Transporti dhe infrastruktura/ Haxhinasto, marrëveshje me Universitetin Politeknik

6 Mars 2014, 13:39Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto si dhe rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani nënshkruan të enjten, në Tiranë  një memorandum bashkëpunimi.

“Është një formulë normale që politikëbërja të jetë bashkëudhëtare në pjesën më intelektuale me inovacionin, me universitetin si qendër e dijes. Eshtë domosdoshmëri që edhe ne në Shqipëri t’a forcojmë këtë marrëdhënie, pasi vendi ka shumë nevojë të adoptojë konceptet më të mira, më inovatore”, tha Haxhinasto.

Sipas tij, ky bashkëpunim, duke pasur parasysh gamën e kurikulave tuaja, do të shtrihet dhe mund të shtrihet edhe në nivele e fusha me konkrete siç është aplikimi i teknologjive të ndryshme.

“Ju duhet të jeni në mënyrë të vazhdueshme, një konsulencë, një oponencë dhe një presion pozitiv për inovacion në politikbërjen tonë për sektorin e transportit dhe infrastruktursës”, nënvizoi Haxhinasto.

Marrëveshja, sipas Haxhinastos, do të krijojë mundësinë për studentet më të mirë, të bëjnë intershipin pranë ministrisë ose pranë institucioneve të tjera të varësisë siç janë drejtoritë e përgjithshme, siç janë autoritet e ndryshme me qëllim që të prekin vetë, të shohin vetë aplikimin e dijeve që marrin këtu , të japin pse jo kontribute inovatore, në menaxhim të këtyre sektorëve konkretë.

Një fushë tjetër është ajo e kërkimit shkencor e lidhur kjo edhe me tezat, me tematikat e ndryshme që ju trajtoni në studimet pasuniversitare.

“Shqipëria ka nevojë për inovacion, për teknologji të reja, për prezantimin e teknologjisë së informacionit në shumë sektorë të ndryshëm dhe këto mund të shërbejnë edhe si tema për doktoratuat tuaja”, iu drejtua Haxhinasto studentëve të pranishëm në nënshkrimin e memorandumit.

Nga ana e tij, rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Kaçani vlerësoi si të rëndësishëm këtë memorandum.

2 komente në “Transporti dhe infrastruktura/ Haxhinasto, marrëveshje me Universitetin Politeknik”

  1. redi says:

    Une kam mendimin, se vendi yne duhet te shfrytezoje eksperiencen dhe gabimet ne fushen e infrastruktures ne vendet fqinje si Italia, Greqi, Slovenie, Kroacis etj.
    Pra, te shifet ne se edhe ne keto vende ka keto lloj marreveshjesh midis ministrise se transportit dhe infrastruktures dhe universiteteve politeknike. E them kete, sepse edhe ne kohen e qeverise qe hiku kishim informacjone te tilla dhe ne fakt bene vetem brima ne uje. Qeveria duhet te kete parasysh, qe ne se ben ndonje gabim eshte populli dhe ekonomia qe paguan. Me sa kam degjuar Tirana ka me shume juriste se sa Parisi. Eshte fakt, qe ne kemi nje inflacjon te madh me njerez me diploma te pavlefeshme, qe ne fakt prapa tyre fshihen te rinj te papune, sepse tregu nuk i do, se nuk ka kerkese dhe ne se ka kerkese keto diploma jane pa vlere. I njejti fenomen eshte edhe ne Itali, Portugali, Greqi, Spanje etj ku ka nje inflacjon te madh te intelektualeve me diploma te fushave socjale dhe politike dhe nje mungese te madhe ne fushat teknike qe i kerkon tregu.
    Me kujtohet shprehja e ish guvernatorit te New Yorkut i cili tha se te rinjte nuk duhet te studjojne por te behen hidraulike. Tregu ka ligjet e veta, ai jeton ne baze te ligjit oferte kerkesa pra te konkurences.Ky ishte edhe gabimi shume i madh i qeverise se Sales, i cili, si i djathte, propagandonte ekonomine e tregut duke i hequr asaj ligjin kryesor te tregut, KONKURENCEN.
    Kam mendimin, se qeveria e re duhet te kete shume kujdes ne raportin midis shteit dhe tregut. Te dy duhet te kompensojne njeri tjetrin dhe te jene ne ekujliber me njeri tjetrin. Tregu prodhon te mirat materjale dhe shteti duhet ti ndaje ato sipas kriterit socjal. Kam mendimin, se tek ne shteti eshte akoma shume i forte dhe kjo eshte gabim, kjo sepse e majta si ideologji ka tendencen, qe te stimuloje shume shtetin, gje qe do te ishte nje gabim i madh. Ky ishte edhe gabimi ne SOCJALIZMIN REAL NE SHQIPERI dhe ne vete i kemi jetuar budallalliqet dhe gafat e shtetit nje partiak, qe pretendonte te ishte primar dhe te komandonte tregun me njerezit partiake dhe injorante qe kishte ne administrate.Kujtoni mjeleset, saldatoret, shoferet, karrocjeret qe kishim ne byrone politike te PPSH-se.

  2. Profesori says:

    Mire beni te konsultoheni me universitetet. Poqese tek universitetet ka akoma mend bejme mire ti angazhojme. Ka mjaft bereqet kjo pune. Jam i bindur se ka mbetur akoma ne universitete specialiste qe mund te kene cka te japin per vendin tone. Bujrum profesora. Shkunduni nga pluhuri i ketyre 25 viteve. Tregojin vendit se keni vlera. Po deshtuat haram ju qofshin rrogat, titujt gradat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje