Gjithçka fillon nga edukimi

27 Gusht 2013, 18:08Blog TEMA

Magdalena Ramohito

 

Menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, fill pas nominimit të Qeverisë së ardhshme, disa nga ministrat e ardhshëm e filluan mbarë punën, duke komunikuar me publikun nëpërmjet Facebook-ut, ne lidhje me pritshmërinë e këtyre të fundit ndaj menaxhimit të Ministrisë përkatëse. P.sh: Z.Saimir Tahiri pyeste publikun- fansa se:” si do ta dëshironin ata të ishte Policia e shtetit? Pati pas kësaj  edhe njoftime nga udhëheqës të ardhshëm të institucioneve, për burime njerëzore që të kenë “know how” (të dish të bësh) në një fushë përkatëse.

Në këtë moment pati edhe reagime, madje pati edhe shkrime me theks mosbesimi. Në fakt çdo organizatë biznesi, politike, OJF etj në fund fare ka synimin plotësimin e synimeve të target-grupit (grupit të synuar) me qëllim  konvergimin e tyre me objektivat e vet organizatës, politike, biznes, ojf etje…

Pra si çdo organizatë tjetër fitimprurëse ose jo edhe një Parti Politike që fiton zgjedhjet, ka paraprakisht një strategji zhvillimi afatgjatë të hartuar më parë, por ne fillim të punës së saj i duhet një strategji ‘kick-off’, pra e përkthyer në shqip një strategji e shpejtë si: ‘me vendos topin tek këmba e lojtarit , që ai ta gjuaj menjëherë.

Prandaj kontakti me publikun dhe tërheqja e dëshirave të tyre është në funksion të hartimit të kësaj strategjie të shpejtë, për të filluar shpejt, menjëherë nga puna, sepse në fund të fundit çdo veprimtari prodhuese, politike etj, ka si qëllim të jetë konkurruese në tregun e vendit, por edhe në atë ndërkombëtar dhe për këtë i duhet të jetë cilësore dhe me çmim të mirë. Pra Qeveria e re po aplikon në praktikë “Strategjinë e Marketingut”, që nga momenti i përzgjedhjes së deputetëve dhe krijimin e koalicionit, e cila e solli në mazhorancë dhe tani po fillon punën përgatitore për qeverisje.

Dhe në fakt marketingu fillon me EDUKIMIN E KONSUMATORIT që në këtë rast janë zgjedhësit, pa përjashtim, edhe ata që nuk kanë votuar.

Në këtë fazë edukimi adresohen pyetjet si: çfarë prisni nga Policia, ose çfarë prisni nga Mbrojtja etj dhe pastaj përpunohen të dhënat e vazhdohet më tej për të pasur një strategji të shpejtë, për ta vendosur në punë që ditën e parë. Sepse një fjalë e urtë thotë”Mirë vreshta, por duhen rrushtë”…!

Gjithashtu takimi me ekspertet e huaj , ekonomistë e arkitekte, ka përsëri si qëllim edukimin e konsumatorit, në mënyrë që ky i fundit të njihet që në fillim me output e ardhshëm të Qeverisë së RE.

Gjithkush ka të drejtën e tij, në dashtë ta quaj show, në dashtë të rrijë e ta dëgjojë si diçka të re të pa dëgjuar më parë.

Përveç kësaj si pasojë e mungesës së kapaciteteve tona, për të venë teorinë në praktikë (sepse kemi mbetur në nivel teorik për arësye që dihen) thërriten për bashkëpunim ekspertë, të cilët probleme të tilla i kanë hasur më parë dhe i kanë zgjidhur sipas metodologjive përkatëse.

Kjo është për tu përshëndetur nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kërkon intelekte të brendshme, të cilat të jenë në të njëjtin nivel teorik me ekspertizën e huaj dhe sigurisht, që duhet të dinë çfarë t’iu kërkojnë atyre. Pra sa më shumë intelekte të ketë pala shqiptare (dhe dashuri për të bërë gjëra) aq më e mirë do të jetë ekspertiza nga jashtë dhe aq më shpejtë do të shohim ndryshime.

Në fakt për herë të parë në Shqipëri po shohim se si Qeveria e ardhshme vepron si Një Lider në tregun politik shqiptar me koncepte të reja, e cila e kundërshton katërçipërisht, sjelljen e qeverive të shkuara, të cilat me marjen e mandateve hapnin shishet e shampanjave, një gëzim për çfarë?

Kjo qeveri që po vjen duket si më kokulur, më e përgjegjshme  që në fillim, për të ndërtuar në fund fare plane dhe plane alternative, në mënyrë që kuturisja në këtë vend të harrohet si fenomen…

9 komente në “Gjithçka fillon nga edukimi”

  1. Aliu says:

    Te pergzoi per optimizmin e larte qeke. Por dije mire se kjo puna e drejtuesve eshte si historia e dy vllezerve ku njeri thoshte : Meqense Xhelali nuk ben asnje lek Musai i ben dy lek.Tani jemi ne pritje te shohim do te jene si Xhelali me Musain.

  2. luis says:

    Shume i sakte vleresimi i juaj.Kjo qeveri dhe ky kryeminister ka ndermend te beje me te miren e mundur packa se po u prishet tradicioni dallkaukeve qe nuk dine tjeter vecse te shajne.
    Keshtu benin keta lapanjoz te pederastave edhe kur Edi Rama e mori bashkine e Tiranes,shanin mundoheshin te talleshin me menyrat e tija por ama ne rrethe te ngushta thonin nuk po punon keq e ndersa populli e lavderonte cdo dite dhe keshtu do bejne edhe tani dhe nuk duhet pritur ndryshe sepse llapaqenerit e pd kete pune do kene te lehin e ndersa populli gjithnje e ne rritje do jete pro projekteve te tija europiane.

  3. çingapoku says:

    Jam i nje mendje me artikullshkruesen, sepse nuk ka bla bla por argumente shkencore. Edi Rama eshte nje fat per Shqiperine dhe besoj se edhe ata qe shprehen skeptik, nga brenda vets gezojne, sepse e duan kete vend me te mire, pavaresisht kusureve qe kane mbi shpine. Ata as mund te largohen dot nga ky vend,per aresye qe dihen, prandaj te rrine e te pastrohen ketu..eshte pune me mend. ne mos ndihmofshin nuk do t ebehen pengese.

  4. elona says:

    Pershendetje znj ramohito, qe na i sqaroni keto hapa qe po ndermer Qeveria Rama1, sepse me thene te drejten na u ka duk pak e habitshme. Kemi kuptuar se njeriu i kruhen duart per pune, pra nuk rri kot sa te vije konstituimi e pasta te krijohet nje situate mish mash. Te gjithe duhet ta mbeshtesim, edhe xhelozet e ziliqaret te harrojne per nje moment dhe te mendojne per te ardhmen e femijeve te tyre epse jo per pleqerine e tyre. Ata qe jane sjellekeq me ne e kane bere pa vullnetin e tyre, por te urdheruar dhe keto meritojne te perfundojne me miqesi, Te ndihmojme e kurajojme qeverine Rama, sepse eshte e vetmja shprese. Hkmarrja nuk eshte drejtesi, drejtesi vihet me prova dhe e mbeshtetur ne ligje..Te gjithe ata qe kane vuajtur nga SHISH,i cili ka qene iuredheruar nga politikanet, sot nuk kerkojne hakmarrje, por qysh ne kopesht femijet te mesohen, te mos spiunojne shoket, por te nxiten te krijojne nje shtet brenda vetes se tyre

  5. eri ranc says:

    Edi Ranma , TE ZBATOJE LIGJIET DHE KRYESISHT KIGJIN E USHQIIT, TE MOS VENDOS NE KETO POST ENJEREZ QE HYJNE QE NE FILLIM ME KONFLIKT INTERESI E HIQEN TE AFTE. ate e ben edhe nje njeripa ndonje grade shkencore nga ato te blerat,mjafton tekete deshiren dhe dashurine per njerezit dhe nje shtet me rregulla. Ligji i ushqimit te zbatohet me korrektese, qe ne te mos kemi frike se c’te hame, gjthashti ilacet te jene testuar e jo te marre kontrabande nga KIna.

    Shendtei ka te beje me standardin e rraces dhe ne jemi rrace e bukur, plus nje ushqim te kontrolluar mire dhe nuk kemi pse i themi nje femije me sy bojeqielli sa i bukur eshte si gjerman.

    Me Edin kryeministre shqiptaret dote ngrihen si komb dhe asnje nuk do pranoje te shahet nje shqiptar sic ndodh sot.

    Te faleminderit Magda je e lire ne mendime dhe thua ate qe ti vete e mendon si te drejte.

  6. elda says:

    Shume e sakte si gjithnje. Njerez si ju i duhen ketij vendi, fatkeqesisht jane te pakte

  7. artan says:

    Llambi nga je mo ke humbur per fare…dil komento njehere se shkruaje bukur shqipen.

  8. ATDHEU says:

    pershendetje si gjithmone me opinione ne
    ndihme te shoqerise shqiptare qe duhet te shohin
    realisht situatat dhe te respektohen idete e
    reja qe do sjellin zhvillimin qe i takon vendit tone

  9. Ati says:

    gjithcka fillon nga edukimi
    eshte nje e vertete e pa kundershtueshme
    te gjithe kemi thene per njeres te sjellshem
    se jane pasqyrim i edukates se familjes apo per
    popuj te ndryshem qe jane te kulturuar po po
    jane te edukuar me rregulla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje