Policia mohon dhunën ndaj tifozëve dhe thotë se operatori i TCH u shoqërua se s’pranoi të identifikohej

8 Prill 2013, 17:02Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka dalë me version zyrtar se përse dhunoi pasditen e së dielës tifozët e Tiranës, gjatë pushimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Skënderbeut. Në njoftimin e saj zyrtar, policia e kryeqytetit nuk pranon të ketë ushtruar dhunë ndaj tifozëve, por thotë se ka arrestuar disa persona që përbënin rrezik për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.

Policia e Shtetit nuk pranon të ketë dhunuar as operatorin e televizionit Top Channel, por sipas njoftimit zyrtar, shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit është bërë pasi operatori nuk kishte pranuar të identifikohej.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Skënderbeu, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e 11 personave të cilët mbanin më vete sende të ndaluara në tribunat e stadiumit, ku është evidentuar se gjatë pjesës së parë të ndeshjes janë hedhur lëndë piroteknike, fishekzjarrë e tymuese, të cilat kanë krijuar probleme për rendin publik në stadium”, thuhet në njoftim për shtyp.

Sipas policisë, personat që janë arrestuar posedonin doreza metalike, thika, 29 fishekzjarre, tymuese-lotuese e sende të tjera të forta, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Sa i përket dhunës së ushtruar ndaj operatorit të Top Channel,  Policia e Tiranës thotë se: “bëjmë me dije, se shoqërimi i tij është bërë pasi nuk pranonte të identifikohej. Ndaj tij nuk është ushtruar dhunë dhe se pas identifikimit – i cili ka zgjatur 8 minuta, ai është lënë menjëherë i lirë”./l.ç

8 komente në “Policia mohon dhunën ndaj tifozëve dhe thotë se operatori i TCH u shoqërua se s’pranoi të identifikohej”

  1. Rrok Frroku says:

    Nrast se ishte indentifikue si i Kllanit, ene bajthen kish me ja lan polici
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  2. dajti says:

    Jo mer ti shoq se e ka rraf Erxzen Breqani, malogu. Kot i kishte ato te goditme ai?

  3. england says:

    Boni gallate dhe nja dy muaj o minj te policise!nuk e di se cfare do beni pas nxjerrjes ne pension te shefit tuaj Sali?Eshte mbushur Tirona me refugjate veriore.

  4. BERISHA LARGOHU. ME 23 QESHOR POPULLI SHQIPTAR DO TE NGARKOJ EDI RAMEN SI KRYEMINISTRIN E TYRE. says:

    Policia e shtetit, apo policia e Berishes deklaron?

  5. Horri i Bulevardit says:

    Operatori sju ka kuptuar juve se cfare kerkonit nga ai, jo se nuk donte, se kur ju mori Saliu ne Tirane, duhej tju trajnonte ne mesimin e gjuhes letrare. Tani ka mbet qe tironsit te mesojne gjuhen e shpellareve, qe tju morrim vesh.

  6. alby says:

    Sali t’u shofte fara jote e tit eti se fare te peshtire paskeni patur.
    kripa ju rente.

  7. nahlel says:

    O Horri i bulevardit .Kam nje problem:me ndalon policia dhe pse e kam rripin te vendosur.Me ndalon edhe pse shoqeria me qesh sepse nuk e kaloj kurre kilometrazhin me shume se 60 – 70.Me ndalon edhe pse me ze ankthi se mos me skadon afati i dokumentave.Me ndalon se i kam te gjitha kartat ne rregull.Po problemi im or çun eshte qe nuk i mar vesh e nuk i kuptoj çfare me thone kur flasin…Ky eshte problemi im.Per ti lene shakate ,ta them seriozisht ,po kam nje ndjesi te tmerrshme kur i degjoj dhe i has ngado.ne kafe,ne rruge,ne institucione,dyqane,spitale…Si do ja bejme ne !!!!Nuk sherohem dot nga kjo forme alergjie me ngjyrime rraciste,nuk mundem …

  8. Avni Rustemi says:

    Vini re si fillon njoftimi “bejme me dije…..

    Nuk pretendoj qe njoh drejtshkrimin shqiptar por kjo shprehje eshte shume krahinore the tregon edhe nje here ate qe e dime te gjithe qe injoranca dhe malokeria kane zaptuar gjithe insitucionet tona.

    Na vafte mbare se shpejti-ligji i pare per te stabilizuar gjendjen duhet te jete pashaportizimi dhe kushet minimale per te jetuar ne qytet….me duket se nga inati u bera si ata…

    me falni

    Avniu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje