Qeveria miraton kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e ri në lidhje me legalizimin e ndërtimeve pa leje, shtesat anësore ose në lartësi. Sipas vendimit objektet pa leje, shtesat anësore/në lartësi, në një ndërtim me leje, në vijim të quajtura “ndërtime informale”, kualifikohen për legalizim kur, nga pikëpamja ndërtimore:
Në kuptim të kësaj pike, ndërtimi informal nuk është në kushtet e nenit 35, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, kur:
Kriteret për legalizimin e ndërtimeve në zonat informale
Ndërtimi informal i llojit “objekt”, i ngritur brenda vijës kufizuese të zonës informale të miratuar dhe i përfshirë në fushën e zbatimit të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, përjashtohet nga legalizimi kur:
ç) është ngritur në zonën e sigurisë së centraleve prodhuese të energjisë elektrike, nënstacioneve elektrike ose shkel brezin mbrojtës të sistemit të linjave ekzistuese të interkonjeksionit, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar;
iii. zonë arkeologjike “A”.
ë) është ngritur brenda territorit/vijës kufizuese të parcelës ndërtimore të ndërtesave objekt kulti, përveç rasteve kur posedues/subjekt ndërtues është vetë institucioni fetar;
Legalizimi i ndërtimit informal, të llojit “shtesë në ndërtim me leje”, u nënshtrohet të njëjtave kritere të pikës 2, të këtij vendimi, me përjashtim të parashikimit për shkeljen e distancave ndaj rrugëve ekzistuese, të kategorive A e B, të përcaktuar në shkronjën “a”, të kësaj pike. Për këto vepra të infrastrukturës publike shtesat do të përjashtohen nga legalizimi vetëm nëse shkelin trupin e rrugës.
Kriteret për Legalizimin e ndërtimeve jashtë zonave informale
Ndërtimi informal i llojit “objekt”, i përfshirë në fushën e zbatimit të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe që është ngritur jashtë vijës kufizuese të zonës informale të miratuar, përjashtohet nga legalizimi kur:
ç) është ngritur brenda kufirit të zonës ekonomike, sipas ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
Në zbatim të kësaj shkronje, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ka detyrimin për t’u shprehur mbi miratimin ose jo të legalizimit, brenda 30 ditëve nga data e kërkesës së drejtorisë të ALUIZNI-t.
Procedurat dhe dokumentacioni për kualifikimin e ndërtimeve
Ndërtimet që nuk përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, sipas përcaktimeve të nenit 2, të tij, nuk u nënshtrohen procedurave kualifikuese. Për këto ndërtime konstatohet mospërfshirja në procesin e legalizimit, me urdhër të drejtorit të varësisë së ALUIZNI-t, duke argumentuar shkakun ligjor.
Drejtoritë e ALUIZNI-t, bazuar në gjendjen faktike në terren, kryejnë procedurat kualifikuese për ndërtimin informal, brenda 60 ditëve nga data e evidentimit faktik në terren (data e “Procesverbalit të evidentimit në terren”). Për kryerjen e këtyre procedurave drejtoritë mbështeten në cilësitë e territorit, të paraqitura grafikisht. Modeli i vendimit të kualifikimit, mënyra e plotësimit të tij si dhe procedura e pezullimit të legalizimit përcaktohen me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t.
Në rast mosplotësimi, nga subjekti posedues i ndërtimit informal, të dokumentacionit që duhet të dorëzohet prej tij, brenda 6 muajsh nga njoftimi zyrtar i ALUIZNI-t, ky i fundit informon Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të vepruar, sipas legjislacionit përkatës.
Për ndërtimet informale, të përcaktuara në kreun III, të këtij vendimi, të ngritura brenda zonave dhe nënzonave të mbrojtura si dhe zonave të ruajtjes së veçantë, ku shkalla e mbrojtjes nuk ndalon ndërtimet me funksion banimi ose social/ekonomik, procedurat e kualifikimit kryhen pas depozitimit, nga poseduesi i ndërtimit, të aktit për vlerësimin e ndikimit në mjedis (VNM), nga një ent apo subjekti i licencuar.
Për shtesat anësore apo në lartësi, kur ndërtimi kryesor është tjetërsuar (është tranferuar e drejta e pronësisë), apo nuk rezulton të jetë në pronësi të aplikuesit për legalizim, procedurat e kualifikimit kryhen në emër të pronarit të ndërtimit kryesor, nëse plotësohen të dy kushtet e mëposhtme:
Në të kundërt, kualifikimi vijon në emër të poseduesit të shtesës, aplikues për legalizim.
