Fitorja e sotme në Lion është pasaporta e parë evropiane, që kombi ynë merr falë heronjve tanë më të rinj. Djemtë e ekipit tonë kombëtar janë sot heronjtë e vërtet evropianë të Shqipërisë, pasi i dhuruan kombit standardet e një futbolli evropian me fanellat e Shqipërisë.
Por përtej kësaj fitoreje historike të futbollit shqiptar, kjo fitore vlen për të parë disa cilësi pozitive të shqiptarëve.
E para është tifozëria shqiptare në Paris. Është e pabesueshme, se si vendi më i varfër i Evropës, kishte në Francë, më shumë tifozë për frymë popullsie se çdo vend tjetër i Evropës, përfshi dhe vendet më të pasura të tij.
Mijëra shqiptarë të varfër, me kursimet e tyre, me bukë me vete, në rrugë të pabesueshme tokësore e ajrore, kanë ndjekur ekipin e tyre nga Lensi në Marsejë dhe sot në Lion, duke dëshmuar një ndjenjë të pazakontë solidariteti për ngjyrat e kombit të tyre.
Kjo është një dëshmi se shqiptarët i bashkon e mira, suksesi dhe standardet perëndimore.
Nga ana tjetër, përveç ndjenjës së pazakontë të solidaritetit për ngjyrat e kombit të tyre, tifozëria shqiptare ka dëshmuar dhe një dimension tolerance tërësisht perëndimore dhe një imazh festiv, sikur të ishte një vend superior, pa asnjë kompleks etnik, rracor apo nacionalist.
Imazhi i vajzave të bukura shqiptare, fëmijve mbi supet e prindërve dhe ngjyrat e kuqe që skuqën stadiumet, do të jenë imazhi që do të shoqërojë gjatë historinë e këtij evropiani.
E dyta që vlen në këtë fitore, është shpirti i një skuadre në rritje. Në të tre ndeshjet, edhe kur humbëm, edhe kur fituan, lojtarët lanë zemrën në fushën e lojës, duke u kthyer në heronjë të besimit të shqiptarëve. Është e pazakontë, se si një ekip që humbet më shumë se fiton, ka në çdo rast mbështetje të pazakontë nga publiku, vetëm se publiku lexon tek ata luftëtarin e vërtetë, që jep atë që ka në shpirt për betejën.
Dhe mbi të gjitha në këtë fitore vlen rezultati. Kualifikohemi apo jo, tani nuk është e gjitha në dorën tonë, por që arritëm të hidhnim një hap përpara nga kualifikimi për në Euro-2016, kjo është fitore reale, është vazhdim.
Shqipëria do t’ju jetë mirënjohës këtyre djemve, jo vetëm se e bën krenarë, e jo vetëm se i dhanë pasaportën e parë evropiane si komb, por mbi të gjitha se na provuan që jemi të barabartë si evropianë me gjithë kombet e tjera.
Brenda betejës së tyre, janë gjithë fitoret e fjetura të historisë sonë, të cilat na kanë bërë të besojmë se një ditë do t’ia dalim.
Ekipi ynë kombëtar ka bërë për këtë vend sa nuk kemi bërë të gjithë së bashku. Ata janë sot heronjtë evropianë të kombit shqiptar, djemtë që ndryshuan imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me shpirt! Ashtu siç u ka hije luftëtarëve!
Shyqyr që s’na panë sytë asnjë fytyrë politikani se ata kanë qenë tersi i Pojanit.
I nderuar, deshem ne apo jo, politika eshte ne sport, por edhe sporti ne politike.
Ne me sport tani jemi ne Europe, por cfare t’i besh qe politika shqiptare nuk e lejon Shqiperine ne Europe.
E lexova urimin e Sali Berishes qe ia bente futbollisteve shqiptare per fitoren. Po sikur t’ishte nje fudbollist me PS cfare do thoshte ai I marre? Politika shqiptare, e sterkequr nga matufi, asgje te bukur nuk ka meqenese matufi nuk e ka be!!!!!
Reforma ne drejtesi per te gjithe ben, edhe per amerikanet ben, vetem per Sali Berishen nuk ben.
Meqenese eshte keshtu atehere ajo reforme do te vije me ty o pa ty.
Une kisha dashur qe edhe reforma edhe Shqiperia te jetojne pa ty, o njeri i semure deri ne pasherim.
DYRRAH! Bravo! ke thene nje shprehje shume te bukur, (reforma ne drejtesi per te gjithe bene,edhe per amerikanet bene,per Sali Berishen nuk bene). Kjo nuk do shume ment qe te kuptohet nga i gjithe populli,se Sali krimineli nuk e do drejtesine e vertet,qe populli mezi po e pret.Por megjitheate Saliu dhe Luli,do ta marrin ndeshkimin e rende ne 2017-ten,ku nuk do t’i jepet asnje vote.Ata,qe sote jane pergatitur te thon se votat na i vodhi e majta.
E sakte. Tani edhe reformen ne drejtesi dhe shqiptaret e kan hallall nje rritje rroge e pensioni
vendi qe ka pas me shum tifoza per frym esht islanda. me popullsi prej 330 mij banor dhe dergoji ne franc 30 mij tifoza. te themi 9 perqind te popullsis dhe pjesen me vitale mo.
kurse persai perket tifozave shqiptare me trast buk me djath ne kurriz,po ngatrron hajdarin me dollarin.
dikur n koh t dull kamunizmit ishte cdo gje buk me djath.
tash osht ndryshe.
kan pare shqiptart kudo qe jan sepse merren me biznese me paree t modhe.
dhe jan gjithanej shqiptart ,afer gjys miljoni ne itali,n kufi me francen,po aq ne greqi dhe qe jan pajis me passporta greke gje qe I ka dhen mundsin te shkojn kudo ne europ,e mos te themi per ata mijra te tjer qe jan neper europ…belgjik holand zvicer gjermani austri angli..
dhe kudo qe jan I kan xhepat plot me kash. s kan karta shqiptaret,kan pare t thata. dhe dihet sesi vje n xhep parja e that.
prandaj,harroje torben me buk misri dhe djath me kryma se ishte dikur.
Mire mo shoku topi mire. Endrra shqiptari Milanoje qe shqiptaret jane te pasur, me biznese dhe nuk punojne ne femra dhe droge.
Shka .,…kur ke te drejte ke te drejte .
shum e drejt andromeda, ndeshja par u rrafem 1-0 ishte ed zdapi prezent. ndeshja dyt u rrafem 2-0 kapteri president dopio tersi.
Pa dyshim artikull me vend ne shume aspecte por qe la dashur le jashte vemendjes kryesorin pergjegjes per gjithe vemendjen qe ka marre shqipria ne kete europian. De Biasi eshte i dyti qe duhet te marre pergezimet, pas atyre qe me shume sakrifica kane bere per te perfaqsuar atdheun e tyre.
Kjo fitore dhe sidomos performance e shkelqyer europiane e tifozerise shqiptare ne France eshte ,per mua,nje investim dinjitoz per hapjen e negociatave te antaresimit te Shqiperise ne EU.Jam e sigurt qe kjo do te ndodhe sivjet.
Gezojeni shqiptare,ne te kater anet e Globit,kete ringritje te dinjitetit tone kombetar,aty ne syte dhe peshoren e tere njerezise.
Sipas komenteve qe degjova une ne televizioet evrpopiane kjo kombtare dhe keta djem, se bashku me tifozerine e tyre i dhane emer Shqiperise, e bene te njohur edhe per ata qe nuk e njifnin, por me e rendesishmja eshte se spikerat e tv e ngrinin shume larte “pays des’egles”, patriotizmin, krenarine dhe mbi te gjitha sjelljen e shqiptareve ne France e stadium. Nje vlere jo te vogel kishte edhe kur komentonin per djemte qe ishin me orgjine kosovare, por jane shqiptare thoshnin dhe te dashur me njeri tjetrin. KJo i beri te qarte botes se erret akoma se kush eshte Kosova duke fshire perfundimisht ne syte e publikut europian e me tej historine e sajuar serbe. Kete pune duhet te bejne dhe partite politike ne shqiperi, ose me mire deputetet qe kane marre voten e popullit, ti sherbejne atij nepermjet votimit te reformes ne drejtesi qe te marrim antaresimin e dyte, pas futbollit, ne BE. Merrni shembull nga keta te rinj qe na dhane emerin, na futen ne europian se e ardhmja u perket ketyre. Mos i frenoni dhe demtoni me zoterinj deputete. Do beni krimin me te madhe neqoftese ndodh ndryshe dhe do kini mallekimin e gjithe popullit europiandashes sepse antaresimi do tu rimekembe e permiresoje jeten si gjithe perendimi. Ketyre djemeve dhe DE Biazit ju uroj me te mirat qe na çuan kaq larte e na publikuan kaq shume per mire ne bote. Njekohesisht uroj dhe tifozet e kulturuar e entusiaste, patriot e shqiperidashes per demostrimin qytetar ne France.
Shikoni se shumica e tifozave ( per mos me thene te gjithe ) nuk kan marre buke me vete dhe as nuk po vijne nga Shqiperia por jan bere dhe kan lindur si PERENDIMORE .
Dihet qe historikisht kemi qene shume te afte per tu integru ne civilizimet qe na kan pranuar ne prehun e tyre .
Kshtu pra jan edhe Shqipet ne mbare Europen .
Fatkeqsisht ata Made in Arrnautistan e tregojne “civilizimin” e tyre dita dites ne SUPER LLOTON SHQIPTARE .
80% e tifozve ne te gjitha ndeshjet kan qen shqiptare nga Zvicrra jo nga shqipria ooooo gazetare.
Edhe mbi 80% e te gjithe tifozve ne te gjitha ndeshjet kan qen nga kosova mergi tare qe jetojn ne zvicerr dhe gjermani shumica.
Kane qene dhe jane….jemi te gjithe shqiptare o Kosova !-Vetem te bashkuar mundet te arrijme suksese.Boll ma me ndarje e perçarje !Pamvaresine e Shqiperise e beme TE GJITHE BASHKE e jo vetem shqiptaret e gjysemshqiperise qe na e imponuan kelyshet e rusise.Edhe dje fituam TE GJITHE BASHKE. Une per vete i konsideroj vellazen te gjithe shqiptaret ,te Kosoves Presheves Camerise Maqedonise e Arbereshet e gjithe ata qe kane gjakun tone ne deje.Hidhnohem shume kur ndigjoj e lexoj qe ne ,ne vend qe te perpiqemi ti shuajme dallimet e imponuara nga historia jone fatkeqe,i meshojme ndarjeve…kjo eshte gabim,eshte kunder interesit dhe deshires sone si shqiptar per te patur nje atdhe te forte e te dashur per te gjithe.Pak rendesi ka se nga ishin ata tifoze te shkelqyer e te qyteteruar,nga Tirana Durresi Saranda Shkodra Prishtina Gjakova Shkupi Tetova etj etj .Rendesi te madhe ka qe jane SHQIPTARE,dhe i treguam vetes tone e gjithe botes se shqiptaret jane nje popull I MIRE e me VLERA.Bashkimi yne eshte tmerri dhe fundi i armiqve qe na kane ndare.Ne duhet te behemi bashke qe tu lejme femijeve tane nje ATDHE qe ti doje e ti mbaje mire bijte e vet e jo ti largoje neper rruget e botes, te heqin vuajtje e mjerim siç kemi hequr deri tash ne me breza.Te uroj gjithe te mirat ty e gjithe shqiptareve kudo qe jane…me fal se ndoshta e zgjata por sot jam edhe une shume i lumtur si te gjithe NE .
Po cfar randesie ka se a ishin “kosovar” apo shiptar o truthare?!
Corrigenda:
@Kosovar, po cfar randesie ka se a ishin “kosovar” apo shqiptar o truthare?
I ke shkruajtur te gjitha Mero. . ☺
Megjithe euforine e madhe “patriotike” te Meros, haron se shqiptaret e kane mare pasaporten e levizjes se lire ne Europe, pikerisht nga ata politikane qe ai i sulmon me egersi cdo dite. Me gjithe gezimin e ligjshem te gjithe shqiptareve per kete sukses te futbollisteve tane, nuk e fut Shqiperine ne Europe, nje gol ne nje ndeshje futbolli o Mero !
Mandej edhe nje vrejtje “te vockel”.
Ta kujtoj si “patriot” i madh qe je, se ne gjuhen shqipe nuk shkruhet e thuhet “Evropa” por Europa. Evropa thuhet ne greqisht
Ik mor PALLE! Na paska futur ne Evrope politika!E sidomos ai Saliu yt qe te digjet zemra ty.Qe ka 26 vjet qe me banden e tij PD e plackit,vret dhe tani po e terheq zvare Shqiperine.
Pale po na ben dhe gjuhetarin ketu.Demek te kulturuarin.Thuhet EVROPE dhe jo EUROPE! Dhe mos u mbur me injorancen Degjove?
Kur do te mësosh që të shkruash ashtu siç duhet gjuhën standarde shqipe, ore Mero?! Ti nuk di as të shkruash drejtë emrin e kontinetit. Shkruan Evropë në vend që të shkruash Europë! Nuk e ke idenë se kur dhe ku duhet apo jo të vendoset “presja”! Ndertimi i fjalive ështe një katastrofë!
@Kritiku, as ti s’qenke ndonji ‘perfekcionist’, lexoje njihere komentin tend, e ke shkrua “kontinetit” e jo kontinentit, andaj mos kritiko te tjeret, ok?
“Gabimi ” im është rastësisht duke shkruajtur shpejt edhe nuk e vura re që gërma “n” nuk u shtyp mire ne tastature. Shikoje tek vetja, që nuk e di se si shkruhet fjala “perfeksionist”. Unë besoj, që ti nuk e kuptuar kritiken time dhe prandaj ke bërë nje koment të tillë, që as vetë nuk e di, se përse more mundimin, që te replikosh.
Lexoje edhe njiher komentin tend ketu ma nalte!
“….une besoj, qe ti nuk e kuptuar kritiken time” – keshtu ke shkrua, cfar shqipje eshte kjo?
Bravo Lora e ke thene shume bukur!
Djemte tane na bene krenare dhe shpresojme qe kjo krenari te vazhdoje per popullin tone edhe me tej egjithnje ne ngjitje!
Miremengjez atdheu im !
NgaMitrovica ,deri Arte,nga Selaniku e ne Mal te Zi,nga Presheva ne Tetove !
Miremengjez o Shqiperi e Madhe !
E gjithe bota qe kishte frike Shqiperine e Madhe ,besoj shume se tani e mesoj se jo frike nuk munde te kete ,por dhe miqte e serbeve ,francezet ,kane mbetur te shokuar prej kultures se shqiptareve !
Ata dhe anglezet ,e mbare europa……na duan ne europian me patjeter.
Bravo djemve te kombetares !
Ambasadoret e paqes ,ishin tifozet kuq e zi !
Bravo Shqiperi e Madhe Natyrale !
undefined
1. Mero, nuk mund ti quash me te varfer shqipot qe I hypen avionit e erdhen per te pare ndeshjen. Nje shqiptar nga Anglia vjen direct e nuk ka pse te shpenzoje shume, po keshtu ata nga zvicera, italia etj. Europa eshte shume e leverdiseshme per te udhetuar. Edhe ata qe erdhen nga amerika nuk jane te varfer jo. Edhe ata nga shqiperia. Varferi e quan ti te rrish gjithe diten kafeneve????
2. Ato vajzat shqiptare, mos e ke fjalen per ato te dyja qe kishin shku kastile me u kap ne kamera dhe me rrit numrin e ndjekesve te tyre ne Instagram???
Kjo fitore nuk eshte per ne, po ekskluzivisht per lojtaret tane. Ne kemi mijera probleme per te zgjidhur. Kshu nuk ecet perpara
Enter, t’u shkaperdhefte fisi