Do i mungosh MTKRS-se Aldo ! C’te te kujtojne me pare aty ! Ehhh… Energjine…(hmmm) Oratorine…(opssss) Rezultatet e pakrahasueshme…(nejse ). Ah po ! Imazhin Aldo ! Do te kujtojne per imazhin ! Jo ate te “zagarit te sulmit” ! Joooo… Ate te imazhit turistiko-kulturoro-rinor ! Por duke u ndjere disi nostalgjik, tani qe ti s’je me minister i MTKRS, ( pse ke qene me pare ?! ) po navigoj paksa ne website-in e MTKRS-se, per te rikujtuar imazhin tend…
Midis te tjerash, ve re, se, paske prezantuar rezultatet turistike vjetore te vitit te kaluar.
Duke ju referuar edhe imazhit tend MTKRS-or , me ra ne sy menjehere foto e meposhtme nga prezantimi qe ke bere me kete rast perpara mediave. Behet fjale per disa nga ato “rezultatet e tua te pakrahasueshme”…
“Qaj me sy/qaj me zemer “
Po ndalem pak te foto. Aty ministri shoqerohet nga dy prej zevendesve te tij. Nje foto e shkelqyer qe flet plot sinqeritet. Vihet re qartesisht nje atmosfere thjesht e zymte, pa asnje grimce arome “suksesesh”. Nje shikues i zakonshem i kesaj fotoje, ne pamje te pare e asocion menjehere me atmosferen e ndere te komunikimit per pushim nga puna, psh, per shkak te shkurtimeve te detyruara. Shikojeni pak me vemendje dhe zbavituni: tre njerez te ulur si “mbi gjemba”, te sikletosur aq shume, sa duket sikur do shperthejne ne vaj nga momenti ne moment… Vereni ku jane ulur: nje cope e kuqe “e trishtuar”, plot rrudha,qe mbulon nje… tavoline-arkivol ! Sepse, atmosfera te sjell me shpejt nder mend nje mort, sesa nje tryeze ku ministri, dora vet, po shpalos suksese kulturore-turistike-rinore ! Zonja, mesa duket ka qene me e sikletosura; e ka ndjere fytin si te thate, prandaj i ka marre shishen e ujit edhe kolegut tjeter ( i cili, si gentelman i vertete, sakrifikon te rrije pa uje ne nje situate te tille). Do ishte kuptimplote per atmosferen, qe dikush te ishte ulur ne pianon ne sfond e te luante dicka melankolike, psh “Consolation” te Mendelssohn…C’trishtim !!! Goxha impakt per ministrin e “imazhit shqiptar neper bote”! Per me teper, fotoja ka rezolucion shume te keq, me pamje te mjegullt (me siguri e bere me ndonje celular shume te vjeter). Teknologji ne rezonance te plote me optimizmin e ministrit-imazh ( me bateri te skaduar). Dhe te mendosh qe ke hyre ne faqen kryesore te website-it te MTKRS ! Domethene, nese click-on ne Google < MTKRS>, faqja hapet dhe ti gjen instiktivisht dicituren, pa i lene kohe dikujt te t’a kerkoje: ”Tre njerez- Nje hall i madh!”. Aldo, dreqi e mori, pse kjo atmosfere sinqeriteti i trishte?! Ku ishte problemi? Sukseset- virtuale qe je i detyruar te numerosh? Po se mos eshte hera e pare! Akoma nuk u mesove ?! E pra…qesh z.Bumci, qesh…edhe ti zonja djathtas , po he pra, te pakten ti… ti zoteria majtas, te lutem mos qaj…
7 kamiona per 12 bataliona…?
Kalojme nga figura tek zeri: Cili eshte “suksesi” kryesor i “epokes” tende Aldo ? Statistikat turistike ! Epo paska te drejte Minister Trishtimi ! Sado i mesuar te jesh, qenka hall i madh “te numerohet” ky sukses…
Kalojme pak me ne detaje. Le te mos paragjykojme…
Statistikat:
Në periudhën janar-dhjetor 2012 kanë hyrë gjithsej 3.4 milion vizitorë të huaj jo-rezidentë.
Numrin më të madh të vizitorëve e përbëjnë ato kosovarë me 48% të ndjekur nga maqedonas 12% malazezë 5%, grekë 7%,italiane 4%, gjermanë 2%, etj.