Përjashtimi nga legalizimi i ndërtimeve informale, të ndodhura në kushtet e pikës 1, të nenit 35, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, kryhet vetëm pas miratimit të lejes zhvillimore dhe arritjes së marrëveshjes (ose realizimit të detyrimeve të pronarit), në përputhje me pikën 2, të të njëjtit nen.
Procedurat e legalizimit të ndërtimeve informale, të ngritura mbi territoret e objekteve ish-ushtarake, të inventarizuara ose jo, sipas përcaktimeve të ligjit nr.8743, datë 22.1.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, kryhen në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë vendim dhe duke njoftuar, paraprakisht, autoritetin administrues.
Në zbatim të shkronjës “c”, të pikës 4, të këtij vendimi, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit dërgojnë pranë ALUIZNI-t informacionin mbi zonat e evidentuara me rrezik përmbytjeje dhe çarje-rreshqitjeje (listat dhe materialin hartografik me koordinata, sipas sistemit koordinativ shtetëror), brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Përjashtimisht, për ndërtime informale që ndodhen në territore ose pranë veprave të mbrojtura me akte të veçanta, këshilli teknik, i formuar sipas vendimit nr.589, datë 10.9.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit faktik, në terren, të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”, shqyrton dhe paraqet rekomandime për procesin e kualifikimit të tyre.
Vendimi nr.438, datë 28.6.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo”, të ndryshuar, dhe vendimi nr.259, datë 4.5.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për normat dhe standardet minimale urbanistike, për urbanizimin e zonave informale”, shfuqizohen. /gj.k/
Legalizim te krimit ….teper ide e bukur !!!!
I bie qe gjysma e ndertimeve te prishen!!
LEGALIZIM i PALIGJSHMERISE……!!!! FATALE!
bravo or mik! Te pershendes
ME SHUUUUUME DETAJE ME SHUUUUME DREJTESI
Mbeti me letra ne dore i shkreti.
Piktori nuk e ka heberin se shteti do Sistem Drejtesie ? A po ç’po u duhet ti hapin telashe vetes! Sistemi i Drejtesise do i fshije per bythe KETA te paret, pastaj kriminelet, banditet dhe pastaj ata qe nuk paguajne energjine.
Po ndertimin Tek Diga e Liqenit qe eshte plotesisht antilgjor pse ben strucin ky palo kryeminister? Populli ashtu si do te nxjerre para drejtesise Lulushin e kombit, t’a kete te qarte se do e nxjerre edhe kete betonizues dhe shkaterues te Tiranes. Mbase kujton se indulgjencat per riparimin e Lanes apo parkut rinia do i japin te drejten te betonizoje dhe shakteroje cdo hapesire te lire per qyteteret qe e votuan me shpresen se ngrenesi i ngjalave do te bente shtet.
zero legalizim tek shkollat kopshet lulishtet kishat camite fusha sporti zero legalizim buze rrugeve nacionale apo dhe rrugeve te dyta qe lidhin disa fshatera
ky lame kotruvja nuk thote asgje per pronat e emigranteve,te cilet nuk kane mundesi te vijne ne shqiperi sepse kane humbur vendet e punes.duhet te hapet zyre legalizimi ne greqi dhe itali ku jetojne 1.5 miljon shqiptare.
pershendetje o mik.Mbeshtes totalisht mendimin apo sygjerimin Tend. Do isha shume i perkushtuar’ ne cdo forme,, per realizimin e propozimit tend. Te falenderoj. Ilirjani
I bie qe shteti, pa asnje te drejte, perveteson te drejtat e pronareve te ketyre pronave, dhe ja jep kete te drejte nje te treti – pa asnje vendim gjykate. Pa prone private te mbrojtur nga shteti dhe ligji, nuk ka ekonomi tregu, kapitalizem, dhe mbi te gjitha demokraci
per derrat qe ndertun pas 90 te vine amerike dhe te shikojne po shikon ndertime te tilla sali sheppella me zagaret e tije i bani keto nuk ka rrug fush sporti park pa u prish te kthehet cdo gje si ne 90 ose jani amwrike ir qener me vra zogj me llastiqe duhet keje polici zagare shpellash