Në formën e tyre më elementare, urat u krijuan për të ndihmuar njerëzit që të kalojnë nga njëri cep në tjetrin. Megjithatë ndonjëherë, si në rastin e urës Rakotz në Kromlau të Gjermanisë (foto 1) struktura mund të transformojë peisazhin përreth duke e kthyer të gjithën në një vepër arti.
BBC ka renditur 6 nga urat më të bukura në botë, pas një sondazhi në faqen e internetit Quora.com.
Në fotot e përzgjedhura shihet se si bukuria fizike, gjenia arkitekturore dhe natyra janë në një harmoni idilike.
I shijoni! /J.H
1. Ura Rakotz në Kromlau të Gjermanisë, një mrekulli e njeriut dhe natyrës.
2. Ura “Langkawi Sky” në Malajzi,e projektuar nga arkitekti Mayur Kanaiya.
3. Një mrekulli natyrore në Indi. Në fshatin Cherrapunji, në shtetin e Meghalaya, i njohur ndryshe dhe si një nga vendet më të lagështa në botë, njerëzit i ndërtojnë urat me rrënjët e pemëve. Fisi Khasis prej kohësh ka mësuar se si t’i drejtojë rrënjët e bimëve të rriten në një drejtim të caktuar, duke përdorur bambu si mbështetje. Disa nga urat janë më shumë se 30 metra të gjata dhe mund të mbajnë peshën e 50 njerëzve.
4. Urë nën ujë në Holandë. E veçantë pasi gjithë urat në botë thuajse ngrihen mbi ujë, por jo kjo urë në fshatin Halsteren. Studenti i arkitekturës Wu Zhuoyi e nominoi urën, sepse vizitorët e saj duhet të kalojnë përmes një hendeku të thellë.
5. Kjo urë në Britani është vërtetë e çuditshme. Rolling Bridge është 12 metra e e gjatë dhe përkulet në një anë për të lejuar që varkat që kalojnë përmes Grand Union Canal në Paddington Basin.
6. Kjo urë në Jemen, tregon më së miri këmbënguljen e njeriut. Kështu mendon edhe inxhinieri Achilleas Vortselas i cili për këtë mrekulli thotë; “Urat e gurit shpesh demonstrojnë këmbënguljen e njerëzimit për të kapërcyer pengesat fizike, madje edhe me mjete modeste teknike. Ura Shaharah në Jemen është një rast i mrekullueshëm që vërteton këtë “.
Ajo ura e pare eshte thjeshte nje “MREKULLI”.
Ah Gjermant Gjermant …..i ka bo Zoti per gjithcka .