Kunati shpjegon përse u anulua takimi me ambasadorët të premten

5 Maj 2016, 20:01Antena TEMA

Kunati i Lulit i ka çuar sot një letër dy ambasadorëve, ku u shpjegon përse nuk u bënë dot gati t’i prisnin të premten në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Në letër thuhet:

“Më duhet t’iu informoj me keqardhje se grupi parlamentar nuk është gati t’iu presë për t’iu dëgjuar dhe për të na dëgjuar ditën e premte në orën 15:00, siç e lamë. Sapo fola me Lulin, i cili sapo u kthye nga jashtë, ku dhe ua konfirmoi me SMS, se takimi nuk mund të mbahet nesër.

Keqkuptimi vjen ngaqë Luli kishte menduar se ju kishit folur një herë me Doktorin, dhe pastaj e kishit njoftuar atë. Kjo nuk do të thotë se Luli i merr urdhërat nga Doktori, por për këtë çështje, nga grupi parlamentar Luli ka ngarkuar Doktorin, dhe ai i respekton deputetët e thjeshtë, kur u jep një detyrë.

Pra, bëhet fjalë thjesht për të respektuar personalitetin e deputetëve të cilëve ai u ngarkon detyra. Kjo është praktikë punë e zakonshme e Lulit dhe me të njëjtin respekt që trajton Doktorin në këtë rast, ka trajtuar çdo deputet që i ka ngarkuar një detyrë të veçantë.

Luli në praktikën e tij të punës nuk lejon nëpërkëmbjen e personalitetit të deputetit, kur merr një detyrë. Të njëjtin respekt ka treguar përshembull dhe për Strazimirin, kur i ngarkoi detyrën të mbështeste protestën tek Parku. Pati shumë ndërhyrje tek Luli që i thanë ndaloje Strazimirin të mos e marrë pistoletën me vete, por ai nuk ndërhyri.

-Janë vendime të tij, tha, nuk mund t’i ndërhyj.

Dhe në këtë rast ishte thjesht keqkuptim, pasi ai mendonte se ju ishit konsultuar me Doktorin.

Pati dhe disa arsye të tjera që e bënë të pamundur. Përshembull, një deputet nguli këmbë që nëse vijnë dy ambasadorët, të ulen në fund të sallës dhe të mos flasin para Doktorit. Disa të tjerë thanë t’i kontrollojmë kur të hyjnë, mos kanë marrë vezë me vete. Një deputete seksi e Cërrikut që ne kemi, kërkoi ta dinte paraprakisht se çfarë modeli flokësh do kishte Vlahutini, që t’i bënte dhe ajo njësoj…

Të gjitha këto na e komplikuan situatën dhe na gjetën të papërgatitur. Kështu që kismet, po e diskutojmë një herë të hënën, dhe nëse biem dakord, ejani në mbledhjen e së mërkurës. Ed Halimi është caktuar ta kumtojë lajmin dhe e ka bërë me sinqeritet këtë punë, nuk ka kërkuar lekë. Nëse nuk biem dakord, flisni me Doktorin, se ai atij ja kemi ngarkuar këtë detyrë dhe nuk duam t’i ndërhyjmë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje