Ka një lloj konsensusi për atë çfarë i solli Britanisë së Madhe Margaret Thatcher: një histori suksesi. E kanë dashur dhe urryer, por gjithsesi, më shumë e kanë dashur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për politikanë të tjerë të këtij kalibri, si Çurçilli po në Britaninë e Madhe, gjenerali De Gol në Francë apo Helmut Kohl në Gjermaninë, fillimisht të ndarë e pastaj të bashkuar edhe falë vizionit të tij. Janë personazhe të mëdhenj që kanë ndikuar fort në epokat e tyre, të pushtetshëm, të duartrokitur, nën shkëlqim dhe më pas, edhe në harrim gradual. Deri në ditën e vdekjes, kur edhe për ta, nisin të bëhen ca llogari, fillojnë të dëshmohen kontrastet mes të bardhës dhe të zezës që kanë afruar. Por kaq. Zonja Thatcher, edhe në qytetin e saj të vogël të lindjes nuk ka një statujë, edhe pse shumëkush do ta dëshironte pak bronz për të. Por në Ishull janë shumë të dyzuar për çmimin që duhet të paguajë individi për bronzin vetjak. Dhe zanati i politikanit nuk ngjan të jetë i përshtatshëm për ta merituar një gjë të tillë; bronzi për një politikan është shumë i shtrenjtë, është kryesisht kurth. Dritëhijet e pashmangshme të karrierës së tij e pamundësojnë një gjë të tillë. Hierarkia e vërtetë, vendi dhe roli i një individi në shoqëri, mund të saktësohet vetëm mbas vdekjes, atëherë kur ai nuk mund të ndërhyjë më në të shkuarën e tij, nuk mund të qortojë apo bëjë ndryshe çfarë ka bërë në ngjallje.
Zakonisht krahasimet që bëhen me dynjanë e madhe këtej nga Shqipëria e vogël çalojnë si këmbët e një shumëkëmbëshi të shkelur. Deri përpara viteve 90’, hierarkia në Shqipëri ishte përgjithësisht e paracaktuar. Nderoheshin artistët, sportistët, shkrimtarët, mjekët, mësuesit, funksionarë të dikastereve të ndryshme. Shiheshin si qenie të veçanta banorët e Bllokut, kamionistët që udhëtonin jashtë shtetit ose ata që kishin studiuar jashtë. Këto “atribute” shërbenin si një pasaportë që garantonte hierarkinë në shoqëri. “Politikanët” e kohës ishin një specie e rrallë, që jo rrallë herë, më shumë se objekt nderimi, ishin target talljeje dhe personazhe anekdotash. Njëlloj si policët e asaj kohe dhe si policët e të gjitha kohërave në të gjithë botën. Mbas viteve 90’, për shembull, statusi i policëve ndryshoi në mënyrë dramatike. Ata u bënë të respektuar sepse uniforma ju jepte jo thjesht pushtet dhe i identifikonte nga të tjerët, por sepse për hir të saj, ata nisën të fitojnë shumë më shumë para sesa firmosnin në bordero. Edhe pse jo të gjithë, gjithkush nën atë uniformë e kishte këtë mundësi. Raportet e hierarkisë në vend nisën të përmbysen dhe një shkrimtar, fjala vjen, bëhej gjithmonë e më i panjohur. Një artist po ashtu, kurse një “guximtar”, pronar i një skafi që çonte refugjatë në Itali, u shndërrua në njeri, para të cilit duhej hequr kapelja. Për shkak të parave që fitonte, makinave apo varëseve të arta si zinxhirë skllavi në qafë. Në fakt, ajo lloj varëseje ishte status. Ishte karta e dukshme e kreditit që tregonte se çfarë shume kishte në xhep. Me kalimin e kohës, profesioni më “seksi” në Tiranë u bë politikani. Ekranet e televizioneve, rojet nga pas, diferenca mes tij dhe shoqërisë në xhep dhe në mundësi, krijuan një klasë të re shoqërore, shpesh të vetëmbushur me veten, e cila nuk i bindej të njëjtave rregullave, gjykimi apo perceptimi si pjesa tjetër e shoqërisë.
Shembulli klasik është Sali Berisha. Në këtë muzg të karrierës së tij fantastike në nivel personal, ndonjë mbrëmje, në vetmi, ai mund të bëjë një llogari vetjake nga e cila nuk do të dalë keq. I lindur i varfër, më i varfër se shumëkush në Shqipërinë tmerrësisht të varfër të komunizmit, ai la pas një kullë që edhe e re do të quhej e pabanueshme sipas koncepteve normale të jetesës. Konvikti i shkollës së mesme mjekësore në Tiranë, do t’i jetë dukur parajsë në krahasim me çfarë la pas në Tropojë, por ishte ferr në krahasim me pallatin klasik komunist në Brrakë ku u strehua si mjek i ri. Ferr do t’i jetë dukur dhe ai apartament kur e krahasonte me vilat pa shije të Bllokut kur hynte në to si mjek, por edhe si mik i banorëve të tyre të “famshëm”. Në thelb, Sali Berisha dhe gjithë çfarë i ndodhi pas, ishte as më pak dhe as më shumë sesa sendërtimi i ëndrrës së çdo shqiptari: “Më bëni mbret 24 orë, pa e di unë se çfarë bëj”! 24 orët e ëndrrës, Berishës ju shndërruan në vite. Falë politikës. Dhe falë politikës, një nga trashëgimtarët e kullës së gurtë në Tropojën e largët, prej vitesh e ka trajtuar gjithë Shqipërinë, por edhe të mirën e të keqen, të drejtën dhe të shtrembrën, moralin dhe amoralitetin, si pronë të tij. Sot, megjithatë, kur basti i tij i madh nuk është 23 qershori, por historia dhe vendin që do të zërë nesër në të, ai nuk mund të presë një fat më të mirë. Mund të gjendet një copë bronz nga dashnorët e tij të shumtë për statujë, por do t’ia thërrmojnë urryesit e tij të pafundmë. Mund të ndodhë edhe kështu. Por, kur bronzi i kursehet zonjës Thatcher, edhe Berisha, e jo vetëm ai, duhet t’i bëjnë llogaritë ndryshe! Me ngut. Në Shqipëri harresa ka status të shpejtë. Ka pasur dhe burra të tjerë që janë adhuruar dhe më pas, janë lënë në vetmi e në tallje. Profesioni i politikanit në këtë vend, afron vetëm interes dhe dashuri interesi. Zakonisht mbas mbetet vetëm harresa, tallja dhe urrejtja. Kjo është drama e vërtetë e mbretërve për 24 orë ose 24 vjet. Kjo është drama mbretit tonë lakuriq në këtë prag qershori.
Z. Lorenc habitem se si pushtetaret e Shqiperise nuk nxjerrin mesim nga historia e vete Shqiperise
dhe ajo boterore.Edhe dielli nje dite do te shuhet.
Mesime nga Historia Boterore e ajo Shqiptare shoku nxjerrin vetem njerzit ne kte Bote ,jo politikanet e ktij vendi si sala e meta nano etj si kta .
Mjerishte ke ne Shqiptaret mungon qyteterimi ,mungon kultura e te qenit njeri ,qe do te thote munges e ndergjegjes njerezore ,e nji munges e tille ke njeriu e perjashton ate nga njeriu vertet edhe pse nga pamja duket i tille.
Shqiptaret nuk kane patur asnjiher vazhdimesi vlerash si komb ,pra me thjesht skan patur nji trashgimi kulture e niveli qytetar ne asnji kohe ,por brezat kane qene ne cdo epoke hallka te shkeputura ,ndryshe nga Bpta qe trashgimija kulturore dhe vlerat kombetare kane qen te lidhura ne cdo epok te tyre duke perber nje zinxhire te pa keputshem.
Shqiptaret nuk mesojne pra dot nga Historia sepse jane mesuar qe cekani tju godase ne gishterinj cdo epoke te historise e jo ne bashkimin e hallkave te vlerave .Me ekqja eshte akoma se kta politikane nuk eshte se e bejn gjithcka nga idiotizmi tyre e se jane fshatar apo maloke e shpellar ,pra njerez qe nuk do duhej ti mendoje kurr qe te merrnin pjes ne politik por kta e bejne gjithcka qe bejne me koshience ,pra te jane vetedijshem ,shkaterrojn Shqiperine ,sa me te drejt te lind pytja ,se jane kta vertet Shqipar ?! Apo rastesishte jane lindur ne kte toke .
Sa foto e shemtuar:
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/cifti-i-lumtur.html
edhe ky lorenc putano vangjeli ka mbete ti qaje hallet e shqiptarev ike ore kurde muti ky esht nje pan ortodokse i semure,
Ky cifte eshte keto 22-vite(qe nga Dhjetori-1990), cifti me kriminal ne hisotrine e Shqiperise duke ja kaluar ne shume e shume gjera dhe ciftit paraardhes se kohes se PPSH, Nexhmijes dhe Enverit. Por shume shpejt do PAGUAJ edhe per ciftin Nexhmije dhe Enver, e do marri me vete me te madh e me te vogel ne familjen e tyre biologjike dhe politike, edhe sikur te tentojne te ikin nga Shqiperia pas 23-Qershorit (pak a shume eshte ne plan ajo cka ndodhi me Gadafin e familjen e tij biologjike e politike).
or tai o bathit
mos haro te besh gati briskun
I bute shum me duket shkrimi yt o Lorenc ! ! Mendon vertete qe i ben pershtypje shpellarit ato qe thoni ju per te ? ? Jo mor zoteri jo . Ky esht gabimi qe beni ju dhe shume gazetare te tjere . I flisni egersires me gjuhe njerzore ! ! E imagjinoj skermitjen tallese te ftyres se Berishes [ Bishes ] kur lexon artikullin tuaj . Pak me realist dhe me kembe ne toke ju lutem . Rrespekte gjithsesi
…mirepo MBRETI YNE LAKURIQ(ose SULLTANI SALI!)..,do te lere Nje Monopol Pasurish JO VETEM IMMOBILIARE..,per Femije dhe Niper e Mbesa!…dhe do lere Nje Shqiper te Shkateruar e Te Mpleksur Keq ..,si ne 1997..!!
Ne pergjithsi L.Vangjeli shkruan ne nivel te kenaqshem por ky i sotmi duket shume nen mestare.
Jo vetem qe nuk duhet ti shkoje mendja ndonje njeriu per shenje barazimi midis kryeqyrrashit Berishe me Thatcher-in por as nuk duhet ta shprehe ne kete artikull ne asnje lloj forme.
Margaret Thatcher ishte nje politikane qe shprehte vetvehten dhe ate pjese te shoqerise qe i takonte kurse ky konviktori i tropojes nuk ka perfaqsuar kurre as vehten as ate pjese te shoqerise qe i takonte.
Qe kur mbaroi shkollen si “peshkop” ne baze te instikteve te fituara ne zgafellat e tropojes u fut deri te oxhaku i zeusit te shqiptareve dhe eshte pothuaj i vetmi shqipfoles qe u ngjit deri ne olimp vetem me forcat e veta duke shkelur mbi kafka shoshores dhe mbi gjakun e vellait te tij te ndjerit Selim qe pak kush e di qe per hir te karrieres tij perdori vellain si kavie eksperimentale ne nje operacjon rutine ne zemer.
Edhe pse Enver Hoxha e futi ne shtepine e tij kete gjarper dragobie ai i vuri tritolin varrit te tij sipas udhezimeve te mentarit te tij sebishfolesit kolonelit Elez Biberaj bashke me banden e tropojaneve azem hajdari,mehmet elzi,besnik mustafa,mullaosmaneve etj.etj
Më pas do të vinin edhe përpjekjet për të varrosur atë epokë historike të Shqipërisë,të cilin Hoxhe Enveri e kishte gjetur në një prapambetje mesjetare, që banonte së bashku me bagëtinë dhe hante me kafshatë e gishtërinj në një sahan të përbashkët; analfabet, me një varfëri të skajshme, shumëkund pa gropa septike, që ndriçohej me pishë e kandil; shëndetlig, me jetëgjatësi të shkurtuar nga malaria, tuberkulozi, sifilizi, difteria, morrat, zgjebja, dermatomykozat, tifoja, dizenteria, kequshqyerja e gjakmarrja; të pushtuar nga Italia fashiste dhe të tradhtuar nga krerë të tij, po e linte të shkolluar, të ditur, të ndriçuar me energji elektrike, të shëndetshëm, me një jetëgjatësi mbi 2 herë më të gjatë, 3 herë më të madh në numër, në prag të qytetërimit modern dhe të aftë për të përdorur teknologjinë më të përparuar të kohës, por edhe të izoluar e me plagë të dhimbshme. Ky popull, pasi e përcolli me vajtim e kuje për në banesën e tij të fundit, ku do të prehej përkohësisht midis atyre që kishte udhëhequr në luftën e lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare, nuk do të shqetësohej nga zhvarrosja prej kundërshtarëve të tij dhe hapja e arkivolit me tritol. Por do t’i nënshtrohej një manipulimi të ri dhe, duke kujtuar se ashtu ishte më mirë, do të shkatërronte të mirat që për 45 vjet kishte krijuar e ndërtuar me duart, djersën, mundin e mençurinë e vet: fabrika, uzina, miniera, kanale ujitëse, hidrovore, argjinatura e ndërmarrje bujqësore, magazina, muzeume, biblioteka, shtëpi kulture, çerdhe, kopshte e qendra shëndetësore, do të shfaroste plantacionet e shumta me drunj frutorë etj, etj
Nuk ka plumb e litar qe te laje gjynahet e krimeve 22 vjecare te monstres berishe.
Vetem ne rrethin e tropojes jane vrare mbi nje mije djem te rinj e deri ne zhdukje fisesh si haklaj ne zhdukje njerzis si remzi hoxha ne djegjen gjalle te nje oficeri te shikut,te nje gjyqtari me telekomande e deri te 20 komisare policie te vrare dhe mbi 500 policet te egzekutuar nga mafia shume herene bashkpunim me grupin ciftelia te naziskinit Agron Kulici
Zoti Lorenc mos guxoni tju shkoj mendja per kete fuck-mbretin kriminel.
Hapni syte kush po e mbeshtet dhe ngrini zerin kunder mafjozeve te urryer te podestave qe i kane vene masken e mbretit nje egersire mali qe Vangjeli e kraheson me fenomenin Thatcher.
Perfekt ne gjithcka shkruan .Rrespekt qe shqiptaret po dijne te shfaqin vlerat e verteta e mos ber indiferentin sot ,kur ky vend ka aq shume nevoje per zerin e kontributin e intelektualit te vertet e patriotit te vertet .Vangjeli eshte nder gazetaret me ne ze ne ate vend por vertet ky shkrim eshte i vaket e jo korrekt ne krahasimin qe i behet jo vetem monstres Angleze ,por edhe ilustrimi ne foto eshte qesharak ne raport me vet permbatjen e shkrimit .
S’e kuptoj manin e gazetarve shqiptare per tu marre me nji kufome akoma kur kan aq shume probleme qe sot shqetesojn Shqiperine !
Perse nuk reagohet fuqishem nga sgtypi shqiptare psh kunder Lobyt Amerikano-Europian i cili tashme te gjithe Bota mbare di e ka fare te qart se drejtojn politiken shqiptare ,diktojn kursin e politikes ne kte vend ,diktojn e vendosin po kta te huaj ,mbi cdo zgjedhje e vullneti shqiptarit injorohet hapur madje live ne TV !
Nganjiher nuk arrin te kuptosh se cfar lloj gazetarie funxionon ne ate vend ? Kujt i sherbejn kta gazetare ? Jane kta gazetare vetem per te mbushur fketet me shkrime qe nuk i sherbejn asnji qellimi te ksaj shoqerie mqe nuk i sherbejn intersave te vendit por thjeshte mbush flet gazetash per aq kohe sa ato nxjerrin pare ?!
Nuk e di por aty me ate popull dicka ka ndodh . Nuk i shqeteson fare fakti kta gazetare sesi injorohet ky vend ,ky popull nga ambasadoret mafioze ,por tregojn prralla me mbret .Nuk e ka personalisht me Vangjelin sepse kame rrespekt per ate gazetar por ne pergjithsi per te gjithe gazetaret shqiptare qe ngelen duke u mbyllur me temat e tyre ne shpellen e andertalerit berisha .
Shikojeni zotin Berisha http://gazetakritika.net//Forumi/index.php?itemid=3639
o lorenc,kte tregimin per ke e ke per bathoren apo kamzen ,se e fillon shkrimin me nje shtrirje koherente dhe per cudi e nderpret vazhdimesine per qef tendin,sali keshtu saliu ashtu dhe e drejte eshte po langaraqin fatos nano, plehren ilir meta dhe pallen ed rama ku i le,apo i ke lene per neser ,nuk je bindes je i njeanshem,pacavurja me e madhe qe zgjati dhe tranzicionin eshte fatos nanua, dhe ne sherbim te tije sali berisha,je langaraq ne opinion
Bravo Lorenc Vangjeli.Dikush ketu ankohej se teper i bute si shkrim.Ku kupton Saliu ne keto gjera e te tjera.
C’rendesi ka nese e kupton ose nuk e kupton Sali kafsha e rendesishme eshte ne qe e lexojme te kuptojme se Saliu nuk eshte perbindesh,se Saliu nuk eshte i pehrshem ne kete jete dhe qe na heq ate makthin se kur do zhduket ky idiot sepse nuk do jete e larget dita dhe vertet te marrim fryme lirisht dhe urrejtja e jone per te te kaloje ne nje harrese sikur nuk ka ekzistuar fare sepse duke kujtuar ate nuk bejme tjeter por sikur kujtojme nje enderr te keqe qe nuk duam ta shohim me.
Lorenci dhe ju mund te thoni c te doni por nje gje eshte e sigurt:Kurre mos prisni qe Berisha te dorezoje celsin e zyres dhe te thote “fituat”.
Paqja ne Shqiperi eshte ne rrezik.
E vetmja shprese eshte qe ai te mos kete mbeshtetje qofte edhe nga nje perendimor. Ndryshe……toke e djegur.
Ne historine e Shqiperise dhe ate te Qeverisjen sone ka shgume njolla te errta,…por kjo e tranzicionit do te mbahet mend si me komikja qe “solli ” ne krye Berishen e Co-nje njeri qe s’meriton te jete as ne krye te fshatit te vet e jo ti mbetet emri se vepra s’ka, por kjo ndodhi tek ne me nje popull te traumatizuar nga komunizmi, me intelektuale gjysem te mesuar, me nje ppopull ende’ te paemnacipiuar, pa shume dinjitet e vetedije publike, dhe ja qe Saliu-tragji-komik ndenji 20-vjet ne krye, kjo eshte nje domethenie e madhe per nje komb a popull si ky i yni qe “pranon” cdo llum ne krye mjafton te “dije te dale” ne krye !!!!!!! keshtu e ka pesuar me Haxhi Qamilin, Ahmet Zogollin e Matit, dhe se fundi me Sali Berishen e qe ky do mbahet mend per shkaterrimin e gjithe shoqerise Shqiptare dhe elementeve te shtetit demokratik!!!!!!!! Por fundi eshte – e ardhmja eshte perpara !!!!!!!
Nese je ai Mehmeti i pyjeve qe njoh, sinqerisht te them se ndihem shume keq me keto lloj kakarisje kameleonesh qe tregon sa here qe afrohen fushata elektorale.
Z.Berisha nuk ka pse te ndjehet inferior nga origjina e tij, perkundrazi besoj se ai ndjehet shume normal, per te mos e tepruar per te thene krenar.
Shume komentues bazohen ne paçavure te tilla si ky shkrimi i mesiperm dhe nga “realizmi yne socialist” qe i paraqiste zona te tilla si “te prapambetura” dhe ku “nuk arrin te perqafohet me shpejtesi e reja qe solli ne jeten tone Partia dhe shoku Enver”.
Paragjykime te tilla jane shume denigruese dhe antikombetare dhe autori duhet te ndjehet i turperuar per urrejtjen qe ngjall.
Malesori i Gegerise eshte geni i ruajtur me vetmohim i paraardhesve tane dhe çdo fryme urrejtje ndaj tij nuk mund te jete asgje me shume se nje akt antikombetar.
Mosnjohja sa duhet e genit geg i shtyn shume te paditur qe te marrin guximin e ta perbaltin ate!
Geni geg per shqiptaret eshte si geni bavarez per gjermanet! Koha do ta provoje!
Njihet edhe shkencerisht qe idiotet ndihen krenar ,
e kjo jo vetem per origjinen e tyre por edhe per per per…
e tuj tuj tuj
ke harruar Suden, nje yll me xixa e demokracise!
E bukur ka qene kjo kucka Lirie Qejflija se kot s’kishte “muhabet” gjysma e Birose me te dhe “fal” bukurise se saje e mbajti Salen ne Tirane si “te talentuar” por na mbeti PD-se si dopio gjashta dhe na kushtoi te gjitheve!!!!!!!!!!
Po qe se ndonjehere do kete monument ne bronz per salen!Ai do perdoret si vend per te bere shurren pa pages.Kurse per tu menderosur 5 lek….
E VERTETA.
Edhe M.Teceri po te drejtonte Shqiperine do ta kish shume te veshtire me plaget e saj te shumta, jo pastaj keta leshkot tane katundare, foduj,te pa afte, qe lane dhite dhe grabiten tiranen duke shitur pordhe pa mbarim.
Te gjitha komentet per Berishen jane te mira,por me i miri nga te gjithe eshte ai i autorit Rasimi nga Nju Jorku qe e njohka me shume kete bishe malesh,qe ka sakrifikuar vellain e tij per te bere karriere .Ka disa qe e mbrojne kete njeri pervers,per interesat e tyre,sepse i ka sjelle nga thellesite e maleve ne Tirane,i ka bere me shkolle dhe me shtepi.Ai eshte njeriu me i ndyre qe ka sjelle historia shqiptare deri me sot.Per karriere ai paska vrare vellain ,eshte gati te shese Lirijen,por nuk e ble njeri se eshte nje cope mishi me dy sy,shet vajzen e tij me gjysme fytyre njeriu dhe gjysme kafshe dhe djalin e tij trashaluq.Asgje nuk dime se nga ka dale ky pervers Tropoje,Ai nuk thote asgje per historine e tij.Ai mban mend vetem emrin e babait te tij.Drejtues,ose mbreter per 24 ore,ose 40-50 vjecare ka pasur dhe do te kete edhe ne te ardhmen,sepse jane njerezit injorante qe votojne me shume per ata qe cirren dhe genjejne me shume.Por ka edhe drejtues qe e meritojne voten e popullit,ata qe vene interesat e popullit mbi ato vetiake.Kete e deshmon me se miri shembulli i ish-kryeministrit britanik Toni Bler ,qe punoi per popullin dhe jo per veten dhe familjen e tij.Po te mos ishte larguar vete nga posti i kryeministrit ai do te ishte zgjedhur ne ate post edhe shume vite te tjera.Prandaj drejtuesit ose mbreterit duhet ta kene parasysh se ata zgjidhen jo per te pasuruar veten ,por per mireqenien e popullit.
Nuk ofendohet Geget ne shkrimin e Vangjelit. Jo geget nuk ofendohen pore ne te vertet ashtu kane jetuar.Pra menyra e jeteses ne ate kohe nuk eshte turp pse se ashtu ishte jeta zhvillimore dhe mundesit per te jetuar.
Koha 50 vjecare beri qe Geget te ndjehen me te lumtur ne krahasime me te kaluaren e tyre sheklullore.Atyre ua hoqi plagen me te rende qe ishte gjakmarrje qe fatkeqesisht po Gega i tyre Berisha u a solli si peshqesh duke nxjerrur nga varri kanunin e Lek Digagjinit dhe duke mohuar ligjhet e shtetit. Pra Shkrimi qe ben autori aspak nuk eshte ofendues pore tregon te verteten e para clirimit te vertet e shoqeris komuniste dhe te vertetet e shoqeris qe u solli Berisha. Pra Vangjeli pasqyron ne menyre dialektik te tre kohet ku per Geget me mire se koha e PPSH nuk do t`ju vije me. Le te thone cte dojen ata pore une kam jetuar ne ato treva dhe kur i shkruan vangjeli te them te drejten sikur me rrijne para syve te treja keto epoka ku kjo e demokracise per Geget eshte vdekjeprures.Gjakmarrje ua ka bere jeten atyre te pa durueshme madje i ka kthyer ato treve mbrapesht pothuejse dy dhekuj.