Lufta kundër informalitetit nis me bizneset e mëdha. Rama paralajmëron tatimorët: S’do hezitojmë t’ju ndëshkojmë

20 Gusht 2015, 12:26Ekonomia TEMA

Kur kanë mbetur vetëm 11 ditë nga fillimi i aksionit për të luftuar informalitetin, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtorët e degëve të Tatimeve në të gjithë vendin për ti paralajmëruar:

Në këtë betejë në qendër të vëmendjes do të jenë dhe ato si bashkëfajtorë të këtij informaliteti.

Kreu i qeverisë ka cilësuar si operacion për të marrë në mbrojtje konsumatorin, operacionin që pritet të nisë në shtator. Kryeministri është shprehur se ky është një ndër operacionet më të vështira dhe më thelbësore që qeveria ka ndërmarrë.

Rama theksoi se duhet marë drejtpërdrejtë mesazhi i qeverisë shqiptare, e cila, “është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të re që nuk është një aksion në vazhdën e radhës së një tradite të vjetër të tatimeve dhe doganave, por një aksion që do t’i shkojë deri në fund informalitetit”.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar administratën doganorëe dhe tatimore që çdo sjeljje apo qasje e papërshtatshme apo korruptive do të ndëshkohet.

“Nuk dëshirojmë që sjellja e papërshtatshm, qasja e padenjë, veprimet e paligjshme që kanë karakterizuar historikun e kësaj trupe të bëhen arsye që të ndajnë nga rruga e kësaj beteje këdo prej jush”, tha Rama.

“Dihet prej 20 e ca vitesh që informaliteti i ekonomisë tonë s’është thjesht produkt i sjelljes së atyre që bëjnë biznes, por edhe i qasjes së adminsitratës doganore dhe tatimore”, tha Rama.

Sipas tij, “kryefjala e këtij kapitulli të ri, në aleancë me konsmatorin dhe bizneset që paguajnë, është beteje kundër biznesve që grabisin dhe nuk paguajnë taksat që do të nevojiteshin për të investuar në rrrugë, shkolla, dhe projekte për shtetin shqiptar”.

“Fitorja e kësaj beteje është e barabartë me ulje taksash e rritje rrogash. Ulja e informalitetit është e barabartë me një hov të ri zhvillimi ekonomik e social”, tha Rama.

Gjithashtu Kryeministri u shpreh se do t’i kërkojë qytetarëve dhe bizneseve që të denoncojnë çdo sjellje, qasje apo veprime të padenja të punonjësve të doganave apo tatimeve”.

Rama nënvizoi se, “rreth 1/3 e bizneseve në Shqipëri, ose nuk kanë fare kasa fiskale ose nuk i përdorin fare ato. Një nga masat që do të marrim do të jetë një thirrje publike dhe detyrimi për çdo biznes, ku të vendosë një tabelë ku konsumatorit i thuhet se mund të mos paguajnë nëse nuk marrin kuponin tatimor”.

Kryeministri u shpreh se ky nuk është operacion ndaj më të vegjëlve. Ai  theksoi se kjo beteje po bëhet tashmë pasi kjo është beteja më e vështirë që ka ndërmarrë kjo qeveri, por që do të jetë në vazhdën e operacionit të energjisë, ujit etj.

17 komente në “Lufta kundër informalitetit nis me bizneset e mëdha. Rama paralajmëron tatimorët: S’do hezitojmë t’ju ndëshkojmë”

  1. il popolo says:

    biznesi vogel per gjithe ju qe s dini, eshte shumica e popullit dhe jeton duke mbajt veten dhe familjen e vet te papune.dmth evazioni qe ju thoni shkon per asistence socilae brenda familjes se vet. duhet te jete ndryshe ne fakt .biz i vogel te paguaje dhe shteti ti japi asistence me leket qe mbledh per familjen.
    sic duket , eshte veterregulluar nepermjet evazionit por efekti makro i tij eshte 0.
    i gjiothe biz i vogel ka nje kontribut fare minimal ne buxhet shikoni statistikat, a 5% ba me pak. ja e 10 fishuat te ardhuren nga biz vogel ca fituat?
    vetem i prishni jeten e i kaloni ne deshperim votuesit tuaj per te cilet duhet te kujdeseni se e keni per detyre.
    si thoni ju 5 lekeshi behet 10 apo miljoni behet miliare nga kush fitoni me shume. e keshtu eshte dhe te merresh me te vegjlit. po njesoj eshte kjo pune si p[olicet qe ndalojne makinat e vjetra , si gjykatesit qe denojne fukarenjte se te pasuriot i kane frike ose me mire akoma me te p[asurit ndajne leket , me te farverit zbatojne ligjin dhe keshtu hiqen si zot.
    po ca ligji do nga te vegjelit aman. e dini ju qe ne hololande te pysin do fature s doi fature? jo per evazion po se ruajne letren dhe ambientin. taksat ja marrin fixe pasi i kane analizuar madhesine e biznesit te vegjelve. po ketu 1000 ligje dhe 1000 veta qe te sulmojne biznesin nga i gjithe shteti , gjithe dun leke se ndryshe ta mbyllin tani ne finale dashka leke dhe buxheti. bejini llogarite dhe e kuptonio. a duhet te ndryshoje? po duhet? te ulen kokat e ta analizojne ca ndodh e si ndodh e pse ndodh e kush e ben? e pastaj te na thone pajoe 5 do paguash 10 sivjet vitin tjeter 12 e keshtu me radhe e mos shofim njeri ne dere te biznesit se na tmerrun. ne punojme qe te hajne te tjeret. me shkop ne dore e pse? meqe punojme do na rrifni? ku i kemi pasurite qe s pagujme taksa ? bejini llogarite se jeni me shkolle sa fitojme e sa na tepron? ca doni doni te vdesim ? po dhe ju s keni qar po vdiqem se kush do punoje per ju? une s kam pa qeveri qe te vdesi njerzit e vet. une e di qe qeveria eshte per tu kujdes per ne jo per te na vra apo jo?

    1. orion says:

      Shume dakort. Analiza jote e thene thjeshte mund te jete fjalimi me i mire ne kuvend apo ne mbledhjen e kryeministrise. Por keta egoiste qe na udheheqin e kane mendjen tek parametrat qe u ka caktuar FMN-ja. Po te mos kapin parametrat nuk ka para borxh. Pa para borxh cfare tenderash do te vjedhin qeveritaret ? Keta derdimene qe na qeverisin jane injorante por jane mjeshtra per te kuptuar deri ku mund ta shtrengojne lakun… dhe lakun do ta shterngojne deri sa te dale gjak nga fyti …

    2. elona says:

      @Il popolo i ka mbledh Brimsilda te gjithe te medhenjte te studio e vet e kontabilitetit-qe kuptohet eshte ne emer te tjeter kujt.Aman pse lodhesh?Une kam heq dore,jam bind qe kurre s’behemi ne popull hajdut,parazit,mosmirenjohes,injorant,miop…s’po gjej dot nje permbledhje te gjithe epiteteve qe meritojme ne si kope delesh qe jemi.

  2. daniel says:

    K0mentit te mesiperm nuk do ti hiqja asnje germe.Po tmeroni fukarenjte se tek bizneset e vogla do dynden tatimoret se tek te medhenjte nuk ja u mban se jane te qeveritarve dhe deputetve

  3. Ardi says:

    Shum shpejt pas puntoreve te ndertimit neper fshatra qe nderronin tjegulla e gardhe e QE po mbushin gjermanine do Kemi dhe pronare te biznesit te madh si azilant ekonomik por te mbytur ne borgje.Perpara rilindja ne Shqiperi per vitin e ri do Kemi vetem pensioniste dhe invalide.

  4. sefi says:

    kjo do te thote ta falimentosh biznesin . para se te kerkosh duhet ye plotesosh edhe disa kushte me elementare:
    ke rritur energjine elektike tej mundesive per ta paguar 16.8 lek kv
    bzneset jana nje meter larg njeri tjetrit jo ne baze popullsis , falimentojne neri tjtrin
    nuk mbahet parasysh xhirua ditore per sejcilin,nuk behen sondazhe,tatimi vendoset apriori
    informaliteti nuk vjene vetem nga kasa fiskale por edhe nga cfrytezimi hapesirave publike
    disa biznese jane me tvsh disa jo pse ky dallim? etj

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Une prisja ti shkarkoje nga detyra,ju i ngarkoni me detyra te reja !

  6. neim says:

    e dini sa drejtore , borde , nendrejtore paguani kot o shtet? Vetem drejtore shendetsie ne cdo rreth ka nga 3. Asnje pune nuk bejne , marrin vetem rrogat. sa prefekte dhe kryetare qarqesh paguani ? Perse duhen . Ne nje qytet te shqiperise me 50000 banore ka 1 Kr Bashkie, 1 prefekt, 1 kr Qarku . Vetem zihen mes tyre dhe sigurisht per kete marrin pagat . filloni njehere nga vetja !

  7. Spartaku says:

    Il popolo! Nuk eshte llogjike e drejte fare kjoe jotja.Ketu nuk behet fjale qe qeveria po mere masa per te vdekur njerez.Por kur ndonje si ty,qe aq e ke mundesine e te menduarit,keshtu do flase.Shteti ka rregulla dhe ecen ne baze te ligjeve si gjithe vendet e botes.Shteti kapitalist ndertuhet dhe mbahet mbi taksa dhe tatime.Ti nuk duhet te bjesh dakord qe ai qe merret me tregeti te mos paguaj taksen e caktuar nga parlamenti.Qeveria,me sa kuptoi une ka marre keto masa se deri sote eshte lene liberta fare,tregetaret punonin me vite pa lishence dhe ne arken e shtetit nuk çonin asnje leke.Ty te duket e drejte kjo? Ai e punon,do taksohet se ndryshe nuk behet,kalon ne anarshi.Prandaj shteti ne radhe te oare kerkon qe te beje njerzit te ndergjegjshem,te edukuar dhe pergjegjes pwr ate qe duhet te beje ndaj shtetit.Eshte shume e drejte qe ai qe nuk paguan taksat dhe tatimet,te ndeshkohet.Shtepia me tjegulla,shteti me rregula.

    1. elona says:

      Ik ore ti me demagogjira leshi.Peshku qelbet nga koka.Evazioni dhe kontrabanda qe bejne bizneset e medha dhe VIP eshte miliona eurosh.Le ta japi shembullin me keta Rama jo me keta qe po vdesin per buke.Por ata jane dhe ata qe financojne fushatat e bejne pallatet.

    2. genc says:

      Do isha plotesisht dakord me Ju nese shteti keto 25 vite do te kishte kthyer pronat, s’do lejonte grabitjen e pronave, s’do te kishte ndertuar gjithe kete katrahure betonesh e ndertesash masive, ku fitimet kane qene perrallore, s’do te kishte lejuar shkaterrimin e prones te trasheguar nga komunizmi, s;do te … s’do te…. etj etj; Por mbi te gjitha nuk do te kish lene pa ndeshkuar ata qe vodhen e vrane ne kete vend! Sepse keshtu do te tregohej qe me te vertete duam te bejme shtet dhe mire dov ishte! Taksoni njehere ish pushtetaret! Te pergjigjen njehere politikanet 25 vjecare shqiptare se nga ju buron pasuria, pastaj merruni me bizneset! Leket qe kerkon qeveria nuk i ka vjedhur biznesi! Kerkojini te qeveritaret dhe te ata qe jane prane tyre!

  8. ILIRIA says:

    Z.Kryeminister nuk fillohet zbatimi i ligjit nga 10 lekshi i kafese qe tregton ai bisnesi i vogel apo ne pergjithsi nga bisnesi i vogel por fillon nga 700 mije eurot qe meren me nje firme ose nga ata qe marin 80 mije euro per nje vendim gjyqi ose nga ata deputetet apo drejtoret qe jane shqepur ne prona ne Lalez apo kudo ne gjithe Shqiperine qe kane vetem makinat luksoze nga 50 mije apo 100 mije euro ndersa ju merreni me fukarejte qe mezi mbajne 1 apo 2 familje me buke nga bisnesi i vogel dhe mezi mbajne nje makine te viteve 80 apo 90 se ju a ke ngritur taksat atyre dhe jua ke ulur atyre me nga 100 mije euro makine dhe sduan tja dine sa eshte karburanti se jua paguajne mafiozet e lidhur me ta, ndersa gjobat dhe kontrollet tatimore i paguajne ata me te ndershmit dhe bisnesi i vogel megjithese duhet te rregjistrohet i gjithi nje per nje por kjo eshte hallka e fundit mbasi te formalizohen te medhinjte pastaj te vegjlit jane si delet qe vene vete ne shtrunge po kaloi dashi i kembores. Fleminderit

  9. filani says:

    Ore pse mos te paguhen taksat? Nuk e kuptoj llogjiken e te qenit biznes i vogel dhe perjashtimit nga taksat. Po sherbime doni? Investime? Police? Shendetesi? Pensione? Apo doni si Greqia, ha pi e dhit, edhe merrni leke borxh duke shitur gjithçka keni (duke mos perfituar potencialin e vertete te pasurive kombetare).

    Nese sipas ligjit ju takon perjashtimi (niveli minimum i te ardhurave per taksim nuk tejkalohet), atehere s’keni pse keni frike. Ama nese duhet, s’keni pse nxirrni arsye idiote. Nese taksat mandej jane te larta, kete luftojeni kunder qeverise me arsye dhe jo kuturu.

  10. bektashiu says:

    Këta jan të mbaruar , mjer populli thuaj

  11. shoku " Hekuran " says:

    Si gjithmone punet ne Shqiperi fillojne nga Bytha ! Kush mund te me pergjigjet per faktin qe nje tatimor gjerman apo europian qoft e ben detyren shume mire ose mire dhe nje tatimor shqiptar jo !!! Nje mendim imi eshte siguria e mosndeshkimit te tatimorit nese kryen detyren . Ketu ndeshkohesh nese i vendos gjobe mikut te …MIKUT !

  12. spiro says:

    qe te mblidhen taksat ok.qe eshte lene rumpall kjo dihet,qe duhet te dryshuar duhet dhe patjeter.po jo me presion dhe me dhune se perball jane ata qe si do qe te vije puna kane kontribuar deri tani ,po vete shteti ka mare masa si te regullohet apo futja gjithmon peles.po qe bizneset jane bythe per bythe kush e ka fajen,po keto 25-vjet qe kaluan kush duhet ta mbaje pergjegjesine,vetem biznesi,po shteti …………..prandaj duhet nje plan gjitheperfshires qe edhe shteti te mari koston e saj ,te behet nje iventar i gjithe bisneseve me vetdeklarim si i madh dhe i vogel,bile ska kuptim bisnes i madh dhe i vogel,dhe fill mbas vetdeklarimit shteti sduhet me ta fal bisnesin.atehere dhe shteti bere te pakten nje autokritik.mua personalisht me vjen keq qe trajtohemi si bisnes ne kete menyre,kam 20-vjet qe kontribuoj dhe jo pake per shtetin dhe kur shikojme tatimet qe vetem breda nje muaj kane kauar 9 here me vjen keq qe se sa i pa vlere dukem para paaftesise se shtetit .sinqerisht e ndjej veten fajtor qe u ktheva dhe humba 20-vjete ketu.ne nuk behemi ,me aksion digjet bari i njome me te thatin dhe perfitojne si gjithmon matrapazet,ne kete rast mafia e te dyja kampeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje