Hetuesi i Human Rights Watch, Fred Abrahams: “Ministri Basha e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare. Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe hetoi personalisht informacionet për këto vendburgosje në veri të Shqipërisë”.
Organizata e njohur e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, ka deklaruar se më 4 prill 2008 i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë.
Në një dokument të vetë HRW-së, thuhet se organizata i ka kërkuar Berishës dhe Thaçit, hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje.
Në këtë dokument të HRW, rihidhet dritë edhe mbi aktivitetin e z. Lulzim Basha, aktualisht ministër i Brendshëm, në hartimin e dosjeve në hetimet për këto krime ku spikat e ashtuquajtura “shtëpi e verdhë”.
“Ministri Basha duhet t’i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme të transferimeve ndërkufitare”, – thotë në këtë dokument Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch.
Më përpara ishte antropologu peruan, Jose Pablo Baraybar, që foli mbi rolin e z. Basha në këtë hetim si përkthyes në udhëtimin klandestin të z. Baraybar në Veri të Shqipërisë për hetimin e dosjes së krimeve të supozuara, në qendër të të cilave ishte “shtëpia e verdhë”.
Më poshtë një pjesë e përkthyer nga dokumenti i HRW-së, i cili mund të lexohet i plotë në origjinal në adresën http://www.humanrightsdefence.org/official-dismissals-premature.html
Human Right Watch
05 May 2008 13:38
Human Rights Watch ka pohuar se kanë dalë në dritë informacione shtesë në lidhje me dyshimet për rrëmbimet dhe transfertat ndërkufitare nga Kosova në Shqipëri pas luftës në Kosovë 1998-1999.
Qeveritë kosovare dhe shqiptare duhet të hapin një hetim të pavarur dhe transparent për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. “Akuzat serioze kanë dalë në dritë në lidhje me abuzimet e tmerrshme në Kosovë dhe Shqipëri pas luftës”, – tha Fred Abrahams, hetuesi i lartë i emergjencave pranë Human Rights Watch, i cili ka hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri nga viti 1993 deri në vitin 2000. “Qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës mund të tregojnë angazhimin e tyre ndaj drejtësisë dhe ligjit duke zhvilluar hetimet e duhura”.
Më 4 prill 2008, Human Rights Watch i ka dërguar letra kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke i kërkuar hapjen e hetimeve, por deri më dy maj asnjë nga qeveritë nuk ka kthyer përgjigje.
Shtatë shqiptarë etnikë, të cilët shërbyen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të intervistuar veç e veç, dhanë detaje rreth pjesëmarrjes së tyre, apo si dëshmitarë okularë të transferimit të të rrëmbyerve dhe të burgosur nga Kosova drejt Shqipërisë.
Sipas informacionit, individët e rrëmbyer janë mbajtur në magazina dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë edhe objekte në Kukës dhe Tropojë. Në krahasim me të burgosurit e tjerë, disa nga burimet thanë se disa nga të burgosurit e rinj dhe të shëndetshëm janë ushqyer, ekzaminuar nga mjekët dhe nuk janë rrahur asnjë herë. Këta individë të rrëmbyer – një numër i panjohur – thuhet se u transferuan në një shtëpi të verdhë brenda apo rreth qytetit të Burrelit.
Shumica e viktimave ishin serbë, të cilët ishin zhdukur pas ardhjes së forcave të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë. Por të burgosur të tjerë ishin gra nga Kosova, Shqipëria, Rusia dhe vende sllave.
“Të dhënat mbi trafikimin e organeve janë mbresëlënëse, por ende shumë larg nga të qenit të plota”, – tha Abrahams, – por është fakt se qindra njerëz janë raportuar të jenë zhdukur pas luftës. Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të përpiqen të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, duke nisur hetime serioze me mbrojtjen e përshtatshme të dëshmitarëve”.
Sipas informatave të marra nga ICTY, trupat e disa prej individëve të rrëmbyer janë varrosur pranë shtëpisë së verdhë dhe në një varrezë rreth 20 kilometra në jug të Burrelit. Hetuesit e gjykatës dhe të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), të shoqëruar edhe nga një prokuror shqiptar, inspektuan shtëpinë në shkurt 2004. Shtëpia është lyer me ngjyrë të bardhë, por, në një fotografi dukej një rrip i verdhë në bazë të shtëpisë.
Në afërsi të shtëpisë hetuesit gjetën pajisje mjekësore të përdorura në kirurgji – shiringa, garza, çanta pikoj dhe shishe me ilaç që përdoret si qetësues i muskujve, i cili përdoret shpesh në kirurgji. Duke përdorur një sprai kimik, ekipi gjeti dëshmi dhe gjurmë gjaku në muret dhe dyshemenë e njërës prej dhomave. Në dhomë ndodhej një drejtkëndësh 180 centimetra i gjatë dhe 60 centimetra i gjerë, në të cilin nuk kishte asnjë gjurmë.
Human Rights Watch foli veç e veç me dy persona, të cilët ishin të pranishëm gjatë vizitës së hetuesve të ICTY dhe të UNMIK-ut në shtëpinë pranë Burrelit. Të dy këta njerëz vërtetuan historinë ashtu siç u tha në librin e Del Pontes.
Human Rights Watch ka marrë gjithashtu një kopje të raportit zyrtar të UNMIK-ut të përpiluar më 4 dhe 5 shkurt 2004, i cili titullohet “Shqyrtimi dhe vlerësimi mjeko-ligjor në Shqipëri”. Sprai kimik i quajtur Luminol, thotë raporti, zbuloi gjurmët e gjakut në dy dhoma, duke përfshirë edhe një vend në një kënd të drejtë në dysheme, e cila “tregon se kjo sipërfaqe ka qenë e mbuluar nga një objekt drejtkëndësh.” Në një shtrat lumë pranë shtëpisë, hetuesit gjetën një qese intravenoze, shiringa dhe shishe ilaçesh bosh, të cilat janë mbledhur si prova.
Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi më 16 prill se hetuesit e ICTY dhe të UNMIK-ut kishin parë akuzat dhe kishin vizituar shtëpinë pranë Burrelit, por se ata “nuk mund të vërtetonin akuzat dhe nuk kishte asnjë bazë tjetër ligjore, mbi të cilën mund të vazhdojnë hetimet e Gjykatës”. E pyetur, zëdhënësja tha se hetuesit arritën në përfundimin se “nuk ka prova të besueshme”, për të vërtetuar akuzat.
“Mbledhja e provave të besueshme për të nisur një ndjekje penale dhe mbledhja e dëshmive që shtojnë dyshimet janë dy gjëra të ndryshme, dhe provat e gjetura pranë Burrelit shtojnë dyshimet”, – tha Abrahams. “Mandati i Gjykatës mbulon vetëm krimet e kryera gjatë konfliktit të armatosur, i cili përfundoi më 12 qershor 1999. Rrëmbimeve të dyshuara dhe krime të tjera u zhvilluan pas kësaj date. Kjo ishte një pengesë e mëtejshme për të ndjekur një hetim.”
Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, hodhi poshtë akuzat e Del Pontes, duke i cilësuar ato si “imorale” dhe “shpifëse”.
“Ministri Basha duhet t’i marrë akuzat më seriozisht, sepse ai e di nga përvoja e tij personale se ka prova të besueshme për këto transferime ndërkufitare”, – tha Abrahams. “Ai ka punuar për Gjykatën dhe Departamentin e Drejtësisë pranë UNMIK-ut pas luftës, dhe personalisht ka hetuar informacionet për vendet e këtyre burgosjeve në Veri të Shqipërisë.”
(në origjinal: “Minister Basha should take the allegations more seriously because he knows from his own experience that there is credible evidence of cross-border transfers,” – Abrahams said. – “He worked for the tribunal and the Justice Department at UNMIK after the war, and personally investigated reports of detention facilities in northern Albania.” )
Human Rights Watch tha se nuk kishte kryer hetimet e veta në lidhje me informacionet, por vetëm ka parë raportet e paraqitur nga ICTY. Gjithashtu, HRW ka folur me dy njerëz, të cilët ishin të pranishëm gjatë hetimit në Burrel. Por u vu në dukje numri i madh i personave të zhdukur nga lufta në Kosovë – shqiptarë, serbë dhe grupe të tjera etnike.
Human Rights Watch i bëri thirrje qeverisë serbe për të ndihmuar në zgjidhjen e fatit të rreth 1500 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës. Human Rights Watch ka dokumentuar largimin e trupave të shqiptarëve nga 10 vende në Kosovë në vitin 1999. Qindra janë rivarrosur më pas në varre masive brenda Serbisë, përfshirë edhe një bazë të përdorur nga ana e policisë speciale.
“Qeveria serbe ka të drejtë të ankohet për rrëmbimet dhe transferimet e serbëve në Shqipëri”, – tha Abrahams. “Por, ajo ka dështuar të bashkëpunojë mjaftueshëm për të hedhur dritë mbi numrin shumë herë më të madh të shqiptarëve të Kosovës të zhdukur nga lufta.” Shekulli.com.al
Comments are closed.
O i ziu lul ne qe mendonim se vetem kish vjedhur ky naiv ne pamje te pare,por ky zoteri i paska perlyer duart shume keq!nuk besoj se keto qe thote ky Fred Abrahams i Human Rights Watch,dhe ato qe thoshte antropologu peruan,Jose Pablo Baraybar,jane shpikje te tyre,po te mendojme per nje moment,se Ok opozita genjen,ose trillon per interesa pushteti,po keta dy zoterinjte pse duhet te ngrene akuza te tilla kunder Lulit mos valle i ka shtyre opozita!!!Saliu mund te thosh se pas tyre qendron Ed Rama!Keto jane ministrat qe qeverisin shqiperine,nga dixhej ne klubet e nates ne hollande,na katapultohet ne minister,nga shoqja e tij e klases Argita Berisha e bija e kryeministrit!ne se ne Hage ndodhet RRamush Hajradinaj per tu gjykuar,luli nuk kish kellqe per ti bere balle gjykates ne shqiperi,por me procedure te pershpejtuar shpetoi nga burgu i sigurt!realitet shqipetar,edhe sa do zgjase kjo situate ku askush nga qeveritaret nuk denohen…
Po qe se vertetohen se ja ka bo zotit Ramush Hajredinit ky pis ket pune atehere ky meriton pushkatim pa gjygj,si guxon ky servil e bir servili mbush dosje me Ginjeshtra kunder UCKse si guxon ky pis milet dhe ben rolin e hetusesit ky hanj e bir hanjni ky njeri i poshterr qe erdhi gjoja si KOPS i berrishes dhe paska bo nji mije e nji te zeza kombit ky sharrlatan qe perveç pares nuk njef njeri tjeter ne ket bote.
Ky duhet marre peng nga luftetaret dhe duhet te shtrrengohet me pahir,qe te hapi gojen dhe te flasi per te gjitha marrinat qe paska bo ,Kryetar bashkije ky ne asnji mynyre ky eshte nji person qe paska zhyt ne burgje lutetaret e UCKse .Harram buken e Kosoves harram pritjen dhe qendrimin ne kosove kushe di se çfare ka shkrujte aty dhe per thaçin e te tjere ky pis milet ky dixhej i mallkuar Turpi e mbulofte gjithe jeten ket Mangup te poshterr,kush e di se çka derrdellis neper policijat e dynjase ,hajde sali berrisha vazhdo se ti je ideatori i ketyne maskrave te shqiptareve .paguj ti gazeta ne SERBI sa te dush o DHANDERR SERBIJET po burgu te pret nuk i mbulon dot ti BEMET DHE GJEMAT SE ATO JANE TE SHUMTA o sal tradhtari….pik..
A juve vazhdoni te keni dyshim per rjetin e UDB-se ne trojet tona i nderuari INFO.
Lul-i(ne hollandisht gjithmone) per pak dollar me shume eshte gati te beje gjithcka, dhe ajo cka po perlyen gjithe PD-ne eshte mosreagimi i asnje eksponenti te saj lidhur me te pakten hetimin e cfare po deklarahet. Asnje nuk do te pranoje, qofte ky edhe militant i flakte i PS-se se e gjithe PD-ja eshte ne linjen e Lul-it. Te shesesh patriotet e ty(kujtojme qe Lul-i eshte nga Peja me origjine) eshte me shume se turp, eshte menxyre dhe njolle qe ai do i le gjithe fisit Basha ne histori. E them gjithmone se jeta eshte e shkurter per qejfe dhe shume e gjate per halle. Po le te kthehemi te PD-ja dhe aleatet e saj. Qe situata historike eshte me shume se kur ne histori ne krahun e shqiptareve, kjo tashme dihet, por nuk po shfrytezohet dhe stimulohet nga klasa jone politike e majte dhe e djathte, e kjo e ka nje shpjegim shume te thjeshte. Politikanet tane jane nihilista, antikombetar, tradhetar me plot kuptimin e fjales dhe njerez qe serbo-grekerit i kane lidhur me shume fije e me dosje personale, familjare, me bisnese dhe afera nga me te rendat. Eshte nje kombinim i perkryer per serbo-greket qe e gjithe klasa politike vjen nga nje arsimim gjysmak apo manget, nga nje mungese background-i atdhetar ne fis e ne familje(pervec Blendi Fevziut qe ka sic thote edhe Baze 7 gjysher e 8 gjyshe?? te lidhur me cdo gje te re e te vjeter ne Shqiperi), me nje origjine te thelle fshatareske te paedukuar, me nje mitomani peshtirosese qe te vjen per te vjelle, te paskrupullt ne genjeshtra dhe hilera. Pra jane kaq te ulet ne karakter saqe edhe agjentura e Timorit Lindor mund ti korruptoje fare lehte. Me politikane qe nuk kane kod familjeje(90% e politikaneve tane jetojne ne poligami) mund te presesh cdo gje e jo me te mos jene agjent te serbit dhe grekut qe e derdhin euron lume kur vjen puna per te penguar kombin shqiptar ne prosperitetin e tij. Kesaj rradhe i ra hisja PD te jete ne pushtet(me vjedhje) dhe mosreagimi i saj ndaj Lul-it(qe sipas Migjenit i bie te jete i vocerr lul-i) e perfshine ate ne nje situate te rrezikshme dhe pa krye. Pas nje lezbizmi me boten arabe, me grekun dhe serbin, me qendrimin e hapur antiamerikan dhe prorus, cytja per te vazhduar deri ne tradhetine ndaj heronjve te Kosoves eshte teper, shume teper. Ketu ka ardhur koha per tu thene ndal jo me fjalen “ndal”, por me trupin tone e me gjithcka qe na ndodhet duarsh.
o lul u bene dy persona qe thone te njejten gje per ty
Me ben pershtypje se asnje media nuk shkruan per Lulin e vocerr per kete teme.
Epiriot!deputet e legjislaturave te fundit e sidomos ata te pd-es jane ca gomer qe i ngarkon e i shkarkon sala sa here te doje(me dru,normal i mbane te shumten e kohes shaluar).Perse do pyes dikush?!sepse te gjithe i ka me dosje,ca me dosje te sigurimit,ca vjedhjesh,ca udb-es e pjesen tjeter dru me pre.Me nje fjale LULEN gjithmone ne nederlands.