– 78539 vizitorë anglezë
– 225175 vizitorë grekë
– 147018 vizitorë italianë
– 42546 vizitorë zviceranë
– 58621 vizitorë nga SHBA
Epo natyrisht, nuk ka shqiptar i cili arrin te click-oje ne google, qe ta besoje kete. E, sigurisht qe nuk mund ta besoje as Aldo vete ! Ai click-on ne Google…besoj. Madje, edhe ata qe shohin kete foto nga ekrani i shokut (e zeme se nuk dine te click-ojne ne Google) u avullon edhe ndonje dyshim i vogel…Kur nuk e beson as vete ministri !
Por, nese je dhe me kembengules e vendos te besosh me pahir ( sepse ndonjehere imazhi te genjen ? ) me siguri do nxjerresh makinen llogaritese te verifikosh:
3.4 milione vizitore x 7% qe jane greke =238,000…opsss, po ministri thote qe bejne 225,175 !!!
3.4 milione vizitore x 4 % qe jane italiane = 136,000…..opsss, po ministri thote qe bejne 147,018!!!
Mos me eshte prishur makina llogaritese ?!
Po sipas Aldos, gjermanet zene vendin e 6-te ne renditje me 2% (pra 68,000), ne nje kohe kur ne renditjen e perkthyer ne numer vizitoresh, gjermanet nuk figurojne fare! Por kjo nuk pengon te figurojne zvicerianet dhe amerikanet me shifer me te vogel se 68,000 e gjermaneve.
U be pak lemsh situata,Aldo…
Madje, tani te jap te drejte per pamjen e fotos…trishtohu Aldo trishtohu…edhe ti zonja djathtas, ke plotesisht te drejte…ti zoteria majtas, mund te vazhdosh te qash…
Epilog statistikor !
Ne mbyllje te statistikave, Aldo-ministri nenvizon :
“Në vitin 2012 parqet dhe muzetë e Shqipërisë janë vizituar nga 1, 4 milion vizitore vëndas dhe të huaj prej te cilëve janë gjeneruar 47,6 milion leke.”
Pra, 47.6 milione leke : 1.4 milione vizitore = 34 leke/vizitor
Domethene, cdo vizitor (vendas ose i huaj) ka “gjeneruar” ne parqet dhe muzete tona shumen 34 leke te reja, ose 340 leke te vjetra !
Ky eshte sukses i “turizmit” te kesaj qeverie z.Minister, apo sukses i “statistikave” tuaja?!
Ne fakt, te dyja jane lemeri !
Epilog – Prolog !
S’thone kot “Cdo e keqe e ka nje te mire !”, dhe “Cdo fund e ka nje fillim !”
Vertete turizmi, kultura dhe rinia shqiptare do te t’a ndjejne shume mungesen Aldo, poooor, diplomacia shqiptare dhe te gjithe ne jemi krenare qe nepermjet imazhit tend …(minister –trishtimi ?! )…energjise (hmmm )….oratorise (opssss) do te arrijme rezultate te pakrahasueshme…( nejse ), ne arenen nderkombetare !
Pse ju kujtoni humbjen ketyre qe na shpetuan Kombin? Ketyre qe po shkaterrojne Komunizmin duke prishur Keshtjella te lashta , Historine e Lashte Ilire.
Te gjitha keto vende historike i kane ndertuar Shqiptaret ne shekuj, por po i shkaterron Bumci me ndihmen e Grekerve dhe Serbeve.
Bumci po shkaterron te vjetren, per te ndertuar Lapidare te rinj te Ushtareve Greke ne Gjirokaster e Permet.
Bumci po shkaterron shkollat Shqipe, per te ndertuar shkolla te reja Greke ne Jug, biles edhe ne Shkoder.
Do kete kohe Bumci ti beje nje vend ne keto varreza, edhe prijesit te Greqise dhe Serbise Sali Berisha?
Motivacioni: Per kontributin e madh Serb dhe Grek ne zhdukjen e Shqiperise.
epo keshtu eshte kur barinjte, kepucaret, zdrukthtaret dhe rojet behen ministra dhe deputete..!! ky eshte Albanistani jone i dashur..!!
Ahahahaah…m kenaqin shkrimet tuaja Ilir. Nuk di a keni shum koh q shkruani, por uroj t vazhdoni ta beni ?
Je i modh Ilir. Pse nuk te con ty ps ne debate mor lal po cojn ca merumer.
plaku i rjedhur te tille i do ministrat yes man,lepe peqe.
Aldo jeten dhe ka per me qene gjithmon ne zemrat tona.
I perjetshem qofte puna, vepra dhe kujtimi i Aldos.
Ilir ke qelluar ministrin me te lezetshem. Gjynof i shkreti do iki te ndrisi edhe te jashtmen tani se mtkrs e ndriti. Ironia jote eshte shum e fort per aldon e shkrete o ilir. e kishe mire ca shkrime per saliun. bjeri atij se ai eshte koka e te keqes. keta te tjeret jane thjesht legena.
Po c’ja fut kot ore Ilir !
Turizmi ne Shqiperi edhe pasi te vije PS keshtu do vazhdoje –megjtihse duhet thene se turizmin psh ne Vlore e pengoni ju Bashkia e Vlores
Ju e keni Vloren hale fare, ndersa ti na ben ironi kinezi per Aldon !
_Po ca do beje Aldo psh ne Vlore ?_-Aty je ti me Bashkine qe e keni qytetin komplet te piste
–Ruget jane gjithe pluhut …..Aldo e apstroje pluhurin
-Ruget ne ems te qytetit jane te demtuara 3 muaj pasi u shtruan –Aldo do ta regulloje ate ruge ?
__Kanali i ujerave te zeza andej nga Cole del rugeve kur bije shi…Aldo do ta regulloje ?
__Ai impianti i ri i pastrimit te ujerave te zeza eshte shkateruar, apo edhe ruga atje eshte prishur fare ….Aldo do i regulloje keto ?
—Turizmi qe ta dish ti mik Ilir, eshte ne radhe te pare ne dore te Bashkive perkatese , pastaj vjen minsitria e turizmit
Bashkite te krijojne kushtet ne qytet e tyre per te mirepritur turistet , ndaj nuk ka dhe aq faj Aldo per turizmin tone
__Sikur vetme fkait qe ruget jane plot pluhur , eshte i mjaftueshem qe turistet te mos qendrojne ne qytetin tend
Turp ore qe nuk harini te mbani ruget te pastra —
Krijoni nje ekip dhe shkoni ne qytet fqinje –Ja psh Kroacia i ka ruget e qyteteve shume te pastra
Dergoni nje ekip nga Bashkia ne nje bashki te qyteteve Kroate dhe te mari eksperincen e tyre se si harijne te mbajne ate pasterti ku pluhuri mungon ne ruget e qytetiT te tyre …..
Le pastaj ato ndertimet remuje ne Vlore pa plan fare –Ndertoni ore nje masterplan per qytetin, sidomos per zonen andej nga Uji i ftohte e deri ne Orikum
dhe mbi bazen e tij ecni me ndertimet …..
O RAIMONDO PO KONDRAPEDAL NGELE TERE KOHEN O HU. PO C LIDHJE KA KJO QE THOTE ILIRI ME BUDALLEQET E TUA TE EKSPERIENCAVE E FQINJESIVE ?! PO KU DREQIN JETON TI MOR I MJERE ?! TA PASKA MARE ERZIN SALIU O I SHKRETE E MIRE SYTE QE TE JANE ERUR PO TE QENKA ERUR EDHE MENDJA. REQUIEM PER RAIMONDON.
Ta them eksperiencen e fqinjeve ore trap, dhe pikerisht te Kroacise , se Kroacia ka qytete bregdetare te ngjashme me tonat –Dhe edhe New York Times fliste ne nje artikull per pastertine e rugeve te qyteteve ne Kroaci qe ishin model –Biles gazetari amerikan thoshte se ishin me te pastra sec duhej —-Ju tani na shinsi pordhe me keto budalleqet qe thote ky injoranti i Bashkise se Vlores qe i ka hyre vetja ne qejf se sic duket e genjen ndonje atje dhe i thote shkruaj se po e shkruajte Fjalen Prolog ne fund te shkrimit bashke me Epilog , do dukesh bythe e zgjuar
Ikni ore ju te Bashkise se Vlores se late nam duke shenuar Autogol
__Turizmin ne radhe te pare e ka Bashkia qe te mbaje pasterti ne ruget e rugicat e qytetit, jo te ngrihet pluhuri ne maje ne mes te ruges kryesore te qytetit , sic ndodh ne Vlore
__Pastaj qe ta dini ju shoke deficente , ne New York Times , para 1 jave eshte folur per Shqiperine turistike me nota te Shkelqyeraa
__Porse gazetari amerikan fliste me shume per turizmin malor , se ai kishte qene ne rajonin e Thethit dhe e mburte shume bukurine e zones, ushqimin, mikpritjen e njerezve ..dhe natyrisht bente edhe verejtjet e tija …….
__Ndaj more shoken kur flisni per turizmin drejtoheni Kritken nga vetja……Se eshte komplet faji juaj –ok ?
_-Nje konsedarate e imja :Vlora eshte qytet pa intelektuale –Kane nivel shume te ulet ,
dhe kane edhe nje zakon te keq mileti atje qe pelqejne vetem ata intelektuale qe jane medioker…..ndaj edhe ju udheheqin budallenjte
O raimondi i malsise…I rregullove gjerat andej bjeshket e namuna te Tropojes ti qe te paska zene meraku per Vloren?Shiko ato shpellat nga vjen pastaj fol per qytetet e tjera…
Per here te pare ke te drejte Raimond ,do prishur ai pallati mbi det i pederastit hollandez mbi uje te Uji i Ftohte ne Vlore.A e di ti mor hu gardhi qe ne shqiptaret jemi i vetmi popull ne bote qe nga viti 2005 qe numerohemi si turiste sa here qe hyjme dhe dalim ne shtetin tone ……
Përshëndetje Ilir, pa u marrë gjatë me fenomenin Aldo mr. Trishtimin, të përgëzoj për shkrimin me objektivitet.
Por edhe raimondi nuk ja futi kotë në ca raste, ca punë në Vlorë mund të ishin bërë më mirë nga bashkia!
Gjithsesi ajo puna e statistikave ishte gallatë fare, ndërkohë që po përfytyroja imazhet groteske të asa fotos me personazhet në skiklet me diçiturën ‘ Tre njerëz, një hall madh!’
Na shkruaj përsëri
Ilir nuk ka me vlere,nuk vlen asgje qe ju te kritikoni,ironizoni.
Ne nga Vlora themi : nuk le larua te haje balua
Jane te njejtet,ndoshta,ndoshta me rrrrrrrrrilindjen do ndryshoje se ky qe ndoshta do vij mund ti pikturoje turistet,po po kaq mund ta bej ai.
kaq ngelet nje pikture mbi nje periudhe rinashimenti gri, gri jo e metalizuar ,gri ne te zeze.Andej nga keshilli i bashkise dhe i qarkut mire po ja kaloni me haleatet e rinj????kujdes se i kemi vellazen tani.
Bravo Ilir ! (dakord me Filloreten ? )
Kur flasin per miliona turiste qe kane vizituar Shqiperine,te vjen me vjelle.Rrena pa ganityre fare,sade.E di cdo te thote te vizitojne Shqiperine 3.4 milione turiste ne vit apo jo?Te gjithe do kishin leshuar shtepite,se nuk ka kapacitete fjetje,rruget do ishin bllokuar nga autobuset me turiste,restorantet po ashtu,aeroporti dhe portet do ishin tumllas me njerez.Por keshtu eshte kur kemi Aldot dhe shoket e Aldos ministra,drejtore turizmi etj,qe nuk e kane haberin absolutisht ne kete fushe.Sa investime dhe vite do qe Shqiperia te konkuroje ne turizem aq te mira qofshin.Pothuajse shumica e shqiptareve kane qene ne Antalya te Turqise per pushime,dhe kapaciteti i shtreteve atje eshte rreth 800.000 mije.Ne vit Antalyan e vizitojne rreth 8 milion turiste.Te gjithe e kemi pare dendesine e njerzeve ne aeroport dhe neper hotele(nderkohe Antalya ka dy aeroporte).Ndersa ketu thone 3.4 milion turiste,ku kapacitete fjetje jane apo s’jane 30.000 shtreter(kjo eshte me hamenie,se statistika nuk ka)ku ne aeroport 75 % e pasagjerve jane shqiptare,dhe neper plazhe,qytete nuk sheh ndonje dyndje turistesh(pervec Durresit qe dihet,qe eshte i populluar nga kosovaret ne vere,dhe Sarandes qe krocierat ndalojne per disa ore).Tani beheni krahasimin vete,Antalya 8 milion vizitore ne vit,ne afersisht sa gjysma,3,4 milion thote Aldo me Salen.Ne skemi as krevate,Antalya 800.000 mije.Nuk e kuptoj sa agresive jane ne genjeshtra,ndoshta deri tani,per kete vit,do thone, 5 milion na kane vizituar,jane zgjedhjet perpara.
Edi rama duhet te te vere artikullshkruesin minister kulture. ( Ooops) Po nuk na ka shkruar gje se cfare ideje ka per ta lulezuar turizmin.