Luli kishte përgatitur dy kopje të fjalimit të tij për zgjedhjet në Dibër. Kopja e parë ishte fjalimi i fitores, për të cilin kishte punuar Kunati për një javë. Kopja e dytë ishte fjalimi i humbjes që mbajti. Tani kur debati për Dibrën është në kulmin e vet dhe të gjithë po akuzojnë Lulin, Kunati zbulon se si do ishte kjo situate, sikur Luli të kishte fituar. Ja kopja e fjalimit të fitores së Lulit:
“Të dashur demokrate dhe demokratë, motra dhe vëllezër të Shqipërisë.
Dibra ndezi sot motorët e rrugëtimit tonë të pakthyeshëm drejt fitores. Dibra dhe dibranët me mençurinë e tyre, zgjodhën të votojnë si në vitin 1992.
Miku im Besnik Mustafaj më lajmëroi disa ditë më parë se e kishin njoftuar se në Dibër po vjen era e një fitoreje të madhe si në vitin 1992 dhe ishte nisur për atje. I thashë më prit se po vij ta ndjejmë bashkë atë erë.
Shkova dhe nuk u zhgënjeva. Besniku kishte pasur të drejtë. Ju kishit pasur të drejtë. Shqiptarët kishin pasur të drejtë.
Ju bëtë ndryshimin e madh. Puhiza e fitores që nisi këtu do kthehet në uragan fitoreje në gjithë Shqipërinë.
Ju jeni fitorja ime e parë, e cila do pasohet nga fitorja e madhe në gjithë Shqipërinë.
E di se klika e drogës ka bërë çfarë ka mundur për një muaj të blejë vota dhe t’u inkurajojë ju të mbillni hashash në shkëmbim të votave, por ju mes hashashit dhe votave, zgjodhët votën plumb kundër hashashit.
E di se për një muaj rresht keni qenë nën presion të shisni votën tuaj, por ju nuk keni pranuar kurrë.
Pirgjet me euro që u rreshtoi përpara klika e Edvin Ramës, nuk mbulonin dot malet e krimeve të tij dhe ju i përbuzët.
E dija se ju votoni gjithmonë për partinë që jep shpresë, për partinë që u jep punë, për partinë që u jep bukë dhe dinjitet, për partinë që ndryshon Shqipërinë.
Nuk dyshoja fare tek vota juaj.
E di se kritikët e mi ishin bërë gati sot të më sulmonin dhe të më quanin fajtor për humbjen, por ju ua ngritë buzëqeshjen në buzë.
Ju u treguat atyre se Dibra di të zgjedhë për kë lider të votojë.
Ju u treguat atyre se Dibra nuk është vendi i Hamza Kastriotit dhe Moisi Golemit, por vendi i dibranëve të mençur trima dhe besnikë.
Ju ditët t’i jepni besën Edvin Ramës dhe votën PD-së.
Ju ua treguat vendin të gjithëve.
Unë jam krenar me vendimin tuaj, pasi jam në origjinë dibrane, dhe kjo më bën të besoj se Dibra është fati i këtij vendi.
Siç është Dibra sot, do jetë Shqipëria nesër. Siç votuat ju sot, do votojnë shqiptarët nesër.
Se kur flet Dibra, Shqipëria dëgjon. Kur vendos Dibra, Shqipëria hesht. Kur fiton Dibra, fiton Shqipëria”.
From: Sali
To:Luli
…
O Lulzim
I dashtun dhëndërr
Po na del
Dibra në ëndërr.
Shumë u mburre
Po s’fitove
Dhe ktë rradhë
U deklasove.
Po ta dish
O Lule Basha
Ty dhe Abin
Ju baj hasha.
Jo Lulzim
Nuk ju haj hakun
Ju du fort
Si baxhanakun.
???????