Vetëpërsosje apo vetëvrasje?

6 Tetor 2014, 20:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Tryeza e thirrur për reformën në drejtësi nga presidenti i Republikës, nuk ballafaqoi ndonjë ide mbi reformat në drejtësi, dhe as ndonjë skemë konkrete, por ballafaqoi dy rrugë përmes të cilave duhet të shkohet tek reforma. Njëra ishte ajo që u prezantua në frymën e fjalimit të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk beson tek vetëpërsosja e sistemit, dhe kërkon ndërhyrje politike në legjislacion për të ristrukturuar drejtësinë. Pala tjetër është ajo që mbron presidenti i Republikës dhe ish- pushteti i vjetër, të cilët kanë objektiv kryesor ruajtjen e statukuos në drejtësi dhe teorinë e vetëpërsosjes si justifikim për statukuon.

Parimisht të dyja rrugët mund të na çojnë tek një reformë në drejtësi, nëse palët kanë parasysh vërtet reformën dhe jo objektivat e tyre mbi drejtësinë. Por, problemi është se këtu rrugët nuk po diskutohen si mundësi për të ndryshuar realisht drejtësinë, por si mjete lufte për të justifikuar objektivat e veta.

Unë jam partizan i ndërhyrjes në sistem, si një mjet i cili i jep fund një gjenerate gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë degjeneruar sistemin e drejtësisë, por nuk kam gjë me ata që pretendojnë se sistemi mund të vetëpërsoset, nëse na japin qoftë dhe një provë për këtë. Dhe po i ftoj të japin prova.

Fjala vjen, Adriatik Llalla, si Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, duhet të dalë dhe të bëjë një deklaratë zyrtare në emër të tij dhe të deklarojë se tre ditë më parë, në analizën e Prokurorisë, nuk e ka qëlluar me grusht kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari. Nëse e bën këtë deklaratë, ose nëse bën të kundërtën, pra e pranon që e ka qëlluar për shkak të detyrës, ai ose duhet të iki si prokuror i Përgjithshëm dhe t’i dorëzohet prokurorisë, ose duhet të deklarojë nën betim që nuk e ka bërë këtë krim. Edhe pse rasti duket si banal, në të vërtetë mbart brenda gjithë hipokrizinë e sistemit që kemi. Kur në një sallë publike ndodh një ngjarje kriminale, në sytë e shumë prokurorëve, dhe të gjithë heshtin nga frika e vendit të punës, atëhere jemi para një rasti të pastër që sistemi jo vetëm nuk shkon drejt vetëpërsosjes, por është duke shkuar drejt vetëvrasjes. Prokurorët që heshtin dhe që kanë parë një skenë krimi për shkak të detyrës, nuk është se nuk dinë të jenë prokurorë, por kanë pranuar t’i nënshtrohen sistemit, i cili nuk është duke u vetëpërsorur, por duke u vetëdegraduar. Rreth kësaj ngjarje në dukje banale, ka një deklaratë zyrtare të Prokurorisë, që thotë se Adriatik Llalla nuk është përfshirë në gjeste dhune fizike, por kjo ka ndodhur mes dy prokurorëve të tjerë. Por, askush nuk jep më tej asnjë shpjegim. Biles dhe ai që besohet se është i dëmtuari kryesor në këtë histori, Shkëlqim Hajdari, ende nuk ka një gjurmë të një denoncimi zyrtar, dhe kjo për shkak të sistemit të degraduar të drejtësisë që kemi.

A mund të besojmë në këto kushte për vetëpërsosje, kur prokuroria gënjen zyrtarisht për një ngjarje kriminale, ku është vet subjekt?

Nga ana tjetër, kemi në qendër të debatit publik çështjen e ish- guvernatorit të Bankës, shkarkuar nga parlamenti pas arrestimit të tij nga prokuroria.  Akoma nuk kemi një njoftim nëse prokuroria vazhdon t’i qëndrojë kërkesës për arrest me burg, tani që ai ëshët ankuar në Gjykatën e Lartë, ku punon gruaja e tij. Akoma nuk kemi një dorëheqje të Zonjës së Parë si punonjëse e Bankës Qendrore, që të besojmë se presidenti është gati të shkëputet nga konflikti i interesit për të mbrojtur punëdhënësin e gruas së tij dhe akoma nuk kemi një gjest të kryetarit të Gjykatës së Lartë, për t’i kërkuar gruas së të akuzuarit, dorëheqjen nga Gjykata për të shmangur përballjen me këtë rast, i cili gjithsesi do të përfundojë në Gjykatën e Lartë dhe si gjykim në themel.

Sistemi vazhdon të jetë i kapur i gjithi në KLD, në Gjykatën Kushtetuese, në Apel, dhe në vetorganizimet e gjyqtarëve, duke dhënë dëshpërimisht sinjale negative shprese për vëtëpërsosje.

Edhe propozimet e ndryshimeve ligjore të qeverisë janë po ashtu jo optimiste. Ato janë arnime të sistemit dhe jo ndryshime në themel. I tillë është dhe propozimi për ndryshimet në KLD. Në thelb ai shfrytëzon një paligjshmëri të Sali Berishës, që donte të hiqte Kreshnik Spahiun, por nuk reflekton një propozim serioz për ndryshim rrënjësor të KLD, ndaj të cilës duhet një qëndrim me themel. Ka plot propozime të mira nga Këshilli i Evropës për një KLD të zgjedhur me tre të pestat nga Kuvendi, që mund të krijojë një institucion më serioz dhe të pavarur se ky që është, duke dalë jashtë sferës së ndikimit të qokaxhinjve të sistemit. Ajo mund të ishte një nisëm serioze. E sigurt është se sistemi ka degraduar në atë masë, sa ai është i dënuar të ecë përpara drejt vetëvrasjes dhe jo vetëpërsosjes. Sistemi aktual i drejtësisë në Shqipëri i ngjan një mumje të vdekur dhe balsamosur, në mungesë oksigjeni, e cila duket si e gjallë, por nëse hap kapakun, kalbet për disa minuta. Asgjë e mirë nuk mund të pritet nga brenda sistemit, përveç dëshirës politike që ka Berisha të ruajë ata që ka pasur ushtarë në sistem Familja e tij. Nuk vë bast që ndryshimet do na sjellin gjyqtarë dhe prokurorë të rënë nga qielli, por minimumi do ndërpresin talljen që u bëhet shqiptarëve me këtë mumje të balsamosur që na tregohet si fytyrë e drejtësisë. Ajo po provoi të vetëpërsoset, vdes. Njësoj si një i vdekur i balsamosur po hape kapakun e arkivolit. Nuk është se nuk kanë rast të dëshmojnë se mund të vetëpërsosen, problem është se nuk lënë rast pa treguar që nuk duan të ndryshojnë.

36 komente në “Vetëpërsosje apo vetëvrasje?”

  1. andromeda says:

    Pse nuk bëhet një referendum mbarëpopullor ku njerëzit të votojnë pro apo kundër Nishan derdimenit,KLD, kryeprokurorit, kryetarit të gjykatës së lartë, e të shohin këta delenxhinj sa i do populli. 90 % e tyre do jepnin votën kundër këtyre surrogatove, ushtarë besnikë të Saliut nga Viçidoli. Kësisoj dhe Edi mund t’ia provonte faktikisht ndërkombëtarëve se të merresh me korigjimin e këtij sistemi kryekëput të korruptuar është njëlloj si të bësh në vend numëro. Duhet një përmbysje me themel dhe reformim i tij që punët të ecin mbarë në Shqipëri.

    1. albania -stateless says:

      ANDROMEDA !

      Gjerat ne shqiperi jane shume thelle…..duket nga nje ane qe MERKELI kerkon koken e berishes por kasta e vjeter e dinastise Busheve nuk duan ta dorezojne.

      21 janari eshte gur kilometrik ne historine e shqiperise dhe berihsa s’ka ku gopin e somes te shkoje

      21 janar eshte dhe gur prove per amerikanet…Eshtë koha më e mirë që Sali Berisha të arrestohet, të dërgohet në qeli dhe më pas të përballet me drejtësinë. Ky njeri për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetem se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesmarrës direkt në krime të përbindëshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gerdec ku protagonist ishte edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
      Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalishjt, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me sherbimin sekret UDB-n të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
      Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shetituren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qënë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardes, por ai e ka ndjekur situaten dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qënë urdhëri i tij personal për të qëlluat mbi demostruesit paqësor, aq më tepër se ai krijoj rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
      Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çeshtjes Gërdeci e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazëm që fitonte para në mënyrë të paligjëshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshinj gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkelzën Berisha i cili është e ngjashme që nëpëmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çeshtje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.
      Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtesinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeminister dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të këshillit të Sigurisë kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
      Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mëndësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
      Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetrore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtesisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të jap pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkpunëtorëve të tij.
      Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti.Ajo qe endihmon sot ate eshte hipokrizia e nderkombetareve dhe impotenca dhe ndoshta tradhetia e fituesve te 23 qershorit por kjo nuk do vonoje se forcae popullit u duk ne 15 nendor kur i tha stop dy qeverive.

      1. roberto says:

        KRYE KRIMI I Sali Berishes eshte MBJELLJA E PERCARJES NE POPULL!
        Pas kesaj vjen TRADHETIA E MADHE E TIJ TE FALJES SE DETIT JON GREQISE!!!
        Te tjerat vijne me pas si kapak i ARKIVOLIT TE KUFOMES SE TIJ TRADHETARE!!!
        Nje ore e me pare Sali Berisha te ARRESTOHET!
        Nderkombetaret duhet ta thone hapur fjalen e tyre!!!

