Protesta e furgonëve “Taksi” të udhëtarëve po vazhdon.
Qeveria “foli” me ta dhe po përgatit modelin e funksionimit të këtij shërbimi, ndërsa pronarët e furgonëve kanë zbritur protestën e tyre në akset rrugore.
Madje, të ligjshmit e të paligjshmit janë ata janë futur në “luftë” edhe me njeri-tjetrin, madje dhe me pasagjerët, duke i penguar ata të udhëtojnë me mjete të tjera.
Xhungël hesapi. Të ligjshmit, janë ata që kanë denoncuar të paligjshmit.
Por edhe vetë të ligjshmit, janë të paligjshëm në një aspekt. Paligjshmëria e tyre ekziston në faktin, se u ndalohet transporti i pasagjerëve në kthim.
Të dy palët, të ligjshmit dhe të paligjshmit, po i mbron opozita.
Në një “gjuhë” më të (PD) po “reciton” parulla publike e mediatike edhe sindikata.
Kërkojnë nga qeveria të lejojë të punojnë të 21 mijë furgonët, që qarkullojnë me pasagjerë në gjithë territorin e vendit.
Por qeveria kërkon të vendosë rregulla, të zbatojë ligjin. Dhe pas 16 vitesh moszbatim ligji (1998), qeveria e sotme vendosi të ndal “rrumpallën” e transportit të udhëtarëve me furgonë.
Një nga “bllokazhet” që bëri qeveria është nxjerrja jashtë shërbimit e furgonëve pa licenca, që punojnë në informalitet e pasiguri të plotë.
Duhej bërë edhe për një arsye ekonomike ky bllokazh. Aktiviteti i tyre i palicencuar është problem i madh financiar për buxhetin e shtetit, me humbje kolosale.
Siç është deklaruar nga opozita dhe sindikatat, në Shqipëri janë mbi 21 mijë furgonë në qarkullim transporti udhëtarësh.
Por siç deklaruan me “letra zyrtare” ministrat Tahiri e Haxhinasto, vetëm 10%, ose vetëm 2150 prej tyre janë të licencuar nga bashkitë e komunat.
Të tjerët punojnë me mendje të vet e për hesap të vet, pa ligj, pa detyrime ndaj shtetit, pa certifikim teknik mjetesh, pa kontroll sigurie, pa asgjë.
Sipas “letrave zyrtare” rezulton se janë mbi 19 mijë furgonë pasagjerësh, që punojnë pa licencë. Sipas “alarmit” të opozitës dhe sindikatës, me bllokimin e tyre “qeveria po le pa bukë” 19 mijë familje!
Dihet që shumë nga këto familje “furgonash piratë” mund të mbeten “pa bukë”!
Po nëse mendojnë për “bukën”, të zbatojnë ligjin, të licencohen, të paguajnë detyrimet.
Kjo sikur nuk u pëlqen, ndaj kanë punuar e “ulërijnë” të punojnë, por nuk paguajnë as 1 qindarkë detyrim financiar, siç paguajnë të tjerët e licencuar!
Dhe këtë bllokazh që u bën qeveria, ata e quajnë “padrejtësi, persekucion”!
Humbja e shkaktuar prej piraterisë së tyre nga mos pagesa e detyrimeve, nuk është sa vlera e 1 byreku apo e 1 gome makine, por është miliona dollarë në vit.
Po bëjmë vetëm një veprim të thjeshtë aritmetikë.
Janë mbi 19 mijë furgonë që punojnë pa licencim.
Që të jetë i ligjshëm, secili prej tyre duhet të paguajë afro/ose mbi 200 mijë lekë të reja detyrime në vit.
Bilanci i paligjshmërisë së tyre është ky: Nga kjo pirateri e punës së tyre, shteti humbet mesatarisht 38 milionë dollarë në vit.
Kjo “gropë e zezë” financiare që mbron opozita dhe sindikata e saj, ndodh prej 16 vitesh vetëm nga mos zbatimi i ligjit! A duhet lejuar më tej?
vendimtare eshte qe kto njerez shofera te kene patenten e duhur ,eksperiencen e duhur dhe makinen ne rregull se shteti humbet 38 milion por fiton akzizen e naftes kurse per 19 mije familjet mendon ti zoti perparim …çdo hane kto llogaritjet tuaja ne favor te shtetit , .
Gjithe kjo zhurme per mendimin tim behet kot, ose behet per faje te shtetit qe nuk bene detyren. Ne cilin vend te botes nje mjet mund te punoje pa licence? Athere ne shqiperi pse punojne? Dhe pergjigja eshte e qarte, sepse nuka ligje koncize, pa ekuivoke; shteti per nje problem kur flet shume here e cvlereson problemin. Ne se do ishte nje ligje qe kushdo qe sherben si taksi ,pra qe trasporton njerz dhe ka jeten e tyre ne dore,pa dokumentat ligjore perkatese, mjeti te sekuestrohet perfundimisht dhe drejtuesi te pergjigjet penalisht para ligjit.A duam shtet?Shteti keshtu duhet te jete.Si merrka guximin nje fugon punon taksi ne kundershtim me ligjet e shtetit dhe shteti bene negociata me ta?Ky nuk eshte shteti qe do te desherojne shumica e shqiptareve.Ka ardhur koha qe vec policise se shtetit prane kryeministrise duhet te jete nje polici e tipit federal me kopetenca shume here me te larta se policia lokale,te cilat ne se nuk zbatojne 100% ligjet qe u takojne nuk eshte zgjidhje duke i pushuar nga puna,por ata duhet te pergjigjen penalisht para shtetit,ligjit dhe taksapagueseve, ndryshe nuk mund te themi se kemi nje shtet serioz e ne sherbim te qytetareve
po pra …por duhet te kuptosh o perparim se ktu nuk ka pas shtet asnjeher qe te kishte trena dhe autobuza qe funksionojne ashtu sic duhet …mos te flasim per metro e tram . SHTET RRUMPALLE = SHOQERI RRUMPALLE
qiptarit po iu prish rehati theret kot ku eshte pare te udhetosh me furgon shko ne 1 vend tjeter dhe shiko si nisen autobuzat ne orar dhe me 2 veta ndersa sala i del krahe ketyre 8 vjet ne pushtet ishte dhe e ka fajin qeveria tashi se duhen ligje
Nje shoku im ka nje 8+1 dhe ben rrugen e tiranes, paguan 3 million lek te vjetra ne vit, me shume se nje biznes dhe I thuhet qe te mos marre pasagjere ne kthim, kur vetem nafte harxhon 30 mije lek+5mije lek takese, I takon qe te punoje vetem per shtetin!!nese do te merrte pasagjere ne kthim I takon te fitoje aq sa harxhon, dmth ha buke per je dite dhe prish makinen e vet per nje dite duke paguar me shume se nje qe ka 100 tavolina ne traotuarin publik
Nje shtet modern,nuk punon me furgona!
jam dakort kur eshte fjala per ndalimin e furgonave pa licence,por nuk arij te kuptoj se cila ka qene ajo koke e zgjuar qe ka nxjere kete ligj i cili te detyron te ngarkosh pasagjere ne vajtje dhe ne kthim te vish bosh. nje ligj te tille edhe ne afrike do ta perqeshnin dhe do benin ndonje komedi per kete.
Kur kemi qeveri me debila, te pa afte, vetem per te vjedhur, per te grabitur e kane mendjen te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO dhe tani qeveria e EDI RAMES qe nuk po shohim asnje rezultat konkret keto gjera do te ndodhin. Problemi ne kete rast nuk eshte kaq i ngatarruar sa duan ta bejne, por duhet:
1) Shoferet te kene patenten e duhur dhe perkatesi per qellimin qe perdorin automjetin per udhetim me pasagjer.
2) Ti jepet licence kujdo qe ka patenten e duhur dhe automjeti eshte mbrenda parametrave teknik.
3) Si veturat taksi, furgonet dhe autobuzet e udhetareve nderqytetates te kene te drejte te udhetojne vajtja dhe ardhje ne distinacion.
4) Neper qytete te kete nje STACION AUTOBUZESH UDHETARESH ku te te behen te gjitha nisjet.
5) Furgonet dhe autobuzet me targa KO p.sh. e linjes KORCE – TIRANE – KORCE te nisen nga Korca ne Tirane nga ora 06 deri ne 12 te drekes, kurse nga Tirana ne Korce nga ora 12 deri oren 20 te darkes.
Kurse furgonet dhe autobuzet me targa TR te linjes TIRANE – KORCE – TIRANE, te nisen nga Tirana ne Korce ne oren 06 deri ne 12 te drekes, kurse nga Korca ne Tirane ora 12 deri ne oren 20 te darkes. Kaq eshte problemi. Bileta e furgonit te jete pak me shtrejte se autobuzit.
6) Taksite te kene cmimin sipas kilometrave qe bejne me aparat mates, me cmim te vecante.
Ne te kundert edhe kjo qeveri e EDI RAMES kerkon te organizoje nje sherbim udhetimi udhetaresh MONOPOL. Pas pak kohe do te ngrejne edhe cmimin. Si po luhet me siguracionet e makinave sipas qejfit.
Prandaj te gjithe duhet te hapin site, si po veprojne per interesa te tyre Shoqerite e autobuzeve te udhetareve mbrenda qytetit qe duan te rrisin cmimin e biletes ne menyre abuzive dhe thone qe jemi me humbje pre 3(TRE) VJETESH, duan edhe te genjejne. Kur qenkan me humbje te ikin, te falimentojne se jane te tjere te gatshem te veprojne me keto kushte cmimesh.
Prandaj “qy” EDI RAMA mos luaj rrolin e indiferentit sikur shef dhe ndigjon se si po zhvillohen ngjarjet, se dukesh si budalla dhe handikapat i lindur. Po pate bythe per drejtim dhe organizim te shtetit hik si i pa afte, se pastaj te heqim si hoqem shpellarin dhe mashtruesin SALI BERISHEN.
Te gjithe kemi pare se si garojne furgonat plot me njerez ne rruget e Shqiperise. Populli pavaresisht nevojave qe ka, duhet te ndergjegjesohet qe te bojkotoje udhetimin me keto furgone, madje te dale dhe te prishe protestat e ketyre shofereve qe shkelin ligjet e ketij shteti.
O (prapambetje) se keshtu do te ishte me mire ta kishit emrin, po per situaten ne kore te veriut kur do na shkruash se je analist shume i zoti