Sot në Dumre janë parë mijëra trakte të ngjitura nëpër shtylla. Njerëzit vraponin, merrnin fletët dhe zhdukeshin. Deputetja seksi e PD kishte mbajtur një fjalim në parlament, por Damian Gjiknuri, duke e pasur deputete rivale në Qarkun e Elbasanit, hoqi dritat tek zona e vet elektorale. Njerëzit që ishin mbledhur të gjithë para televizorëve, mbetën të zhgënjyer dhe filluan protestat.
Pas kësaj, deputeja seksi e Cërrikut shumëfishoi fjalimin dhe e dërgoi në Dumre, ku shumica u ngjit në shtyllat e rrugëve:
“Të dashur banorë të Dumresë dhe Cërrikut.
Nga kjo tribunë e nderuar e Kuvendit, dua t’u bëj me dije, se vajza juaj do të mbetet besnike deri në fund e nenit 88.
Çfarë është neni 88, do pyesni ju?
Ua shpjegoj unë çfarë është neni 88!
A mbillni duhan ju në Dumre? Natyrisht që mbillni. A e shisni dot ju duhanin?
Natyrisht që nuk e shisni. Arsyeja është se neni 88 refuzohet nga Edi Rama, i cili kërkon t’u vjedhë duhanin juve.
A mbillni ju domate në Dumre? Natyrisht që mbillni. A i shisni dot domatet ju? Natyrisht nuk i shisni dot, derisa Edi Rama të mos pranoj nenin 88.
A keni mbjell ju grurë sivjet? Natyrisht keni mbjellë. A po e shini dot me autokombanja? Natyrisht që jo, pasi neni 88 ju pengon të blini karburant.
A keni dëshirë t’i çoni ju fëmijët në shkolla? Natyrisht që keni. Po pse nuk i çoni dot? Përgjigjia është tek neni 88, të cilin Edi Rama nuk e pranon.
A keni ju dëshirë të keni taksa më të ulëta dhe shërbime më të mira? Natyrist që keni. Por Edi Rama nuk pranon nenin 88 dhe kjo bën që ju të vuani.
Të dashur miqtë e mi në zonën Dumre dhe Cërrik. Unë, bija juaj, ju jap fjalën se do të vë në shërbimin tuaj gjithë potencialin tim femëror, estetik, humoristik dhe hyjnor, që më ka fal i madhi zot. Unë nuk do t’iu tradhëtoj kurrë dhe ju jap fjalën se pa u zbatuar neni 88, nuk do pranoj as të martohem, as të shikoj interesat e tjera të mija personale. 88 mbi të gjitha.”
Traktet e vendosura nëpër shtylla u përpinë menjeherë nga njerëzit.
Pas kësaj, deputeti Gjiknuri u detyrua të lëshonte dritat në Cërrik dhe Dumre, dhe mori në telefon Rulin.
-Thuaj asaj bibës që ja lëshova dritat në Dumre, të heqë ato letrat nga shtyllat.
-Ç’na bëre, i tha Ruli. Kam frikë se do ta ritransmetojë ndonjë televizion fjalën e saj, dhe do ta dëgjojnë dhe do ta kuptojnë, se shumica e atyre që kanë mbet aty nuk dinë të lexojnë, kështu që letrat nuk prishin punë. Letrat i kanë marrë për të mbështjellë misrat e pjekur që shesin.
Mero, a mund te ma shuash kuriozitetin,pse e ke marre me qejf kaq te madh qe ta shohesh patjeter ministre kete vajze te ”zgjuar’?!?!?Une mendoj se me Mulin ja demostrove fort mire ketij populli aftesine e tipave te tille ,te lutem na e kurse nje mul te ri dhe aq me teper ne variantin femeror!
Kur thoni deputetja sexy te lutem mero nga une se jam lex i rreg dhe komentues prej vitesh ne kete gazete,me bej nje nder te lutem,publiko nje foto te kesaj deputete ne plazh qe te shoh sa sexy eshte.po besoj se do e kesh mision te pamundur se kjo nuk besoj te iki ndonjehere ne plazh se tmerron pushuesit me ate trup qe ka.Eshte me mire te thuash deputetja arbiola halimi eshte nga ukrahina dhe eshte prekur nga cernobili se aq rraketike sa eshte e shkreta vetem andej paten crregullime apo dhe nga ferma cerriku eshte kjo andej shkonte tymi metalurgjikut.Te LUTEM MERO FOTON MOS HARRO.
Kur thoni deputetja sexy te lutem mero nga une se jam lex i rreg dhe komentues prej vitesh ne kete gazete,me bej nje nder te lutem,publiko nje foto te kesaj deputete ne plazh qe te shoh sa sexy eshte.po besoj se do e kesh mision te pamundur se kjo nuk besoj te iki ndonjehere ne plazh se tmerron pushuesit me ate trup qe ka.Eshte me mire te thuash deputetja arbiola halimi eshte nga ukrahina dhe eshte prekur nga cernobili se aq rraketike sa eshte e shkreta vetem andej paten crregullime apo dhe nga ferma cerriku eshte kjo andej shkonte tymi metalurgjikut.Te LUTEM MERO FOTON MOS HARRO.
Kte vajzen e kap ai neni i injorances
Turp Turp per ty Gjoja gazetar Qe ofendon nje politikane femer shqiptare Ekuja do krahu jazek