        1. ngjela says:

          Perderisa Politika perzgjedh ata qe bejne Drejtesi;
          asnjehere nuk do mund te ndryshohet Modeli,ku
          zoterimin e ka mare mosndeshkueshmeria!Pra e thene vence:
          Po mbolle Fare Kungulli,mos prit se mund te mbije Kumbull!
          Atehere:Kjo ceshtje ti kaloje Popullit.Ashtu sikunder
          veprohet ne te gjitha vendet me Demokratike.Po shoh neper
          vende te duksheme ketu ne Amerike,emra Gjyqtaresh,Prokuroresh,ndihmesa,madje edhe Sherifash qe
          bejne fushate individuale per te qene perfaqesues te institucionit
          ne Qytetin e tyre.Ne kete rast,Politika del jashte Loje.
          qe do te thote se Ingranazhet e Drejtesise,jo vetem qe levizin
          te varur nga sistemi Kushtetues,por ka ne Dore edhe Sistemin e
          Frenimit te Shtetit me ane te Ligjit!Ne keto vende Ligji eshte
          i Lire,cka do te thote se para tij jane te gjithe te barabarte.
          Ky pra eshte edhe ai Sistem qe Kerkohet.Ku Shteti disiplinohet
          dhe merret me problemet e veta madhore dhe nuk konkurone me Ligjin!
          Keshtu Presidenti mos ta bjerre Kohen kot,se gjithe ai milet qe
          ai bashkone per te bere parade lexionesh Paguhen dhe kjo
          Page del nga Taxapaguesit te cilet me kot presin ate cka kerkojne.
          Ne Shqiperi Politika nuk e pertyp dote ate qe Drejtesia tu iki
          nga Duart.Ata duan te jene Zot i saj.Atehere sic thote Populli:
          “Pirdh ne te”!…Mos te rrihet kot Uje ne Havan!

      2. oldman says:

        Te gjitha argumentat e renditura nga “Albania-pa shtet” jane te verteta dhe mund te provohen ne se ne Shqiperi do te funksiononte shteti (vete e ke thene “stateless”), por besoj se disa e kuptojme qe shteti akoma nuk ka per te funksionuar edhe per shume kohe me subjektet qe kemi zgjedhur per te na drejtuar duke filluar nga Presidenti, Parlamenti, Qeveria, Sistemi Drejtesise, Opozita, etj.
        Tani ka filluar debati per Guvernatorin e Bankes nese duhet shqiptar apo i huaj. As nuk diskutohet qe duhet i huaj per te shpresuar nje ndryshim pozitiv. Por une insistoj akoma se ne Shqiperi, dy nga shtyllat shtetformuese, qe jane Rendi dhe Drejtesia nuk mund te realizohen nga shqiptaret. Vetem te huaj qe mund te perzgjidhen nga BE-ja do te perballonin ngarkesen e tyre. Ata qe e kundershtojne kete alternative, shumica jane injorante, ndersa pakica jane hajdutet qe ju intereson mungesa e ligjit. Kjo pakice ne Shqiperi, dje dhe sot, ka pushtetin dhe nuk ka dhene shenja se do te heqe dore prej tij. Populli qe desheron zbatimin e ligjit, Amerika dhe Europa kane kohe qe bejne thirrje per te ndeshkuar dhe futur ne burg ata qe shkelin ligjin, duhet t’ja kerkoje atyre qe ta ndihmojne. Me keta qe kemi ne krye “sikurse duken bathet jane larg pashket”.
        Faleminderit, o Mero Baze qe na jep mundesine per te shfryre, por kjo nuk mjafton.

      3. Bureto says:

        Albania stateless i ka thene te gjitha ato qe ne nje shtet mezatar demokratik do ta kishin çuar prapa hekurave ish presidentin dhe ishkryeministrin. Cilet jane faktoret qe nuk e mundesojne kete gje, më se te ligjshme, populli nuk mund t’i dije, por ai ia ka deleguar pushtetin e rradhes atyre forcave qe e kane premtuar kete gje dhe tani atyre duhet t’ua kerkojne, po qe se pushteti i sotem nuk punon intestivisht ne kete drejtim. Ka edhe faktore te jashtem mesa duket, por ne nje shtet sovran edhe keto lloj mbeshtetjes nga jashte, per klane te caktuara,nuk duhen konsideruar, per interes te demokracise ne Shqiperi. ‘Burra shteti’ apo ‘yje ne ngjitje’ qe kane kryer krime per interes te pushtetit kunder popullit te tyre duhet te japin llogari. Pa kete, durimi i popullit po soset, edhe pse ai duket se eshte, heperhe latent. Po jo pakufi. Nje dite reagimi popullor do te shfaqet. Mendjet e ftohta nuk e urojne dhe nuk e duan kete gje, por ama, ata qe kane instrumentat, duhet te veprojne sa s’eshte vone.

  2. era says:

    Vetpersosja e “drejtesise” si mumja e balsamosur qe i hapet kapaku, nje figure e gjetur sakte nga Mero.
    Ne keto momente shume te rendesishme per kombin ( pa sistem drejtesie kombi do degradoje), Shqiperise i duhet nje Edi Rama TRIM.
    Shqiptareve duhet tja u beje te qarte, planin apo platformen e tij per reformen ne drejtesi. Letrat te jene te hapura, ata qe nuk e pranojne, jo se populli nuk i di, por do vertetojne publikisht se nuk jane per drejtesine, se kane intersa per te mbrojtur ato qe kane vjedhur dhe grabitur.
    Me perjashtim te te punesuarve te mandatit te shkuar qe ndruan teser partie dhe vazhdojne te qendrojne te pamerituar perseri ne administrate shteti, gjithe shqiptaret e tjere qe e duan veten e tyre, femijet e tyre dhe shtetin e tyre, do e mbeshtesin Ramen nese ai tregon se eshte bindes, se eshte serioz dhe i vendosur te beje DREJTESI ne Shqiperi.

