Siç u mësua, një qytetar lezhian kishte hipur në një pallat në “Kinostudio” dhe kërcënoi se do të hidhej nga kati i tetë, pasi nuk e kishin pranuar të merrte pjesë në emisionin e Fevzos.
Policia u lidh menjëherë me Fevzon dhe ia nxorri në telefon “kamikazin”. Ky i fundit parashtroi dhjetë kërkesat e tij, të cilat duhet t’i pranoheshin që ai të hiqte dorë nga vendimi për t’u vetëvrarë.
Kërkesat ishin si më poshtë:
1.Fevzua t’i japë fund armiqësisë me Doktorin dhe të pajtohet me të, duke e ftuar në Opinion. Populli është mësuar me atë dhe nuk mund të rrijë dot pa e parë në TV Klan.
2.Duke qenë se TV Klani është televizion i një lezhiani dhe meqë Sandri ka një vit që s’ka dalë në televizor, më takon mua si lezhian të jem në vend të tij. Ju siguroj se jam i ndershëm, punëtor, fjalëpak dhe njeri me edukatë, si Sandri.
3.Edi Rama të mos vijë çdo muaj në TV Klan, pasi deri tani ka ardhur tetë herë tek Klani dhe dy herë tek Topi, dhe duket sikur Klani ia ka bërë Topit 8 me 2. Kjo nuk më pëlqen.
4.Lulzim Basha të kandidojë Jamarbër Malltezin për Tiranën, se vetëm kështu jemi të sigurt që shkojnë mirë me njëri-tjetrin.
5.Grida Duma do të demaskohet në pleniumin e tretë të PD-së, si e lidhur me krimin e organizuar, pasi në një vrasje të bujshme në Tiranë, i ka tërhequr vëmendjen viktimës deri në sekondën e fundit të jetës që të mos shihte vrasësit që e ndiqnin me motor. Ajo rezulton se do ketë fatin e Petrit Dumës.
6.Koço Kokëdhima të heqë dorë nga modestia dhe të vërë kandidaturën për president. Kështu justifikohet çdo gjë që bën.
7.Meqë TV Klani bën emision sa herë Armina blen sandale në Paris, dua që unë të dal në Opinion sa herë bëj dush.
8.Shkëlzeni të heqë dorë nga kërcënimi i humoristëve, ngaqë mendon se nuk di të bëjë humor. Ne jemi të kënaqur me atë që ai bën dhe vdesim së qeshuri çdo ditë.
9.Qëllimi i pjesëmarrjes sime në emision është të shpall kandidaturën për Bashkinë e Lezhës, mbështetur nga TV Klan dhe Fevzo. Nëse nuk më pranojnë, dua të zëvendësoj Tan Hoxhën, që nuk u bë dot president.
10.T’i kërkoj publikisht PD-së, PS-së dhe LSI-së të caktojnë Fevzon kandidat konsesual për Tiranën, nën emrin Blendi Bregasi – Toptani – Fevziu, duke patur nga një mbiemër për çdo parti.
Pasi i dëgjoi kërkesat në telefon, Fevzo i dha Ok komisarit të Policisë dhe viktima zbriti nga pallati.
Shume I forte humori i antenes. Tallet fort me budallallikun e opozites qe po ben nje opozite injorante pa fund.
…dhe kerkesa e njembedhjete:
Fevzua para- lezhiani nga pas ti fusi “gishtin”… e Fevzua t’i numeroje gishtat e dores qe i dalin prape dhjete…performance me e mire se e Nadir Murres qe do hidhej nga 15 kateshi.
Shoku lexoje mire se me duket paska dhe per poziten……
Ore DIKUSH I HIP KETA NJEREZ SI BANORET E APARTAMENTEVE TE PADHENA NGA PRONARI NE UNAZEN E RE, MAJE CATIVE PER TE PROTESTUAR, SE PERNDRYSHE NUK I PYET KUSH gjalle, keshtu terheqin vemendjen.
Forma primitive, ISISTE te Sali kryekriminelit, sic po ben me alarmet false te bombave te kontrolluara prej e te plasura nga policia.
Zot, nese je gjekundi dhe je adaptuar edhe me INTERNETIN, na bej derman: na e hiq qafe se na e peshtirosi jeten. Se dhe s’jemi kontigjent per t’u ngritur maje cative, qe te lutemi ty atje, ngaqe mund te jemi me afer. S’kemi asnje perfaqesues qe ta cojme ne maje te Himalajave te therrase me za ze qe te kete, qe ta degjoje dikush: Na e hiq qafe, o Zot! Dite per dite nga nje budallellek me oke!
Jemi dakord qe si Fevzos ashtu edhe ketij lezhianit per kete proteste ekstreme si sakrilegj personal, presidenti Nishanlli ti shpalle ata “Nderi i lagjes Kinostudio”. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere, pasi ta shohe Sandri dhe ta lexoje edhe Ed Rama….
Po shkulin leshte njerezia per te shkuar ne opinion.