Deklarata e Qeremit se do tu rrëmbente hurin homoseksualëve nëse do bënin paradën më 17 maj, alarmoi Doktorin. Drejt zyrës së tij vërshuan peticione dhe letra nga Shqipëria dhe bota. Puna është se Qeremi është zëvendësministër dhe kjo merret shumë seriozisht.
Doktori e thirri Qeremin në zyrë për ta qetësuar.
-Dëgjo, shiko, tani ti e kupton vetë, dakord, nuk them se nuk ka një sensibilitet, por ajo që doja të thosha, shiko, dakord, ke të drejtë, por unë mendoj se ky problem, e kupton vetë ti, na ka krijuar telashe. Atë punën e hurit mund të mos e kishe thënë…
-Doktor, a e di ça do bajnë mor burrë, do dalin cullak në Bulevardin Zogu i I-rë. Jo or burrë se s’jemi duke i lënë të na përdhosin Bulevardin e Mbretit…
-Dakord, shiko, mund tua ndërrojmë destinacionin, ta bëjnë tek Rruga e Elbasanit, e di vetë ti pse, por atë punën e hurit duhet me e heqë nga fjalori, se shiko, një problem e ka ajo sidoqoftë…
-Or Doktor, nuk mund t’i duroj mor burrë, është marre, ti e di që unë jam tip tolerant, ça s’kam duruar kur shajnë qeverinë, kanë thënë qeveri hajdute, kam duru, kanë thënë qeveri vrasëse, kam duru, kanë thënë qeveri kuvarësh, kam duru, kanë thënë qeveri antikombëtare, kam duru, po me na thënë pastaj dhe shtet bythq…rësh nuk muj me duru mo burrë…
-Shiko, dakord, ke të drejtë, por dëgjo, një tolerim duhet me ua bë se janë detyrime këto…
-Jo mor Doktor se nuk kam gjë me ta pse e bëjnë nga mbrapa, le ta bëjnë ku të duan, po jo me na dalë rrugëve. Një sen’ që është për tu bë në krevat bëhet në krevat, jo në bulevard. Jo vallai s’kam me i lënë me dalë, ke për të pa.
-Dakord, ke të drejtë, po shiko, ata nuk është se do bëjnë seks në rrugë, thjesht do dalin në rrugë tu dalë turpi se këtu janë anonimë…
-Po jo mo Doktor se dun me përdhos Bulevardin Zogu i Parë, po ne boll kena duru, këtë s’e durojmë. Dhe diçka tjetër. Kam digju se ka plot njerëz nga qeveria që janë gay dhe dun me dalë atë ditë. Unë them që të vendosim disiplinë të fortë që në atë moment gjithë administrata të bëjë apelin për zyrtarët për të parë ku janë. Kush nuk është, të pushohet nga puna.
-Mirë, atë e bëjmë, dakord, nuk është ndonjë problem, por mund të shkojnë këta të koalicionit për shembull se unë LSI nuk e diktoj dot, janë 20 për qind.
-Jo mo burrë se ata nuk ikin nga zyra për bythq…, ata veç po doli ndonjë lek gjëkundi dalin nga zyra. Ndryshe aty i ke. Pastaj kjo punë më jep dhe vota Doktor. Mua s’më keni lënë asgjë. Veçse më jepni një rrogë për zëvendësministër dhe Princin Leka e paguani si këshilltar të kryetarit të Bashkisë, ne legalistëve s’na ka ngelë gjë. Zogun na e ka marrë partia juaj, të perseketuarit na i ka marrë Bamiri, ish- pronarët na i ka marrë Mediu, patriotët i marr Kreshnik Spahiu, të paktën më lini këta që s’duan homoseksualët.
-Shiko, është çështje delikate dhe na prish punë. Më mori dhe Luli pak më parë nga Bashkia dhe tha që nga përvoja ime në Hollandë, ky parakalimi nuk ka asgjë të keqe, biles mund të organizohet dhe nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
-Lene Lulin mor Doktor se s’du me folë, po ti e ke pa vetë si duket ai, se s’du me folë vallahi, se e kena kryetar dhe i kena dhënë votën, po ai më qejf ka me i dhënë prapanicën me të thënë të drejtën. Më fala se s’du me folë keq.
-Qerem, shiko. Tani e teprove. Jo, të them unë ty që tani e teprove. Dakord, pazar me votat këtu nuk dua. Votat këtu i ndaj unë, nuk i ndan ti. Se nga i gjej unë votat për ty, o nga legalistët, a nga homofobikët, o nga ish- pronarët, o nga nacionalistët, ajo është puna ime dhe e Ben Ristant. Ti do marrësh ato që ke marrë dhe do rrish aty ku je. Sherr me këtë punë nuk dua se boll telashe kam me Perëndimin dhe kjo më duhet. Jo, se kjo pastaj i vështirëson punët. Shiko, Lul Bashës po i bëjnë namin pse ka vrarë ca qen rrugësh, më është mbush e-maili plot me protesta, jo t’i prekësh gay-t. Këtu nuk të toleroj.
-Si të dush Doktor, unë s’kam gjë personale me ta. Boll mos ta bëjnë paradën tek Bulevardi Zogu i Parë dhe heq dorë nga huri. Po që ata duan një hu, e duan… Se s’i dihet, rriten votat.
-Shiko, të thashë një herë më thuj sa vota të duhen t’i japim ne, se vetë i numërojmë, këtu mos na u përzje.
-Dakord Doktor, po e kemi një problem. Kanë fillu tallen njerëzit në rrugë. Më thonë Doktori e nisi me sloganin “Me duar të pastra” dhe po e përfundon me sloganin “Me bythë të pastra”. Pastaj po qe se tërhiqem unë, e di që do më tallin, gati e kanë në majë të gjuhës, do më thonë “Qerem, ku e ke hurin, fute në bythë tani”.
ha ha ha i pari e hengri tritani preshin ne byhe,,,, tani qeremi hurin……..qeveri dhe bashki hunjsh u be kjo pune…..
Due dhe un huuuuuu!
http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/
sali brisha, u kthy ne gej kur filloi ilaqet, d.m.th. kokainen e paster, mos i vini shume faj.
une jam perpjek me gjithe shpirt dhe me gjithe talentet e mia qe kom fitu nga pervoja si “dizenjatore” por fatkecsisht nuk muna me e nryshu.
qe eshte trap ky qeremi ,eshte si saluku
por per punen e ketyre qe do dalin ne bulevard e ka mire
Kaq shume i pelqejne b….. shqiptaret sa cdo dite do flasin per to. Sikur te punonin me po aq zell, sot do ishim goxha me mire
o Qerem mos bertit se ju qeveri homos jeni nuk u martua Berisha me Meten edhe pse shanin njeri tjetrin me liber shtepie pra dhe ti si pjestar i kesaj familje ske te drejte te flasesh po drejto sumen nga Berisha se do te ta zere ndonje tjeter se Idrizi gati eshte