Ndarja e tokës bujqësore, dhënia e saj në përdorim dhe më pas kalimi në pronësi është shoqëruar me mangësi e probleme të ndryshme. Komisionet e tokës në fshat, në shumë raste, nuk kanë plotësuar dokumentacionin e fitimit të pronësisë, Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për të gjitha familjet bujqësore, që kanë plotësuar kriteret ligjore si përfitues.
Plotësimi dhe riparimi i mangësisë kryesore, plotësimi i dokumentacionit të pronësisë, solli si nevojë përgatitjen e një ligji të ri në vitin 2012, i cili ka rënë nga fuqia më 1 tetor 2013. Por, shumë komuna apo bashki të vendit nuk përmbyllën në afatin ligjor këtë proces shumë të rëndësishëm.
Për rrjedhojë, një pjesë e madhe e njësive të qeverisjes vendore, të cilat kanë në juridiksionin e tyre tokë bujqësore, me origjinë nga ish-ndërmarrjet bujqësore, ende nuk kanë përfunduar procesin e plotësimit të dokumentacionit të pronësisë.
Një projektligj i ri, që ka mbërritur në Kuvend për miratim, trajton rastet kur komisioni i ndarjes së tokës bujqësore e ka ndarë atë, por nuk ka plotësuar aktet e marrjes së tokës në pronësi për familjet bujqësore ose individët që janë subjekte të trajtimit me tokë bujqësore në pronësi sipas ligjit dhe që faktikisht e përdorin dhe e shfrytëzojnë tokën bujqësore.
Në asnjë rast, objekt i këtij pr/ligji nuk janë tokat bujqësore të pandara dhe as krijimi i titujve të rinj të pronësisë. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i situatës juridike për familjet bujqësore apo individët, subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi, të cilët e përdorin atë faktikisht, por që, për shkaqe të ndryshme, nuk janë pajisur me tituj pronësie.
Aktualisht ka familje bujqësore apo individë, të cilët janë pajisur me akte të marrjes së tokës në përdorim pas shkurtit 1996, si dhe janë pajisur me akte të marrjes së tokës në pronësi; po ashtu janë pajisur me akte të marrjes së tokës në pronësi pa u pajisur më parë me aktin e marrjes së tokës në përdorim; janë pajisur me akte të marrjes së tokës në përdorim para shkurtit 1996, por nuk disponojnë akte të marrjes së tokës në pronësi; janë pajisur me akte të marrjes së tokës në përdorim pas shkurtit 1996, por nuk disponojnë akte të marrjes së tokës në pronësi; nuk janë pajisur as me akte të marrjes së tokës në përdorim dhe as me akte të marrjes së tokës në pronësi.
Pr/ligji parashikon që ata që duhet të kenë qenë subjekte të përfitimit të tokës bujqësore në pronësi; të përdorin tokën faktikisht për qëllime bujqësore; sipërfaqja për të cilën do të jepet titulli i pronësisë në çdo rast nuk mund të kalojë sipërfaqen që i takonte sipas normës për frymë të fshatit.
Projektligji parashikon disa kufizime, përsa i takon dhënies në pronësi të sipërfaqeve të caktuara të tokave bujqësore, kur prona është regjistruar në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si pronë private; është përfshirë në procesin e legalizimeve, apo është lëshuar akti i pronësis nga komisionet e ndarjes së tokës, ose është objekt i një konflikti gjyqësor. /gj.k/
QEVERIA E KRIJUAR PREJ ATYRE ME PREJARDHJE PREJ FAMILJEVE KOMUNISTE KERKON TE VEPROJE ME MOS-KTHIMIN E TOKES TEK I ZOTI, NJESOJ SI IDHULLI I FAMILJEVE TE TYRE KOMUNISTE NE KOMUNIZEM: DIKTATORI ENVER HOXHA QE THOSHTE TOKEN E ZOTERON AI QE PUNON.
ARGUMENTAT SE NUK PRITET ME MIRE NGA QEVERIA E KATUNDAREVE TE FAMILJEVE KOMUNISTE TE KOHES SE DIKTATURES, MUND TE GJEHEN NE DISA PYETJE TE LISTUARA ME POSHTE:
ÇFARE U BE ME SALI BERISHEN DHE FAMILJEN E TIJ QE KERKONTE HAPUR MILIONA EURO NGA KONTRATA TE FIRMOSURA BRENDA FAMILJES?
KU JANE SEKUESTRIMET E BIZNESEVE TE MEDHA QE PASTRONIN E PASTROJNE PARATE E VJEDHURA NGA PUSHTETARET HAJDUTE ME ORIGJINE KOMUNISTESH, QE ME PAS T’UA KISHIN DHENE KETO PRONAREVE QE U ISHIN MARRE PRONAT E TYRE QE NE KOMUNIZEM?
PSE NUK KTHEHEN PRONAT TEK PRONARET? PSE U VRA SKERDILAJD KONOMI QE ISHTE PRONAR I MADH TOKASH?
PSE LIGJI 7501, NE KUNDESHTIM ME KUSHTETUTEN E SHQIPERISE, VAZHDON TE JETE NE FUQI, KUR KA PO TE NJEJTIN NGJYRIM SI REFORMA AGRARE E KRIMINELIT DIKTATOR ENVER HOXHA?
PSE QEVERIA ESHTE E MBUSHUR ME NJEREZ QE VINE NGA FAMILJET E KOMUNISTEVE TE SELEKTUAR NGA VETE ENVER HOXHA KRIMINELI PER TE ARDHUR NE TIRANE E PER T’I SHERBYER ATIJ DIKTATORI?
E PRA, QEVERIA E KATUNDAREVE TE FAMILJEVE KOMUNISTE TE KOHES SE DIKTATURES, ECEN NE GJURMET E MOS-KTHIMIT TE PRONES TEK PRONARET E VERTETE, EDHE PSE KUSHTETUTA THOTE SE PRONA ESHTE E SHENJTE.
TEMA,
A DO TA PUBLIKONI KOMENTIN APO NUK JO?
TOKA BUJQESORE, NE GJITHE BOTEN I JEPET ATIJ QE E PUNON. ME TE USHQEHET I GJITHE KOMBI.VETEM KETU BEHEN EKSPERIMENTE. (NUK BEHET FJALE PER PRONEN PERSONALE, … SHTEPIA ETJ ..). DERI KUR DO VAZHDOJME ME IDIOCI?? I lini endrat e medha per tu bere te pasur me 1 nate, e duke vjedhur toka. Punoni si gjithe bota.
Ti kendon kengen e dikatorit Enver Hoxhes qe thoshte se toka i takon atij qe e punon.
Ne te gjithe boten mbare “Prona eshte e Shenjte” dhe kjo thenie eshte e sanksionuar me Kushtetute. Po keshtu edhe ne Shqiperi. Toka i takon pronarit te saj.
Por si ti edhe Edvin Rama jeni ende me idealet e komunizmit te diktatorit Enver Hoxha, qe thoshte se toka i takon atij qe punon. Meqe nuk jeni prej Familjeve te Medha te tokave, por prej dyerve te varfanjakeve komuniste te preferuar nga Enver Hoxha, preferoni te veproni njesoj si diktaktori Enver Hoxha duke thene se toka i takon atij qe e punon. Ata qe ndermarrin veprime te tilla ndeshkohen nga ligjet per shkeljen qe i bejne Kushtetutes.
Ligji 7501 eshte anti kushtetues, nuk mund te krijoje siguri juridike kur shteti shqiptar ne zbatim te kushtetues se tij do te duhet te cdemtoje Pronarin e ligjshem qe heret a vone do ti drejtohet gjykates se Strasburgut. Per cdo prone shteti i te gjithe shqiptarve do paguaj vleren e tokes plus gjoben , vazhdoni me ligje te pa zbatushem vec miliona euro do paguajm, qeveri koti pa vizion.
Ku ke qene ti “Bind” kur Sali Berisha u bente thirrhe SHPELLAREVE etj,qe te captonon toka e tendertonin swhtepi me materiale te vjedhura nga ish ndermarrjet shteterore??
Po ne 8 vjetet e SUNDIMIT KRIMINAL SERB TE Berishes,ku ke qene qe nuk fole njehere e t’i thoje Beruishes “SHPORRI SJPELLARET E TU,QE NUK PASGUAJNE AS DRITA E AS UJE,pa le taksa e tatime per token jo e jo???
TOKA I TAKON ATIJ QE E PUNON!!
Ligji nr,7051 kurre nuk do shfuqizohet ndonjehere!
Edvin rama = Ssali Berisha sepse te dy, njesoj si diktatori Enver hoxha thone se bashku se toka i takon atij qe e punon duke dale kunder Kushtetutes.
Nuk pritet qe Edvin rama dhe Sali Berisha me origjine te dy prej familjeve komuniste varfanjake, te dalin kunder idhullit te familjeve te tyre komuniste ne diktature, Enver Hoxha qe thoshte se toka i takon atij qe e punon.
Toka i takon pronarit me Kushtetute i pelqen ose jo Edvin Rames dhe Sali Bërishes.
Edvin rama dhe Sali Berusha me mire te shkojne se bashku e te vendosin lule ne varrin e diktatorit Enver Hoxha si pasues te denje te thenieve te diktatorit Enver hoxha.
TI HEQESH PRONEN PRONARIT QE E KA PRONEN TE TRASHEGUAR E TI A JAPESH TJETRIT NUK DO TE RREGULLOJ POR DO TE SHKATERROJ SHQIPERINE .KU E GJEN TE DREJTENN KUVENDI QE ESHTEBZGJEDHUR TE KRIJOJE KETE LIGJ QE NE TE ARDHMENT NJE KUVEND TJETER DO TE NXJERRI LIGHE TEB TJERA PER SHEMBULL KUSH E DI CFAR DO U PJELLE MENDJA.LIGJE TE TILLA TE BEHEN ME REFERENDUM.JAMM KUNDRA QE TOKA TI JEPET TJETRIT SIKUR TE ISHTE NJE COPE DRU. GJITH MONE DOMTE SHOHIM A DEGJOME TE TILLA PISLLIQE.