Duka: Asnjë kosovar s’ikën nga Shqipëria. Takoj Januzajn bashkë me kryeministrin

24 Janar 2014, 14:50Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka hedhur poshtë çdo mundësi largimi të lojtarëve kosovarë që luajnë aktualisht me Kombëtaren shqiptare. Nisur nga debati pas lejimit nga FIFA të Kosovës që të zhvillojë ndeshje miqësore, Duka ka qartësuar se për momentin asnjë nuk do të largohet dhe puna e FSHF-së me kosovarët do jetë e njëtrajtshme. Sakaq, vetëm në një moment të dytë do të vendoset nëse shqiptarët do përfaqësohen në arenën botërore me një Kombëtare apo me dy të tilla, raporton “Panorama Sport”. Gjatë dhënies së stemave të FIFA-s për arbritrat shqiptarë, kreu i FSHF-së foli edhe për një takim të mundshëm që ai së bashku me kryeministrin Rama mund të bëjnë me Adnan Januzajn.

 
Së fundmi, Kosova ka marrë të drejtën që të zhvillojë ndeshje miqësore, sa ndikon kjo gjë te Shqipëria?

 
Në gjykimin tim është një vendim pozitiv, i cili i gëzon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne kemi punuar shumë për të arritur deri këtu, ndaj mendoj se në momentin kur edhe FIFA e UEFA lejojnë që Kosova të bëjë një hap përpara, kjo do të thotë shumë për futbollin shqiptar.

 
A do të ketë bisedime me Kosovën sa i përket lojtarëve që luajnë në Kombëtaren shqiptare?

 
Shikoni, unë them se për momentin gjërat duhen parë me pragmatizëm. Në këtë kohë kjo është ajo që i shërben Kosovës, ajo që i shërben futbollit shqiptar dhe shqiptarëve kudo që janë, në këtë apo atë anë të kufirit. Në momentin kur Kosova të jetë anëtarë me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, do të vendosim nëse ne shqiptarët do të përfaqësohemi me një ekip kombëtar apo dy të tillë. Zërat që thonë se pranimi i Kosovës për të luajtur miqësore do të cenojë lojtarët që luajnë sot me Shqipërinë, nuk është aspak i vërtetë. Ata do të vijojnë të jenë pjesë e skuadrës sonë dhe ne si federatë do vazhdojmë të seleksionojmë lojtarë të rinj si për Kombëtaren e parë dhe atë të moshave, qofshin këta nga Shqipëria, Kosova apo gjetkë, mjaft që të duan të luajnë për ngjyrat kuqezi. Ju siguroj se kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Federatën Kosovare të Futbollit dhe në këtë këndvështrim do vijojmë punën tonë me të njëjtin ritëm.

 
Një tjetër çështje është ajo e stadiumit të ri. Ju keni pasur një takim me kryeministrin Rama para disa ditësh, ç’mund të na thoni në lidhje me këtë gjë?

 
Procesi për ndërtimin e “Qemal Stafa”-s vazhdon brenda të gjitha afateve që kemi thënë edhe më përpara. Qeveria shqiptare e mbështet projektin tonë dhe besoj se në mars do të shpallim edhe kompaninë fituese, e cila do të merret me ndërtimin e stadiumit të ri, punimet e të cilit me shumë gjasa do të startojnë brenda vitit.

 
Sakaq, me z.Rama keni folur edhe për Januzajn, a do të ketë një takim me talentin e Mançester Junajtid?

 
Edhe kryeministri është i përfshirë në këtë iniciativë për ta bërë këtë supertalent që të vijë të luajë për Shqipërinë. Është i gatshëm për çdolloj kontributi. Kemi rënë dakord që të bëjmë një takim së bashku dhe besoj se së shpejti do ta realizojmë.

 
Duke qenë se jemi në një moment kritik të sezonit, ku arbitrat kanë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë, cili është komenti juaj për këta të fundit?

 
Gjykimi në përgjithësi ka qenë i mirë dhe është një komponent i rëndësishëm, pasi ndan garën, për më tepër në një kampionat ku bien katër skuadra. Duhet një menaxhim shumë i mirë i ndeshjeve nga gjyqtarët, dhe këtë gjë u kam kërkuar edhe unë. Ne kemi bërë maksimumin për t’i kualifikuar ata dhe u kam kërkuar që të jenë sa më korrektë, të bëjnë sa më pak gabime në një garë shumë të vështirë.

8 komente në “Duka: Asnjë kosovar s’ikën nga Shqipëria. Takoj Januzajn bashkë me kryeministrin”

  1. Jon says:

    Vetme bashkimi eshte zgjidhja jo vetem me interes per te dy palet,por mbi te gjitha zgjidhja shpirterore.Ky bashkim do ti paraprije bashkimit kombetar.Te shohim dhe ne te shkretet nje dite Shqiperine e vertete.

  2. Asi says:

    Duhet te merrni dhe Thacin ose Pacollin ne bisedime,sepse Januzaj do te jete terheqes per te gjithe lojtaret e tjere.

  3. Tom says:

    Lere rehat futbollin dhe hik ti i pari zoti Duka.
    Gjate qendrimite te Dukes ne krye te Federates Sh te Futbollit, futbolli shqipetar vetem eshte shkaterruar e rrenuar. Nuk mbahet futbolli kombetar me futbollistet nga Kosova. Futbolli duhet te kultivohet ne fshatra e qytete. Ne shkolla, ne lagje e kudo. Megjithese vend i vogel,kemi nje tradite te pasur ne futboll dhe kemi nxjerre emra te medhenj qe mund te kishin luajtur me klubet me te mira europiane, Dhe disa me vone edhe kane luajtur.
    Por ketij Dukes i mungojne te gjitha parametrat per te drejtuar Federaten. Tani ai eshte edhe i provuar si i paafte.
    Hapi emergjent. Çlirim i futbollit shqipetar nga thonjte e ketij anadollakut.

  4. Asi says:

    Tom,jemi fanar ndricues ne bote.Kemi talente te jashtezakonshme.
    Brazili na merr te keqen.Mund te dalim dhe Kampione Bote.Kemi dy tre lojtare fantastike ne kategorite e dyta evropiane ,disa te shkelqyer ne te tretat dhe shumicen e kemi shume te mire ne Ligat amatore qe mund te shiten deri ne dy tre milione leke te vjetra…

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Problemi i pare,per futbollin shqiptar,eshte largimi i Dukes .
    Ne Ansamblene e futbollit ky sharlaton duhet te bojkotohet,nuk duhet te votohet.
    Maxhoranca e re duhet te studioj mundesine e vendosjes se nje drejtuesi te ri per Federaten e Futbollit,ne te kundert do jete fajtore per deshtimet qe e presin.
    Me gjithe talentet e Kosoves,ne Shqiperi talentet po paksohen,kampionati i futbollit ngjason me ate te boksit,ku drejtuesit mundohen ti fitojne ndeshjet me grushta e shqelma.
    Ne axhenden e Rames,duhet te perjashtohet pjesmarrja e Dukes,per bisedimet me Januzaj.

  6. SHIU says:

    Po nuk e pate bezdi futi dhe nje telefon BARAKO BAMES dhe shkoni te tre takoni januz katunarin, o ju shpelafte barku, qe vetem dinjitetin nuk e njifni ju muter,mburret tjetri nuk ka turp,po ik o idjot mos i merni njerzit me zor ti beni atdhetar, kur nuk e rruajn fare per kombin se lat nam.

  7. Asi says:

    SHIU, sikur te te kIsha perballe dhe te te pyesja per emra njerezish nga Argjentina,eshte e sigurt qe dy emrat e pare qe ti do te thoshe, do te ishin Mesi dhe Maradona.Po te pyes per nje portugez do te thuash Ronaldon!?Te tille force ka futbolli ne bote.
    Lutja ndaj nje njeriu eshte ulje dinjiteti?
    Po ne kemi nxjerre monstra qe kane q.. motrat,femijet e tyre,qe I kane nxjerre femijet per prostitucion dhe mbushin rruget e Athines,Romes,Londres,qe vrasin per nje parkim apo per nje fjale goje,qe presin koka dhe I hedhin tek qente,qe kane hedhur nga skafi me vetdije 30 njerez njeheresh… dhe turpi me I madh qenka qe ti lutesh nje talenti-kalama se bashku me Belgjiken dhe Turqine per te lozur me ty.
    Dinjteti vjen kur nje yll vjen luan me ty dhe gjithe televizionet e botes ,ne Japoni,apo Brazil,ne Indi apo Australi,ne Taxhikistan apo Kanada ,kur luan Mancesteri do te thone :SHQIPTARI!
    KY ESHTE DINJITET!

  8. QITESJA says:

    PISLLIQET E DUKES NUK KANE TE MBARUAR, ME PAZARET E TIJ”FAMOZE”,,,,KANE VDEKUR DJEMTE E SHQIPERISE ,FUTBOLLISTET TANE,QE DUHET TE JEMI TE MVARUR NGA FUTBOLLLISTET E KOSOVES,, SE ESHTE REPUBLIKE ,LIRISHT LE TE LUAJNE PER VENDIN E VET,,, DUKA DUHET TI KUSHTOJE INTERESIM EKIPEVE TONA NE SHQIPERI,NGA TE VEGJELIT E DERI TEK TE RRITURIT,DUKE JU AFRUAR AJO QE I TAKON, E JO TE MARRI GJITHMONE MIELL HUA . SE NUK ECEN FUTBOLLI ESHTE GJITHE FAI I TIJ ,ME ALLISHVERISHET E TIJ KY I PA TURP,,,,RENDESI KA QE PERFITIMET TI MARRI VETE ,KY PLEHRE!!! QEVERIA DUHET TE VEJ DORE PER SPORTIN E SIDOMOS FUTBOLLIN,SPORTI ME I ADHURUAR NGA TE GJITHE.SHUME PAK INTERES KA SPORTI ,QE PARA 23 VITEVE,,, GJYNAH !!,VETEM 3-4 PESHENGRITES QE MERITOJNE RESPEKT,POR DHE ATA NUK VLERESOHEN NGA SHTETI E NUK JU JEPET ATE QE MERITOJNE,,,,,,, ARMAND DUKA ,JIP DOREHEQJEN E LERJA VENDIN NJI SPECIALISTI QE I QAN ZEMRA PER FUTBOLLIN,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje