues i marrveshjes detare me Greqine…ect…Le ta provojme..
ne si Shqipetare nuk kemi se c´fare te Humbasim, nese do ti puthim Bythen Greqise, dhe serbise athere per disa dhjetevjecare nuk ka per te pasur me Shqiperi..Nuk kemi te AK-ja nacjonalizem kemi Patriotizem
kemi Zgjim te NDERGJEGJES KOMBETARE.:::LE TE BESOJME NJERE AK-NE::::Larot e Saliut..Metes…Nanosit..i pame se ku e cuan Shqiperine..
Bravo AK ktij populli i duhet patjeter nacionalizmi nuk ka rruge tjeter per vetedije kombetare dhe per nje shtet te forte dhe te begate qen le te lehin karvani shkon perpara qent e Janulles kte pune kan te lehin vari trapin sahanlepirsa e bastarda te ndyre nuk ja vlen te merresh me njerez pa dinjitet e krenari si shume ne kte forum
Shkrimi i mirë,por AKZ eshte me bijë që ende kane teserat e PD dhe firmat e Saliut ne xhep!njelloje si PS qe kish teserat e PPSH!Bile PS eshte me intelektual te kompletuar ne shumicë!AKZ ka vetem te nderuarin atdhetar Myslym Pasha që sipas mendimit tim,eshte gabim aty sepse ka vetem fjale,flamujë ne erë ndonje shashkë Saliut dhe asgje..Reputacioni i Z.M.Pasha ka rênë,nga perfshirja me ata që Saliut nuk i vene dru,si PS i beri Ramizit,qe pruri djathtas Salinë!Mire qe autori nuk ka qënë antar i PD,se do dallohej!Shkrimi i mirë,por kush e zbaton?AKZ,shume zhurme per asgje,si Rama që u sfumua se ne PS ka plote ramiziste,miq te fshehte te Saliut qe e ricikluan kur duhej denuar dhe sot s’do e kishim as per Detin qe Greku e pushton nga firma e Saliut!
Kundershtaret e AKZs ne ket forum edhe ne pergjithsi ne Shqiperi duket qarte se jan antishqiptare,ata progrek e akuzojne si proturk apo pro Berisha se po shohin se ngadal po u vjen fundi plehrahve qe po kundermojne Shqiperin,ata qe jan ber grek per 300 euro,shkruajn ketu nga Greqia ku pastrojne wc e grekut atje ku i ka katandisur politika e progrekut Edi Rama dhe pro serbit Sali Berishaj,jan po ata qe ne cdo koment me zemer krimineli fyejn e shajne shqipetaret jasht Shqiperis qe para 100 vjete luftuan se bashku per lirin e saj.Aleanza Kuq e Zi dhe levizja Vetevendosja ne Kosove jan dy forcca qe i japin krenari te qenurit Shqipetar krenari te cilin bastardet e e konvertuar ne besimtare fallco per te aresyetuar 300 eurot e turpit fyejne Kosovaret se jan turk dhe arab keta plehra pasi kan ikur me bisht nder kembe ne perndim nuk cajne bythen per bashkim as per gjendjen e shqiptareve ne ballkan por ferkojn duart dhe lusin zotin ne kishat e janullatosit qe te zhdukaet Shqiperia te behet Greqi dhe Kosova te behet Serbi .Ne komentet ne vazhdimsi te gazetes Tema antishqiptaret dhe kolona e peste greko serbe eshte me aktive se te gjitha organizatat antishiptare jashte Shqiperis,andaj 2013 vota e shqiptarit per Aleancen e shpetimit kuq e zi ose vote per katndisje te metejme nga laramaneve qe flasin shqip por mendojne greqisht apo serbisht per Shqiperin dhe RR shqiptaret ne pergjithesi.