    Kjo dallon ata qe do te quhen vertet “BURRA SHTETI”( jo si ata te Arvizut)

    1. Shperberja e KLD-se dhe rikonstruksioni i suksesshem i sistemit te nje drejtesie inekzistente, eshte e vetmja menyre per rivendosjen ne baza te shendosha te themeleve te nje shteti demokratik.

      Nje drejtesi funksionale e vene ne sherbim te interesave te gjithe shtetasve shqiptare eshte kusht i domosdoshem qe Shqiperia ne nje te ardhme t’i afrohet normativave minimale qe ka percaktuar komuniteti evropian per vendet ne zhvillim.

      Zotimi i sotem i kryeministrit per vendosje te drejtesise, dhe zbardhjen e masakres se 21 janarit, sigurisht qe mund te ringjallin tek disa qytetare shpresa mirebesimi e serioziteti ndaj qeverise aktuale.

      Por nuk duhet harruar, se keto premtime jane perseritur mjaft here dhe deri me sot kurre s’jane mbajtur. Te zhgenjyerit e premtimeve boshe, te bera keto sidomos gjate fushates elektorale, pas prenoncimit te sotem mediatik te kryeministrit, mund te mbeten akoma me te zhgenjyer.

      Dhe kjo, bazuar ne pervojat e deritanishme ka shume mundesi te ngjaje, per aresye se nga njera ane, me 85 vota pro, qeveria nuk do ta kete te lehte te realizoje ndryshimin e legjislacionit, kurse nga ana tjeter, edhe sikur t’ia arrije ketij qellimi, ky koalicion ngjalash nuk mund te garantonte nje reformim te thelle dhe te besueshem te sistemit te drejtesise.

      Pervec kesaj, ky koalicion i brishte, veshtire se mund te garantonte nje ndeshkim shembullor, para se gjithash te krimeve te bera ndaj njerezimit, si dhe atyre financiaro-ekonomike, te vertetuara keto, here me grabitje te parave te arkes se shtetit dhe zevendesim te tyre me libra, dhe here te regjistruara apo te filmuara me ze dhe figure.

      Zhgenjimi i dyfishte dhe shperdorimi i mirebesimit te sovranit do te kishte pasoja jo te paperfillshme, si per partite me te medha te pozites, ashtu dhe per ato te opozites. Votuesit tashme te ndergjegjsuar, ne zgjedhet e ardhshme do t’i kthenin syte nga alternativa te tjera, nga partite ne fakt me te vogla, por shume me teper shpresedhenese. Sa me shume te abuzohet me interesat dhe aspiratat e sovranit, aq me shume thellohet hendeku.

  3. "BALASHI" says:

    Analize me zemer. Aty duhet shkallmim. Permbysje. Ata qe jane nuk duan e nuk kane mundesi me te ndryshojne se korrupsioni, zhytja ne llum eshte shume e rende…

  4. Toni T says:

    Duhet nje nderhyrje e ndryshim rrenjesor qe do te varrister te paret rryshfetzhinjt e mafjozet ne sistemin aktual. Merrni nje KLD me 3 te huaj e nje kryeprokuror te huaj e do shikoni kur te dalin se shesh pislleqet e paimagjinueshmen te mafjozeve. Po kete nuk e duan pseudodemokrate, se ne fakt jane antishqiptaret e vertete.

  5. Pëllumb zaimi says:

    Pse ky adriatik llalla është hequr si i përndjekur politik? Tani së fundi kam marë vesh nga një person i sigurt se llalla i ri është i biri i Kujtim Llallës, ish-shefi i shëndetsisë në komitetin ekzekutiv té rrethit të Gramshit!?? Mos vetpërsosja kalon përmes fshehjes të së kaluarës!?? Tung!

    1. piano says:

      per pak na ngrive gjakun..me kete prejardhjes se llalles.
      kujtova se do ta kishte pasur babain anetar te komitetit qendror,ose dajen ne byrone politike,po nejse

      vetpersosja kalon me rrafshimin e cdo gjeje dhe fillimin nga e para,me formimin e njeriut te ri democrat,pasi deshtuan me formimin e njeriut te ri socialist.

    2. sif says:

      Z. Pellumb
      Llalla eshte i biri i Xhemal Llalles, ndersa me Kujtimin kushurinj. Kujtimi ka nje djale dhe nje vajze jashte shtetit. Ne se je Pellumb Zaimi qe une njoh (ai i Belshit) respekte.

  6. drejtesia says:

    Keni thene sakte idete.Si mundet te reformohet sistemi kur u be behet shume zhurme ne shtyp e media televizive nga K.L.D dhe ministri i drejtesise per shkeljet te renda te 2 gjyqtareve te gjykates Elbasan Ilir Pashaj e Bujar Musta dhe ne pak minuta i falen keto perseritsa te keqinj.!!!!!!

  7. zyber says:

    kesaj i thone ti besh gropen vetes…keta duhet te ikin me ceremoni pike. te behen ndryshim ne ligj,ne kushtetute menjehere…parlamenti…

  8. liri says:

    PER drejtesine duhet ngritur nje KOMISION KONTROLLI per punen e gjyqtareve dhe prokuroreve…., ky komision duhet te hetoi te gjitha vendimet qe jep gjykata dhe te marri masa ndaj gjyqtareve abuzues me ligjin…,kaq duhet pak vullnet,dhe gjithcka rregullohet,sot edhe SHBA doli hapur te denohen gjyqtaret,edi rama duhet tani ti futet punes ose populli nuk do I japi me vota.

  9. Tironsi says:

    Analiza e bere nga Z.Mero eshte shume reale.Po cfare duhet bere?Cfare pritet?.Me fjale Z.Rama e tha qe kemi votat popullore per te bere ndryshimin.Po deri kur do te presim.??Duhen masa te menjehershme dhe drastike A LA Napoleon.Per mua doli e qarte se thirja e kesaj tryeze nga Nishani eshte per te shtyre dhe ca reformen, per ta sabotuar ate , nen vellon e gjitheperfshirjes, kur te dy kampet nuk kane ndermend te bejne leshime reciproke dhe te bejne nje sistem te mirefillte Drejtesie.Presidenti Nishani i urdheruar nga Sale Vucidoli, beri nje retorike as mish e as peshk.Lulka po tha” te mos politizohet gjyqesori” , ne nje kohe qe e ka te gjithin te politizuar , ne krah te Tij(Antare te Cetes se Argites).Zoti Rama e kuptojme qe ke veshtirsi dhe pengesa , por po nuk i bere ndryshimet e duhura do te hahet Koka Jote, se kundershtaret i ke gati per te bere kurban.Shiko foton e Goces se Jozit ,as nuk iu drodh qerpiku ,kur therri shqerrat!!Po te tregoj dhe nje histori nga e kaluara.:Ne vitet 60 ishte nje President ne Algjeri , qe ne pritjet Diplomatike , prezantonte gjithmone nje Antar Byroje te Partise se Tij , si Armikun e Tij Numur 1. Pas 6 muajsh Ky armiku i Tij Nr.1 beri grusht shteti dhe gjeja e pare qe beri ,ishte vrasja e Presidentit.Pra nxirr mesim .Bjeru Qafireve, Te Korruptuarve,Hajduteve ,Vrasesve,Futi ne Hapsane, konfisko pasurite e tyre te paligjshme,Shpeto njehere e mire Shqiperine nga keta zuzare te felliqur. Dhe do te jesh i nderuar dhe i hyjnizuar per jete te jeteve.Vetem ne kete rruge e meritojme te hyjme ne Europen e Bashkuar.

  10. Zef Kallami says:

    Njera asht me ecje perpara ROTALIBRI.Kete don dhe pret populli.
    Tjetra KUNDRAPEDAL nuk don ecje.Po Kondra.Kete don Nishani,Berisha,lulushi dhe e gjithe Partia e korruptuar Demokratike (PKD).

  11. Shoku Tikut says:

    Mire e ke thene si gjithnje o Mero por per mendimin tim dhenja e min.se drejtesise BANDES LSI i ben te pa vlefshme te gjitha cfare thote Rama tani.Nuk e dinte Rama qe drejtesia ishte ne kete gjendje,tani e mori vesh?Po gjyqtaret qe shfajesuan meten do perjeshtohen apo do dekorohen mund te ma thote njeri?Sa te jete Kryemadhi ne podium te gjitha jane pallavra.Teatri vazhdon/

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Referendumi eshte i vetmi mekanik qe ndryshon te tere kete sistem.. Nuk behet reforme mes 2 partive per dicka qe nuk eshte politike. Sistemi i drejtesise nuk eshte politika.. Pse politika po e zgjedh ose reformoj.!?!? Po ndryshoj do jete temporare dhe mbas 10 vjetesh prap ky muhabet do jet.. Politika jon i inkriminon institucionet.. Larg partive per sistem drejtesie..

  13. eli says:

    Berisha para drejtesis Ai eshte e keqja e ketij vendi

  14. shqip hesapi says:

    E kam thene dhe here te tjera.Reforma ne drejtesi duhet bere me reforme ne strukture.Pse na duehet KLA-ja ?Pse naduhet gjykata e Apelit ?Ka gjykate fakti (shkalla e pare)nese gjyqtaret gjykojne keq futi ne burg.Ka gjykate te Larte,kjo te beje dhe punen e Apelit.Ne asnje drejtim nuk ka pasur dhe nuk ka per te pasur pa ndryshim strukture,pa le pastaj me “vetepersosje”dmth me u veteperziere ne mutin e drejtesise.

  15. bylys says:

    duhet te hapet nji faqe ku te kerkohet se sa perqind e popullit duan qe SALI BERISHA duhet te futet ne burg per gjith krimet qe ka ber po ose jo

    1. xyz says:

      Berisha nuk mund te denohet sipas perqindjes se popullit qe do te denohet. Ai eshte i zhytur ne krim, por aty siper te gjithe notojne ne te njejtat ujra qe qelbin. A nuk eshte per ndjekje penale Meta, Rama, Basha, Bode, apo dhe te tjere qe jane me dosje penale brenda dha jashte vendit? Ketu eshte qelbur peshku nga koka dhe tani ata po luajne teater me ne, sikur dashkerkan te denojne Berishen. Jo, mor jo. Nuk duan te denojne Berishen, se po te donin e kishin bere dhe jo vetem me te por me te gjithe kabinetin e tij. Por e dine qe nje dite mund te vije rradha e tyre, dhe haakmarrja do te jete e njejte. Keshtu qe kane nenshkruar nje paqe mes kusareve, me kusht qe do te llapin kunder njeri tjetrit per te kenaqur spektatorin idiot, por asnje ndermarrje ligjore nuk do te kete KURRE kunder askujt.

  16. astrit says:

    Drejtesia eshte e koruptuar pothuajse ne te gjithe segmentet e saj.Shteti duhet te krijoje gjykata speciale te cilet te hetojne veprimtarine dhe pasurine e njerezve te drejtesise dhe te trajtohen te koroptuarit sic trajtohen mafiozet. Deri me sot kjo qeveri vetem fjale ka thene ne kete drejtim. Duhej te ishte hetuar pasuria e te gjithe te koruptuarve dhe te viheshin para drejtesise.KLD eshte jasht fuksionit te saj, jane njerezit qe e perbejne kete institucion ata qe e keperdorin pushtetin e KLD. Gjykatesit e prokuroret jane kthyer ne “Sulltan” te cilet nuk mundet kush ti kekrkoj llogari per vendimet e tyre. Duhet nje organ drejtesie qe te hetoje per çdo vendim gjyqesor qe eshte dhene ne kundershtim me ligjin.Penalitete ndaj shkelesve te ligjit duhet te jene ekstreme nga burgosja te konfiskimi i pasurise e demaskimi publik.Drejtesine shqiptare e normalizojne njerez me moral e ideale te forta per drejtesine.Edi Rama eshte ne fokusin e proves per aftesine e tij per reforma ne kete vend.Koha po ecen

  17. Berisha says:

    Permiresimin nuk mund ta bejne ata qe e sollen ne kete gjendje sistemin e drejtesise.
    Te pranosh se Berisha(me ata njerez qe jane ne drejtsi perfshi edhe “presidentin”)do ta beje reformen,eshte vetvrasje nga ana e qeverise.Sikur te ishte Berisha ne kete situate,jo vetem s’do ishte ndalur ,por do tallej me ata qe dalin kunder.
    Me e sakta do ishte nje referendum.

  18. Shuplaka says:

    Sistemi yne i drejtesise eshte degraduar ne nje bordello te turpeshme dhe duhet shperbere sa me shpejt qe te jete e mundur.

  19. dajti says:

    Vetepersosja e drejtesise eshte nje mashtrim i ndyresirave te pd-se per ti rezistuar drejtesise se VERTETE.
    Nese presidenti vetesherohet pa ndihmen e mjekesise atehere do besojme qe kemi mrekulli edhe per drejtesine.

  20. tomsojeri says:

    Tirons ,bashkqytetar jam ne nje mendje me ty ! Albania -sateles ka ber nje pasqyr ku me paster nuk ke cfar shkruan per bemat e ktij perbindshi qe i ka vu sacin Shqipris e po pjek shqiptaret qe kot lodhen me llafe te shpetojn prej tij ! Nuk esht her e par qe shkruhet e thuhet !Nuk ka mbetur edhe gomor katuni pa e kuptu lojen qe behet per te mbajt fort shtyllen berishiane e te gjith familjes se tij ! Ska ngel ma kalama qe te mos dij se ku duhet ber goditja ! Demokracia esht cadra ku po mbrohet ky qen dhe ne emer te saj gjith kjo ushtri e koruptuar me ne krye vet presidentin po i rezistojn shperberjes qe do sjell clirimin e plot te Shqipris nga kjo mafje e organizuar ! Sa koh po thuhen ,sa shkrime ,sa fakte tronditese qe tregojn qe ky shtet nuk mund te funksionoj me kta personazhe te erresires ! Po ku jemi ? Kjo “makin” e degjeneruar e korupsionit ska levizur asnje cm nga vendi ! Sigurisht kjo kope po luan me ne ,po don te na thyej dhe koha esht ajo qe i ndihmon ! Kot presim nga jasht se kur sjemi vet te zot ,kur gjaku ka me shum uj se ruaza te kuqe askujt nuk i duhemi ! Si qarramanet opozita shkon e shet shqiptaret me shpresen te mbuloj horlliqet e krejt PD ,e me skandalet qe perdit plasin mes deputeteve ,cfar do presi viktima !! Me kto qe shohim ,lexojm e shkruhen ky popull duhet te shperthej rugeve pa pushim 24 or ne 24 e te mos pres “lemosh” nga ata qe rojn me gjakun e saj !Saliu edhe ktu ka doren e tij “magjike” se i percau ,i ndau veri e jug e kur vjen Papa Francesku cudia esht te shohesh e ndegjosh perseri me dy gishta perpjet emrin e ktij katastrofe shqiptare !Pra tironso ,ky milet jemi e kte fese kemi e prandaj po zgjat e po zgjat ky pisllik qe spo do te pastrohet !

  21. Pellazg 100% says:

    Mero, po pse e harruam kaq shpejt fenomenin? PANDESHKUESHMERIA.
    E kupton se ku jemi, Gjin Gjoni i ftuar nga president (koqja) jep mendime për reformën në drejtësi(dhe si injorant 100% që është e do me ndihmën e “ekspertëve” të huaj).
    Po pse bëhen këto lojra, ShBA, Europa dhe të gjithë ekspertët e huaj po ulërasin, futini në burg gjyqtarët e korruptuar, ndërsa Gjin Gjoni (bashkë me gjinot e tjerë) kërkon disa “ekspertë” të tjerë të huaj për “reformën”.
    P A N D E SH KU E SH M E R I A, i nderuar Mero.Këtu qëndron çelësi.

  22. navy says:

    Kjo tryeze apo gosti kriminelesh eshte per ti hedhur sy popullit shqiptar.

    Drejtesia apo korrupsioni ne shqiperi jane nje pjese e vogel e asaj qe duhet denuar me te vertete ne shqiperi.

    Denimi real duhet te kerkohet te ata qe instaliuan perbindeshin berishe ne 1991 dhe devilin basha ne 2011.

    Pra pa u denuar dyshja 2B per :

    1-tradheti kombetare -shitja detit
    2-tradheti kombetare -varrezat e grekut
    3-tradheti kombetare -sabotimi UCK
    4-KRIMIN E VRASJES -21 janari
    5-krimin e holokaustit -gerdec
    6-genocidin barbar-ndaj haklajve
    7-puci shteti -14 shtator 1998
    8- varrosja e shtetit-1996-1997
    9-vjedhja kriminale-bashkise tiranes
    10-super vjedhje – rruga kombit
    & qindra te tjere

    ai popull po tallet ne menyren me te poshtur te mundeshme qofte nga ca dipllomate ameriakne dhe europjane qofte nga E.K.A.R.I.= Edwin Kristaq Aneta Rama Impotenti.

    Sot mbushet nje vit (qe sistemi kriminal i instaluar ne 2 pril 1991 dhe vazhdon dhe sot me parine e tiranes dhe me porno ambasadoret e te gjitha ngjyrave) vrau Sofien Qendren ne menyren me makabre te mundeshme

    ky eshte shteti kriminal qe krijoi berisha me ambasodore qe i rrine perseri prapa bythe te Lulit te tij

    ky eshte shteti kriminal qe EKARI NUK KA BYTHE TA LUFTOJE sepse ka tradhetuar 101% ..21 janarin dhe 23 qershorit

    R.I. P. Shenjtorja Sofie Qendro
    krimi i te ciles kalon nje miljon here ato 40 kleriket qe i pruri Papa ne pasarelen e tij …

    1. 07.10 .2013 says:

      SHTET VRASJA E NJE GRUAJE TE MJERE QE E NXORREN ME DHUNE NGA SHTEPIA QE BANONTE PREJ 40 VJETESH GESTAPO E BERISHES DHE STRUCI RAMA RRINTE DHE VESHTRONTE

      Gruaja e pastrehë vdes në lulishte. Nipi: Bashkiaku tha “ikni, na nxitë faqen” –

      Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qëndro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. Edhe apeli i bërë afro tre javë më parë nga “Gazeta Shqiptare” për dramën e dy të pastrehëve ra në vesh të shurdhët. Përkundrazi, drejtuesit lokalë thjesht u “turpëruan” nga pamja mizerabël e atij stoli ku deri dje dergjej Sofia dhe vijon të dergjet nipi, i saj, Llazi. Ky i fundit pohon se kërkesës së tij për t’ju gjetur një barake ku të fusin kokën, kreu i bashkisë i është përgjigjur: “Largohuni prej andej se na keni nxirë faqen, është turp të qëndroni aty!”. Indiferenca totale ndaj dy jetëve njerëzore, bëri që 87-vjeçarja të arrinte deri aty sa të niste të jepte shpirt në stolin e rrethuar me kartona. Mesditën e djeshme, një autoambulancë dhe një furgon policie dërguan me barrelë të moshuarën për në spital. Mjekë të këtij spitali pohuan se Sofie Qëndro vuante nga një sërë sëmundjesh kronike të pakuruara, ndërsa pësoi dehidratim të trupit nga i ftohti dhe kequshqyerja. “I gjithë stafi është përkujdesur për Sofinë. Ajo ka reaguar, është përmendur, pasi erdhi në gjendje kome. Problemi është se nuk dimë ku ta çojmë më pas. Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë. Në urgjencë nuk e mbajmë dot, në lulishte nuk mund ta kthejmë, sepse ajo do përkujdesje dhe ngrohje”, thanë bluzat e bardha. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes problemi “Sofia” u mbyll njëherë e mirë. Ajo ndërroi jetë pa mundur që të “ngushëllonte” nipin e saj. Ndërkohë, Llazi Qëndro, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” bën sërish apel për ndihmë. Ai tregon ferrin e ditë-netëve mbi stolin para bashkisë.
      Llazi sa kohë u bënë që u përkeqësua tezja juaj?
      Katër netët e fundit, sa nisi i ftohti, tezja ime nuk lëvizte më as ditën as natën. U ftoh shumë. Nuk i hapte më sytë, as hante dhe as ushqehej. Unë gjeta ca kartonë të mëdhenj dhe i vura në anë të stolit që të mbanin erën e ftohtë. Netët kanë qenë shumë të ftohta këto ditë, ndërsa ne qëndronim këtu.

      Ju e lajmëruat urgjencën që t’a merrte?
      Jo, tezja ishte duke dhënë shpirt dhe ishin disa kalimtarë që e morën urgjencën në telefon. Erdhën infermierët e hodhën në barrela. E kthyen nga vdekja. Ajo kishte ditë që nuk hante e nuk pinte më, ishte nisur për në atë botë. Ja kështu na lanë për faqe të zezë në mes të katër rrugëve. Tezen e pret në botën tjetër nëna ime që më la jetim që kërthinjë. Ajo ikën e shpëton nga kjo botë, por unë nuk di se çfarë do të bëj. Me siguri që dhe unë do të kem fatin e saj.

      Ju ka dhënë bashkia ndonjë alternativë për strehim?
      Këta të bashkisë nuk na kanë dhënë asnjë shpresë. E kam takuar disa herë kryetarin e bashkisë, i cili më tha: “Na keni nxirë faqen duke qëndruar në lulishte. Ikni prej andej, se është turp të qëndroni aty”. Ndërsa unë i thashë që të na gjente një barake ku të strehoheshim.
      Po tani çfarë do të bëni?
      Nuk e di, siç po ikën tezja në botën tjetër, ashtu do iki edhe unë nga i ftohti. Nuk kam si të shkoj as deri në spital, të marr vesh si u bë, pasi më vjedhin plaçkat që kam në lulishte. Unë kam edhe frikë të gdhihem natën këtu i vetëm. Sa ishte tezja qëndronim të dy, tani kërkoj të vdes edhe unë sa më shpejt.

      Cili është apeli juaj?
      Kërkoj një barake ku të fus kokën, pasi 100 mijë lekë të vjetra pension që marr unë, nuk të jep askush shtëpi me qira. Edhe kur të vdes, komunales i mbetet të më varrosë, sepse nuk kam asnjë të ardhur tjetër.

      07.10.2013

      RROFTE KRIMINELI LUL BERISHA
      RROFTE TRADHETARI EDI RAMETA
      LAVDI MBRETIT ARVIZU

      COHU O MIGJEN NGA VARRI

  23. Ushush! says:

    Une them qw DRJtesia & shteti se Drejtes ne Shqiperi
    Eshte nje ZOMBi mafioz qe ecen drejt mumifikimit,
    pra ruajtjes se persosur..
    (dhe do kemi te persusurin zhguall qe i duhet Demonkracise 2)
    ne vendin e Shqipeve…
    A degjuat ekspertet e huaj tere grada qe nuk bene vec llogje te persosura ene ata?!
    Me energjiku qe si amerikoni, po edhe me rrahesi ‘uje ne havan’.
    Lum si kta: —-Rrih uje e rruj pare (sikur bojne ve te arte)
    haj te na rruaj nishoni & Reforma,
    (alias: llogjet me lodra me dajre per Reforme,
    ene i her si perhere!)

  24. orient says:

    -Drejtesia ne imazhin e njerezve nevojtare, eshte kthyer ne nje karrike elektrike ..ku askush nuk shkon me deshire .

  25. 21 janari 2011 says:

    Artikulli eshte i goditur dhe i bie kembaneve por pak njerez kane veshe.Per nje sy te vemendshem jo vetem drejtesia por dhe shteti shqipatar eshte kufome levizese ku Edi Rama duket se k/m i vdekur,i vrare ne 21 janar dhe do “rilinde” kur votuesit e 23 qershorit te shohin Berishoviqin ne burg.
    Ne kete artikull ka nje “lapsus”:
    Te perdoresh fjalen “vetepersosje” eshte gabim pasi duket qe drejtesia eshte sot per sot mire apo shume mire dhe do arrije ne persosje.
    Kjo nuk shkon dhe fjala ‘vetringjallje” do ishte me e goditur kur sot drejtesia jone eshte e karbonizuar dhe gjingjonizuar.
    Drejtesia ne shqiperi rivendoset kur shteti te burgose k/ktyminelin berish ose populli ta egzekutoje si Esat pashen.Pra o prangat e shtetit ose plumbi nga populli qe ti japi fund kinezerirave te Arvizuve qe quan kriminelet burra shteti dhe yje ne ngjitje dhe qitje dhe nga ana tjeter thote qe derdha lot ne 21 janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje