Një huligan holandez u fut në fushën e futbollit gjatë një ndeshje mes Ajax dhe AZ Alkmaar, e vlefshme për Kupën e Hollandës. Ai tentoi të sulmojë me shqelm portierin e skuadrës kundërshtare, por ky i fundit iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Portieri kostarikan i AZ Alkmaar, Esteban Alvarado nisi ta shqelmojë huliganin 19 vjeçar pasi ai u rrëzua në fushë. Rojet e sigurisë ndërhynë, por portieri mori një karton të kuq për sjellje të dhunshme. Atëherë trajneri i Alkmaar vendosi që ekipi i tij të ndërpresë ndeshjen në shenjë proteste. Deri në atë moment Ajax po fitonte 1-0. Përpjekjet për të bindur Alkmaar për të rihyrë në fushë ishin të kota.
http://youtu.be/p_IQXPBVVvI
po ky portjjer qenka KING fare. te tlle duhen nja 10 ne shqiperi por qe te rrahin edhe arbitrat dhe Armand Duken
Ke te drejte se njehere humbet ju ne pogradec dhe filluat te rrihnit arbitrat por faji eshte i dukes qe nuk perjashtoi lacin e pastaj do te shikonim se sa urte do te silleshit ju.